Arkiv-Lajme
“Makthi” i Metës shtyhet dhe 20 ditë
Të gjithë ata që janë të interesuar në mënyrë të veçantë mbi fundin e gjyqit që ka për të pandehur ish-zv.kryeministrin Ilir Meta, do duhet të presin datën 6 janar. Gjykata e Lartë ka vendosur sot që vendimin përfundimtar ta japë pas festave të fundvitit, dhe me këtë ka zgjatur makthin e Metës edhe një vit (në fakt, fiks edhe 20 ditë).
Në emër të Gjinushit, Milos dhe Koçit
Trinita-ja e re ka vendosur të bashkohet në një lëvizje të vetme. Sot Skënder Gjinushi, kryetar i Partisë Socialdemokrate, Paskal Milo, kryetar i Partisë Demokracia Sociale dhe Petro Koçi, kryetar i Partisë Socialiste të Vërtetë ’91, janë takuar në një tryezë të përbashkët, për strukturimin e forcës më të re politike.
Policia kërkon kompetenca, prokuroria i tregon kushtetutën
Ca ditë më parë ministri Bujar Nishani u shpreh se “policia duhet të ketë më shumë akses për të hetuar”. Nuk u mor vesh motivimi i kësaj deklarate, dhe nuk u përmendën nga ai ngjarje kriminale konkrete, të cilat do ishin ndriçuar me ndihmën e një policíe më aktive, por ai kërkoi pikë për pikë “kompetenca më të mëdha në procesin hetimor”. Nuk u mor vesh gjithashtu se ç’dmth kjo kërkesë në rrethanat që ka përcaktime të qarta kushtetuese e ligjore lidhur me këtë punë.
Berisha bën “Kurban” Topin. Ai i përket PS-së.
Mbrëmë, gjatë një interviste në Opinion të Kryeministrit Berisha doli qartë që e keqja më e madhe e këtij vendi na qenka Bamir Topi, ndaj të cilit Berisha nuk e përmbajti dot mllefin. Ai tha se nuk e kishin ftuar as në festën e themelimit të PD-së, sepse tashmë Topi më kollaj shkon në një festë të Ramës. “E tregoi me votë këtë,” tha Berisha. Më pas doli se në të vërtetë protokolli i kishte dërguar një ftesë Presidentit, por këto janë detaje që nuk kanë pse t'ia prishin linjën e mllefit Kryeministrit.
Zaloshnja vs. Demeti: Roli i Edi Ramës në Lëvizjen e Dhjetorit
Në një lajm të mëparshëm në Respublica.al, dhamë një përmbledhje të kujtimeve të Arben Demetit rreth rolit të Edi Ramës në Lëvizjen e Dhjetorit, të botuara në një libër me kujtime për atë lëvizje, të titulluar ‘Mbaj mend…” Më poshtë po japim “mot-a-mot” kujtimet e Eduard Zaloshnjës (më i djathti në foton bashkëngjitur) për të njëjtin rol të Ramës, të botuar në të njëjtin libër.
Shkruan Zaloshnja:
Arben Demeti: Edi Rama bëri thirrje t’i suleshim Bllokut, por ne e paralizuam
Arben Demeti, protagonist i Lëvizjes së Dhjetorit, në një libër me kujtime për lëvizjen demokratike të titulluar ‘Mbaj mend…’ përshkruan edhe Edi Ramën, aktualisht kryetar i PS-së, asokohe aktivist antikomunist. Sipas Demetit, Gramoz Pashko e përzuri Edi Ramën nga një prej mbledhjeve të PD-së pasi ky i fundit filloi të kundërshtonte e të përplasej me të gjithë. I ndodhur në pozitat e të anashkaluarit, vazhdon Demeti, Rama filloi të luante rolin e radikalit. Shenjë e kësaj ishin edhe ‘Refleksionet’ e famshme të organizuara në Akademinë e Arteve në bashkëpunim me Ardian Klosin.
Igli Totozani një produkt i mirë? S’e dimë. Por gara ishte një risi e mirë.
Gara publike e organizuar nga Partia Socialiste me synimin për të identifikuar një kandidat të përshtatshëm për postin e Avokatit të Popullit u finalizua dy orë më parë. Kandidati është Igli Totozani, avokat, i njohur edhe si opinionist. Dhe me këtë u finalizua një praktikë, që ish pa precedent e që vetë tani e tutje do të përbëjë një precedent. Është një praktikë e përqeshur, e rrethuar me dyshim, e kontestuar, e konsideruar si e pilotuar, por të gjitha këto janë të natyrshme përballë një risie.
Shirak si Fatos Nano, futet në burg që ta ketë në CV?
Një gjykatë franceze ka vendosur të dënojë ish- presidentin e Francës, Zhak Shirak për devijim të fondeve publike dhe për abuzim me besimin publik. BBC-ja raporton se zoti Shirak, 79 vjeç, nuk ishte në gjykatë të dëgjonte vendimin për shkak se është i sëmurë.
Shirak ka qenë president nga viti 1995-2007, por ai doli në gjyq për akuza që datojnë në periudhën kur ai ishte kryebashkiak i Parisit. Ai është akuzuar se ka paguar anëtarët e partisë së tij për punë në bashki, të cilat nuk ekzistonin.
Serbi që organizonte trazirat, merrte rrogë nga shteti kosovar!
Një program investigativ serb nga B92 “Insajder” (Insider), i cili do të merret me çështje të Kosovës dhe që do të shfaqet për telespektatorët serbë vitin që vjen, ka zbuluar që të paktën një nga organizatorët e protestave të kohëve të fundit ka qenë i paguar nga PTK – Postë Telekomunakacioni i Kosovës, si teknik. Zvonko Veselinović deri para disa muajsh merrte rrogë bashkë me të shoqen e të birin, sipas një zëdhënësi të PTK-së, ku aksioneri më i madh është shteti kosovar.
Filmi i regjizores A. Jolie për luftën në Bosnjë irriton serbët
Protestuesit në Serbi po tentojnë të ndalojnë së shfaquri filmin e regjizores Angelina Jolie mbi luftën civile në Bosnjë, sepse nuk u pëlqen mënyra sesi ajo portretizon serbët. “In the Land of Blood and Honey”, filmi ku Jolie debuton si regjisore, rrëfen romancën mes një ushtari serb e një vajze boshnjake myslimane gjatë luftës civile në ish-Jugosllavi në vitet ’90; serbi takon ish të dashurën e vet boshnjake myslimane në një kamp skllavesh seksi.