Lajme
Amazon vendos rekordin: 465 mln $ për një sezon të serialit Zoti i Unazave
Seritë e reja televizive të Zotit të Unazave prodhuar nga Amazon Studios do të kushtojnë 465 milionë dollarë. Dhe kaq vetëm për sezonin e parë. Hollywood Reporter raporton se kjo shifër shkon shumë përtej vlerave të deklarauar më parë që parashikonin diku te 500 milionë dollarë për disa sezone.
Ajo çfarë mund t’ju them është se Amazon do të shpenzojë 465 milionë dollarë për një sezon vetëm. Është fantastike…këto do të jenë seritë televizive më të mëdha të bëra ndonjëherë
Forca e Turqisë tani shqetëson edhe Izraelin
Turqia është shndërruar në fuqinë kryesore detare në rajonin e Mesdheut Lindor. Në këtë përfundim del një studim i Qendrës për Kërkime Strategjike dhe Politikën Detare në universitetin e Haifas në Izrael, që vë në dukje implikimet e këtij zhvillimi. Sipas kësaj qendre rritja e kapaciteteve detare të Turqisë përbën rrezik për Izraelin të cilit i këshillohet të konsiderojë seriozisht këtë zhvillim.
Stanisic, ish-shefi i shërbimit jugosllav, njeriu kyç i CIA-s në Serbi
Mediat serbe sjellin sot në vëmendje një shkrim të “Los Angeles Times” sipas të cilit ish-shefi i shërbimit sekret jugosllav, Jovica Satnisic në vitet 1992-1998, ka qenë rekrutuar nga shërbimi amerikan, CIA. Të njëjta media madje akuzojnë Stanisic se ka tradhëtuar ish-presidentin jugosllav, Sllobodan Milosevic, me të cilin ishte shumë i afërt.
Logoreja e kryeministrit: Pas 25 prillit do ju bashkoj!
Do ketë dhe një Edi Rama tjetër pas 25 prillit. Do të jetë Rama që do punojë për të bashkuar, për të bashkuar forcat, njerëzit, pas 25 prillit do të jetë një njeri për të bashkuar sa më shumë. Boll me përçarje
Kështu ka thënë kryeministri Edi Rama sot në një intervistë në MCN TV. Nga e gjithë logoreja e fjalëve që z. Rama lëshoi në intervistën në fjalë, të ngulet në mendje kjo fjali që artikulon nën poza dhe pretendime moralo-patriotike një arrogancë e cila buron nga një delir dhe vetëbesim se ai ka një mision në këtë vend.
Rusia: Franca dhe Gjermania po bëjnë propagandë. Stërvitja e tanishme, më modeste se një vit më parë
Rusia ka hedhur poshtë akuzat që po i bëhen se me stërvitjet e tanishme ushtarake në kufi me Ukrainën po përgatitet për një sulm ushtarak ndaj kësaj të fundit. Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka bërë thirrje që vende si Franca apo Gjermania të heqin dorë nga propaganda keqdashëse ndaj Rusisë.
Mads Mikkelsen bëhet pjesë e kastit të “Indiana Jones 5”
Mads Mikkelsen do të jetë pjesë e kastit të Indiana Jones 5. “Hollywood Reporter” raporton se aktori do t’u bashkohet Harrison Ford dhe Phoebe Waller-Bridge, të cilët janë konfirmuar prej kohësh.
Harrison Ford do të rikthehet në rolin e tij ikonik të arkeologut aventurier, ndërsa Phoebe Waller-Bridge bashkohet në pjesën tjetër. Regjisori i “Logan”, James Mangold, do të drejtojë kastin, një detyrë që e merr nga Steven Spielberg, firmën e të cilit mbajnë katër pjesët e mëparshme.
Ç'vlerë ka vota nëse këta po bëhen gati të bashkëqeverisin?
Ka një tezë së fundmi që po riciklohet me forcë në mediat pranë qeverisë: teza e bashkëqeverisjes PS-PD. E deklaroi kryeministri Edi Rama, e përsëriti presidenti i Republikës, Ilir Meta që madje kërcënoi nga Vlora se do ta prishte këtë Pazar edhe me forcë.
PD-ja nga ana e vet nuk po bën asgjë serioze për ta mohuar këtë tezë duke lënë të kuptohet se rezultati elektoral mund të prodhojë çdo skenar.
Pandemia pa fund e pacientëve me CoVid të gjatë
Ndërsa vijon gara e vaksinimit, mjekët dhe shkencëtarët po kthejnë vëmendjen te një numër gjithnjë e më i madh njerëzish, që njihen si pacientët e Covid-it të gjatë. Janë ajo kategori e njerëzve që vazhdojnë të ndiejnë simptoma shumë kohë pas ditëve ose javëve që konsiderohen normale për sëmundjen. Çuditërisht, këta pacientë janë në moshë të re në disa raste thjesht kanë vuajtur një formë të lehtë të sëmundjes.
Ndryshimi/ Shlyeni borxhet për vete dhe familjarët nëse doni të lini shtetësinë shqiptare
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka gjetur kohën të amendojë një udhëzim që rregullon dokumentacionin e nevojshëm për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare.
Ukraina nxirret në pazar
Tensioni në kufirin ruso-ukriainas ka kapërcyer fazën e nxehjes teksa përfaqësues të pushtetit, apo pranë pushtetit në Moskë kanë nisur të flasin për luftë me SHBA. Dje mediat citonin disa deklarata të Margarita Simonyan, drejtuese e mediave shtetërore ruse, RT dhe Sputnik, e cila shprehej se konflikti do të shpërthente në momentin kur Rusia do të niste lëvizjet për kapjen e territorit ukrainas. Sipas saj përplasja me SHBA është e pashmangshme në kursin e tanishëm të ngjarjeve në Ukrainë. Simonyan nuk është e vetmja që artikulon teza apo interpretime të tilla.