Arkiv-Lajme

Rama Meidanit: Më mirë të humbasim pa Metën, se sa të fitojmë me të

Postuar në 18 Dhjetor, 2011 07:01

Edi Rama bën dhe një gjest tjetër refuzimi të idesë së një bashkëpunimi apo koalicioni elektoral me Ilir Metën; madje, ky gjest duket sikur u vë kapak të gjitha diskutimeve mbi këtë argument. “Hiqeni mendjen, nuk ka koalicion me Ilir Metën; më mirë të humbasim se të fitojmë me të”, thotë ai në thelb në shkrimin e tij të publikuar në një numër gazetash të sotme. Dhe e thotë në një polemikë me ish-Presidentin Meidani, për të cilin na nxit ta thërrasim, në respekt të detyrës më të lartë në krye të shtetit që ka ushtruar (siç ndodh kudo), President (pa ‘ish’ përpara).

Shqipëria, regjim hibrid dhe e 87-ta në botë në Indeksin e Demokracisë

Postuar në 18 Dhjetor, 2011 04:52

Në raportin e Indeksit të Demokracisë për vitin 2011 nga The Economist Intelligence Unit, Shqipëria renditet në vendin e 87-të duke lënë pas vetëm vende si Butani, Pakistani, Palestina, Sierra Leone, Burundi, Iraku, Egjipti, etj. Edhe Bangladeshi është pozicionuar më lart se ne. Serbia renditet në vendin e 64 ndërsa Maqedonia në të 73-in.

Ky indeks bazohet mbi një vlerësim të procesit elektoral dhe të pluralizmit, funksionimit të qeverisë, pjesëmarrjes politike, kulturës politike dhe lirive civile në një vend të caktuar.

Mehmet Elezi rrëfen “problemet që ka pasur” me regjimin komunist!!!

Postuar në 18 Dhjetor, 2011 04:49

Mehmet Elezi, ish-sekretari i Rinisë komuniste shqiptare ka publikuar ca kujtime të vetat në Gazetën Shqiptare. Dhe në një moment thotë: “[Në një plenum të KQ të PPSH-së në nëntor 1990 u ngrita e thashë se] Europa mund të mos e quajë të mjaftueshëm pluralizmin e organizatave të masave, mund të mos e quajë as të besueshëm, pasi ne i kemi quajtur rripa transimisioni. Në këto rrethana mbase mund t’i dalim të keqes përpara. P. sh.

Antidoti i PS-së kundër aleancës Berisha-Meta

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 17:01

Në blogun edirama.al, Kryetari i PS-së citon Rexhep Meidanin të ketë thënë: “Pa LSI-në, PS-ja nuk vjen dot në pushtet… dhe Edi Rama s’e bën dot këtë bashkim”.

LSI, sipas Haxhinastos: qengji pragmatist pi dy nëna

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 14:53

Në një intervistë për ‘Tonight me Ilva Tare’, Edmond Haxhinasto, ministër i Jashtëm, është treguar diplomatik, por edhe evaziv në përgjigjet e tij. I pyetur mbi mundësitë e një koalicioni me Partinë Socialiste, Haxhinasto që është edhe një prej eksponentëve të lartë të LSI-së, ka thënë se potencialisht kjo është e mundshme. Ai ka pasur një përgjigje edhe për mundësinë e shefit të tij, kryetar i LSI-së, Ilir Meta për t’u përfshirë në qeveri pasi të marrë fund procesi gjyqësor ndaj tij.

Uragani “Katerina”

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 13:16

Nga "show girl" në televizonin shtetëror kaloi në majën e diplomacisë. Kjo mani e përzgjedhjes së stafeve të rëndësishme dhe ky model kapërcim karriere që dukej normal në stafin e Berluskonit apo Putinit në Rusi, duket se ka prekur dhe politikën e qeveritarëve tanë. Rasti në fjalë është ai i Katerina Xhelos, konsulles aktuale të Shqipërinë në ambasadën shqiptare në Pragë (Çeki). Fytyra dikur e njohur që shfaqej në ekranin e TVSH-së, tanimë pjesë e trupit diplomatik të Shqipërisë, është e lidhur me skandalin e trafikut të drogës në Çeki.

Në shkollë mësohet të lexosh sa më pak

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 11:47

Ndryshimi i ri në kurrikulat e shkollës së mesme ishte sa drastik aq dhe dëshpërues. Me rregullin e ri në shkollën e mesme janë të detyruar vetëm 6 libra jashtëshkollorë, shqiptarë e të huaj. Më parë numri i librave të detyrueshëm jashtë klase ka qenë 30 dhe tashmë është ulur me 5 herë. Në një kohë kur Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve po mundohet të ndërtojë politika që nxisin leximin, në moshën e dashurimit me librin ndodh absurdi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës i detyron gjimnazistët të lexojnë vetëm 6 libra artistikë, shqiptarë e të huaj, në vit.

Thirrjet raciste pengojnë Gjyqin për ushtarakët racistë

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 08:34

Në Greqi filloi dhe u ndërpre pa rezultat gjyqi ndaj 39 pjesëtarëve të forcave speciale të Marinës Ushtarake të akuzuar për thirrjet raciste dhe antishqiptare një vit më parë gjatë ceremonisë së pavarësisë. Jashtë gjykatës së Pireut ku zhvillohej seanca ishin mbledhur ushtarë të forcave speciale, anëtarë të organizatës “Agimi i Artë” dhe organizatave të tjera nacionaliste, të cilët u solidarizuan duke hedhur parulla raciste.  

Thaçi: LDK s’di të qeverisë, Vetvendosja anti-amerikane kurse AAK-ja humbëse

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 07:52

Kryeministri Thaçi duket se nuk i ka rezistuar dëshirës për të folur keq për kundërshtarët e tij. Pas një kohe të gjatë pa prononcime si kryetar  partie, Z Thaçi u “shfry” për “Kohën Ditore” në Kosovë.

Majko ikën në OKB... po Ban Ki Mun, di gjë?

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 07:38

Lajmi që Majko do të shkojë në OKB mori dhenë, doli në të tëra edicionet televizive e u raportua në të tëra agjensitë e portalet e lajmeve. U rikujtua CV e Majkos, prej shumë vitesh në hije, thuajse inekzistent në politikën e kohëve të fundit. Madje, Majko kishte dhënë edhe deklarata për punën e OKB-së, për vlerat e një karriere ndërkombëtare dhe për rëndësinë e një posti të tillë. Një shqiptar në OKB na ngre zemrat peshë, është vlerësim edhe për kombin dhe tregon që shqiptarët i kanë kapacitetet për të marrë pjesë në “lojën e madhe”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme