Arkiv-Lajme

Majko ikën në OKB... po Ban Ki Mun, di gjë?

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 07:38

Lajmi që Majko do të shkojë në OKB mori dhenë, doli në të tëra edicionet televizive e u raportua në të tëra agjensitë e portalet e lajmeve. U rikujtua CV e Majkos, prej shumë vitesh në hije, thuajse inekzistent në politikën e kohëve të fundit. Madje, Majko kishte dhënë edhe deklarata për punën e OKB-së, për vlerat e një karriere ndërkombëtare dhe për rëndësinë e një posti të tillë. Një shqiptar në OKB na ngre zemrat peshë, është vlerësim edhe për kombin dhe tregon që shqiptarët i kanë kapacitetet për të marrë pjesë në “lojën e madhe”.

A do ta rrëzojnë partitë e vogla qeverinë?

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 07:36

Në emisionin Debat të Alfred Pezës, në Vizion Plus, katër përfaqësues të partive të vogla diskutuan mbrëmë për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Vangjel Tavo i LSI-së dhe Arian Madhi i PR-së ishin aty nga partitë e vogla mazhoritare. Skëndëer Gjinushi dhe Spartak Ngjela mbronin interesat e partive të vogla opozitare. Të parët i kërkonin Gjinushit dhe Ngjelës që t’i ushtronin trysni PS-së që të këmbngulë për një korrektim kombëtar të sistemit elektroral rajonal.

Ngjarje 'e rëndë' në parlamentin holandez

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 04:19

Kush tha që në Hollandë nk ndodh asgjë dhe jeta politike shkon vaj? Ministrja e Shëndetësisë, Edith Schippers, ka rrezikuar kokën gjatë një debati parlamentar mbi reformat e shëndetit. Ndërsa po fliste për problemet e të sëmurëve kronikë dhe personave me aftësi të kufizuar, abazhuri i madh dekorativ është shkëputur nga tavani dhe ka rënë pikërisht mbi tavolinën e saj.

Debati u ndërpre menjëherë, por rifilloi pas pak kohe, sa u pastrua salla dhe Schippers mori veten nga gjendja e shokut.

Hyjnë në ujë festimet për 100 vjetorin e Pavarësisë

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 02:04

Në intervistën për emisionin ‘Opinion’, nuk mund të shmangej qëndrimi i ri dhe i ndryshuar i kryeministrit Berisha për festimet me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së vendit.

Fevziu i dhuron Berishës ‘Enver Hoxhën’ e dytë

Postuar në 16 Dhjetor, 2011 15:38

Në një përpjekje për t’i bërë marketing librit të tij ‘Enver Hoxha - një biografi’, gazetari i ‘Opinionit’, Blendi Fevziu i ka dhuruar një kopje të dytë kryeministrit Berisha, në përmbyllje të emisionit të mbrëmshëm. Herën e parë shefi i qeverisë e pat marrë një kopje të librit në fjalë në stendën e ‘UET Press-it’ kur ai vizitoi Panairin e Librit në fund të nëntorit.

Albin Kurtit i refuzohet viza për në SHBA

Postuar në 16 Dhjetor, 2011 14:04

Listës të vendeve ku Kurti është i padëshiruar i shtohen dhe 50 shtetet e bashkuara nën siglën SHBA. Sikur mos mjaftonte vështirësia që has Albini për t’u futur në Maqedoni, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup i ka refuzuar kërkesën për vizë duke mos i vlerësuar kësisoj përpjekjet e liderit të Vetvendosjes për të aplikuar pikërisht në  këtë ambasadë.

Vdiq dje Christopher Hitchens, intelektual brilant i kohës së sotme

Postuar në 16 Dhjetor, 2011 13:25

Dje, pas një sëmundjeje të rëndë, me të cilën bashkëjetoi më shumë se një vit, vdiq në moshën 62 vjeçare Christopher Hitchens, një nga protagonistët më të zhurmshëm të kulturës botërore. Në Shqipëri nuk njihet, nuk i është përkthyer asnjë libër, nuk ka mbërritur asnjë jehonë e bëmave të tij, por prapëseprapë ky homazh postum, i shkruar vetëm një ditë pas vdekjes, nuk është snob e i tepërt. Nuk do duhej të ishte kështu.

Kamalov, gazetari kritik i regjimit të Putinit vritet para redaksisë së gazetës

Postuar në 16 Dhjetor, 2011 10:46

Kur media gënjen ditën me diell

Postuar në 16 Dhjetor, 2011 10:42

Në lajmin e datës 14 dhjetor 2011, në disa media elektronike dhe print u tha: ”Rajoni i Lombardisë në Itali i ka akorduar për këtë vit “Çmimin e Paqes 2011”, presidentes së fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, zonjës Liri Berisha” si dhe se “Çmimi iu dorëzua zv.Ministrit të Shëndetësisë, Bardh Spahia, dhe konsulles sonë në Milano, Nausika Spahia, në një ceremoni tradicionale të përvitshme, nga Presidenti i Rajonit të Lombardisë, Roberto Formigoni”.

Berisha është top me shëndet; dhe trurin e ka qiqër

Postuar në 16 Dhjetor, 2011 08:47

Lexoni këto deklarata të kryeministrit të bëra mbrëmë në TV Klan:

-Ai [Edi Rama] është bërë tmerrësisht obsesiv që unë t’ia lexoj librin, e keni vënë re? Ai vdiq që unë t’ia lexoj librin...

- U ndjeva keq vetëm kur e shpalli veten kurban timin. Imagjino ti mua si Ibrahimin, që Zoti më çoi mua si kurban Edi Ramën. Pastaj e kuptoi që e kishte keq dhe tha që jo, nuk jam unë kurbani.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme