Arkiv-Lajme

Shqipëria e Madhe, pas futjes në BE

Postuar në 15 Dhjetor, 2011 05:24

Hamza Karçiç, profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës në një artikull për gazetën turke ‘Daily Zaman’ argumenton se Shqipëria e Madhe, një ëndërr e nacionalistëve shqiptarë, do të arrihet me futjen e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë në BE. Kjo sipas Karçiçit do t’i përmbyste të gjitha llogaritë dhe do të përkthehej në dy vota e gjysmë, ose edhe veto të mundshme në strukturat vendim-marrëse. Me gjysmë vote ai përshkruan influencën shqiptare brenda votës maqedonase.

Çani: Është hapur një shkollë seksi. Bakalli: Nuk është lajm, është hoax.

Postuar në 15 Dhjetor, 2011 04:44

Të martën, në programin Opinion të TV Klanit ish ftuar dhe Arjan Çani, i cili andej nga fundi i bëri me dije panelistët e tjerë, se në Austri është hapur një shkollë seksi me emrin Austrian International School of Sex. Është nga ato informacione që Çani i ka shumë për zemër, e që s’mund t’i lërë të bien në tokë pa zhurmë. Mirëpo është rrëmbyer e magjepsur aq shumë nga “intriga” e këtij lajmi, sa nuk ka bërë asnjë verifikim të mëtejshëm. Ndoshta ka lexuar vetëm titullin.

Kryeministri, “paralizë e pjesshme”apo “më i ri se kurrë”?

Postuar në 15 Dhjetor, 2011 02:16

Sipas agjensisë AMA News, e cila i referohet burimeve shumë të sigurta por që nuk preferojnë të bëhen publike, Kryeministri Sali Berisha ka pësuar një paralizë të pjesshme të trupit që i erdhi nga tensioni i lartë i gjakut, problemet kardiake nga të cilat vuan deri në kufijtë e një tromboze që për fat të mirë nuk i shkaktoi çrregullime serioze për jetën. Kjo bie në kundërshtim të katërciptë me deklaratat e vetë Kryeministrit në mbledhjen e qeverisë.

Manjani: LSI-ja mund të futet e vetme në zgjedhje

Postuar në 14 Dhjetor, 2011 19:29

Në një emision të mbrëmshëm të UTV-së, Ylli Manjani, Sekretari i Çështjeve Zgjedhore të LSI-së, tha se nuk është e thënë që LSI-ja të futet në zgjedhjet e ardhshme në koalicion me një nga dy partitë e mëdha. Këtë e tha në përgjigje të pyetjes nëse LSI-ja do të garojë si pjesë e koalicionit aktual qeverisës në zgjedhjet e 2013-ës. Më parë, ai ishte ankuar se partive të vogla u është lënë vetëm 5 ditë kohë për të paraqitur propozime për amendamente në kodin zgjedhor.

SHBA-të me një ‘bail out’ për Europën?

Postuar në 14 Dhjetor, 2011 16:51

U bënë mote tanimë që termi ‘bail out’, shumë familjar për botën e sipërmarrjes, përdoret dhe në marrëdhëniet mes shteteve. Cili është kuptimi? Mund të jetë shpjeguar shpesh këto kohë, por nuk është e tepërt të shpjegohet sërish: “kemi të bëjmë me ‘bail out’, kur një bankë, biznes, shtet, etj, nxjerr nga qesja e vet capital financiar, dhe ia jep një entiteti që është duke falimentuar, me synimin për ta nxjerrë nga kjo situatë këtë të fundit, ose për të krijuar kushtet për një falimentim të butë pa pasoja për të tjerët.”

Targuar: Corpus i Trafikut të Drogës (CtD)

Postuar në 14 Dhjetor, 2011 14:46

Një skandal i vërtetë ka shpërthyer në diplomacinë shqiptare. Në shtator të këtij viti, një media e Çekisë raportonte se makinat e ambasadës shqiptare përdoreshin për trafik droge. Tabloidi çek shkruan se një person i arrestuar për trafik droge, i quajtur Agim Saraçi, një kosovar, ka përdorur makinën e ambasadës shqiptare që nga viti 2004 deri në vitin 2010. Në gazetë përmendet emri i konsulles Katerina Xhelo, e cila ka lejuar përdorimin e makinës që nuk kontrollohet për shkak të Konventës së Vienës.

Sokol Balla kundër Edi Ramës për Avokatin e Popullit

Postuar në 14 Dhjetor, 2011 12:56

Gazetari Sokol Balla, në një koment të sotëm për gazetën MAPO, ka dalë kundër kryetarit të PS Edi Rama, mbështetës i të cilit konsiderohet prej shumë kohësh. Nuk ka qenë një ndarje përfundimtare, por një kritikë e Ballës për teknikat e zgjedhura nga Rama për të bërë opozitë, ose për të reflektuar portretin që do të ketë kur të vijë në pushtet. Balla kërkon hapur që Partia Socialiste ta shohë Avokatin e Popullit si post politik dhe me anë të tij të dëshmojë si do sillet nesër kur të vijë në pushtet.

Sa kushtojnë deputetët në Europë?

Postuar në 14 Dhjetor, 2011 10:53

Ka kohë që kudo flitet për uljen e kostove të politikës. Në këto kohë të krizës, ky diskutim është bërë më i shpeshtë e me tone më akute. Duan t’i ulin këto kosto, por edhe rezistenca është e madhe. Po bëjnë rezistencë që të gjithë, duke filluar nga parlamentarët e duke përfunduar me nomenklaturat lokale. Por debati është i fokusuar më së shumti tek parlamentet nacionale. Ja një pasqyrë e kostove të këtyre të fundit në Itali, Francë, Gjermani, Angli (nuk kemi të dhëna për Shqipërinë):

Kombëtares i vjen një italian; me italianët nuk kemi kujtime të mira

Postuar në 14 Dhjetor, 2011 10:04

Italiani i parë që provoi drejtimin e pankinës së Kombëtares shqiptare të futbollit ishte Dossena. Bëri gjestet që bëjnë të gjithë trajnerët nga stoli vetëm për një ndeshje dhe pastaj u zhduk sikur të mos kishte qenë kurrë. Nuk pati sqarime të shumta asokohe, siç nuk ka as sot, sepse transparenca dhe shqiptarët janë përherë të kithët me njëra-tjetrin. Tani, siç njofton agjencia e lajmeve NOA, që i referohet Federatës Shqiptare të Futbollit, kemi pajtuar një italian për të ndrequr futbollin tonë dhe për të drejtuar Kombëtaren që është në pikën “mos më keq”.

Kumbaro u ndihmua të arratisej nga zytarë të lartë të shtetit

Postuar në 14 Dhjetor, 2011 08:10

Djali i biznesmenit Remzi Hoxha, i vrarë në vitin 1995, akuzon Gjykatën e Lartë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë se e kanë ndihmuar ish oficerin e shërbimit sekret për t’i shpëtuar burgut në Britani. Ilir Kumbaro, ish oficeri i Shërbimit Sekret, SHIK, akuzohet për torturimin dhe zhdukjen e shtetasit shqiptaro maqedonas Remzi Hoxha në vitin 1995. Në një prononcim për agjencinë rajonale të lajmeve “BalkanInsight”, djali i biznesmenit, Ardian Hoxha thotë se Gjykata e Lartë dhe zyrtarët e qeverisë shqiptare kanë ndihmuar Kumbaron që t’i shpëtojë drejtësisë duke vonuar procedurat e ekstradimit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme