Lajme
Video/Joe Biden rrëzohet në shkallët e avionit, rrugës për në Atlanta
Studiuesit norvegjezë kundër OBSH dhe EMA: Vaksina e AztraZeneca provokon mpiksje gjaku
Kërkuesit norvegjezë pretendojnë se kanë gjetur shkakun e mpiksjes së gjakut si pasojë e vaskinës anti-CoVid-19 të zhvilluar nga AstraZeneca. Sipas këtyre ekspertëve vaksina provokon një reagim shumë të fortë imunitar që çon mandej në një kombinim të rrallë të gjakut të mpiksur dhe trombociteve. Studimi vjen nga spitali Rikshospitalet në emër të të cilit ka folur profesori Pal Andre Holme, spital që ka trajtuar tre pacientë me simptoma të rënda pas vaksinimit me AstraZeneca.
Nuk shoh ndonjë arsye tjetër përveç vaksinës…që provokon një reagim të fortë imunitar
Nuk kërkon kush të përsosurin, por normalin
Mediat citojnë sot kryeministrin Edi Rama të jetë shprehur ndër të tjera se:
Unë nuk jam i përsosur, nuk jam pa gabime, të metat disa mi njihni, po i kam siç i kanë të gjithë. Unë jam këtu për të luftuar për secilin prej jush, unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël, e fëmijëve tuaj. Shqipëria të jetë shtëpia ku cdo fëmijë i kësaj Republike të ndihet krenar
Strategjia e re e Britanisë: Përdorim i armëve bërthamore edhe në rast sulmesh me teknologji të reja
Britania e Madhe ka bërë të ditur se do të përdorë armët bërthamore në rast se do të kërcënohet nga shtete apo subjekte që kryejnë sulme me teknologji të reja, pasojat e të cilave janë të krahasueshme me sulmin bërthamor. Mediat citojnë kryeministrin britanik, Johnson, të jetë shprehur se Britania rezervon të drejtën të rishikojë sigurimet që rrjedhin nga strategjia e saj e mbrojtjes, duke parashikuar përdorim të arsenalit bërthamor:
Gjenden në Izrael fragmente të një Bible të shekullit II
Fragmente të Biblës janë gjetur në një shpellë në shkretëtirën e Judës në Izrael. Zbulimi i parë që nga vitet 1950, ato i përkasin rreth 2000 viteve më parë. Një ekip nga Autoriteti Izraelit i Antikiteteve (IAA), i cili që nga viti 2017 ka gërmuar në disa shpella në këtë zonë, thatësia proverbiale e së cilave e favorizon ruajtjen, ka gjetur fragmente në greqisht nga periudha e Bar Kokhba, njeriu që në shekullin e dytë pas Krishtit udhëhoqi revoltën e tretë hebraike kundër Perandorisë Romake.
Hosteli i Europës Juglindore
Revista “Monitor” publikonte sot të dhënat e Eurostat për popullsinë, që flasin për një plakje të shpejtë në Europë. Në vitin 2020, rreth 20.6% e popullsisë ishte mbi moshën 65 vjeç ose më shumë. Sa i përket Shqipërisë panorama paraqitet e zymtë:
Kokëdhima: Edi Rama është dështim total, e gjithë jeta e tij në politikë është një gënjeshtër
Kryetari i partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima deklaroi sot në MCN TV se Partia Socialiste ka dështuar të udhëheqë Shqipërinë në këto tetë vite dhe është shndërruar në një parti pa standarte dhe pa transparencë. Sipas Kokëdhimës “Edi Rama është dështim total, e gjithë jeta e tij në politikë është një gënjeshtër”. Me marrëveshjen PS-PD, sipas Kokëdhimës pushteti iu dha kryetarëve të partive, të cilët po ashtu sipas kreut të partisë “Zgjidhja” kanë tradhtuar aspiratat e shqiptarëve për liri dhe zhvillim.
Intervista e plotë e Kokëdhimës:
Diskutohet një pakt i ri emigracioni mes Gjermanisë dhe Turqisë
Berlini dhe Ankaraja janë në bisedime private rreth rishikim të paktit të emigracionit që u nënshkrua në vitin 2016 mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë. Lajmin e bën të ditur gjermania “Handelsblatt”, në një shkrim të publikuar të dielën.
Qelepir edhe ca vota/ Qeveria premton: 5 mijë € për çdo emigrant që hap biznes në Shqipëri
Ministrja e Financave Anila Denaj ka zbardhur sot një premtim të ri të atij që po quhet si “Plani i Veprimit” i PS-së për zgjedhjet që po afrojnë.
Ne do të japim 5 mijë euro grant për çdo emigrant të kthyer që hap biznes në Shqipëri. Shqipëria 2030 është Shqipëria e sipërmarrjes shqiptare, ajo e prodhimeve 'Made in Albania'. Shqipëria 2030 është Shqipëria e të rinjve
ka thënë ministrja.
Austria dhe 5 vende të BE-së kërkojnë “zgjidhje europiane” për shpërndarjen e vaksinës
Mënyra sesi Komisioni Europian ka vendosur të shpërndajë vaksinat kundër CoVid-19 ka provokuar reagime nga gjashtë shtete anëtare të bllokut. Austria, Republika Çeke, Bullgaria, Sllovenia, Letonia dhe Kroacia -krerët e tyre politikë - kanë firmosur një letër të përbashkët drejtuar presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit të Europës, Charles Michel, përmes së cilës kërkojnë një “zgjidhje europiane” për vaksinën.