Arkiv-Lajme

Diktatorët vdesin njësoj në pikëpamje mediatike; ja, si Kim Jong Il.

Postuar në 19 Dhjetor, 2011 09:46

“Agjencia zyrtare e shtypit ishte e para që e dha lajmin. Pastaj ish televizioni publik që ndërpreu papritur programet, dhe në një transmetim special njoftoi vdekjen e udhëheqësit.

Kosovarët presin 'heroinën, shenjtoren, engjëllushen' …. Merkel

Postuar në 19 Dhjetor, 2011 06:52

Kancelarja gjermane në Kosovë po pritet si pak të tjerë pas Luftës së vitit 1999, e në këtë mes ndikon kontributi i gjermanëve në luftë e pas luftës, autoriteti i vetë Merkelit në Europën e sotme të zhytur në krizë, qëndrimet e saj kritike ndaj establishmentit të Beogradit lidhur me problemet në kufirin Kosovë-Serbi, dhe në fund edhe një filo-gjermanizëm kosovar, që është i njëjtë me një filo-italianizwm të banorëve të Shqipërisë. Komentatorët e shtypit janë bërë zëdhënës të kësaj atmosfere.

Garda u jep një scoop gazetarëve: “Jozefina na humbi nga sytë një copë herë”

Postuar në 19 Dhjetor, 2011 05:24

Një lajm paksa i çuditshëm që ka të bëjë me Jozefina Topallin jepej sot vetëm nga gazeta Shqip; madje, dhe kjo e fundit e kish në faqen 21, në fund të faqes, me titull “Zhduket Jozefina Topalli, alarmohet policia e Garda”. Nga Shqipi merret vesh se infomacioni ka rrjedhur nga radhët e strukturave të sigurisë, e kjo do të thotë se kanë synuar ta “njollosin” kryetaren e Kuvendit, gjë që mund të bëhet vetëm me lejen e “të madhit”.

Ministri i Jashtëm grek: deti shqiptar, zonë greke e ekskluzivitetit ekonomik!

Postuar në 19 Dhjetor, 2011 04:43

“Greqia nuk heq dorë nga ndonjëra prej të drejtave ligjore të saj sovrane dhe zona ekonomike ekskluzive nuk është përjashtim në këtë parim themelor në pozitën apo politikën tonë të jashtme.”

Me këto fjalë Ministri  i Jashtëm grek Stavros Dimas i është përgjigjur pyetjes lidhur me kufirin detar me Shqipërinë, e ngritur nga deputeti grek i LAOS-it, Y.Korantis, deputet që në më se një rast ka ngritur tema “vorioepirote” për debat në Parlamentin grek.

Po ndihet opozita brenda opozitës

Postuar në 19 Dhjetor, 2011 03:50

Në këtë moment, kundërshtarët më të ashpër të Ramës brenda opozitës janë tre njerëz me formim rigorozisht shkencor. Është fjala për Kastriot Islamin, për të cilin thuhet se do përjashtohet nga PS-ja (në Shekulli ishin publikuar opinione të zemëruara të bazës), për Rexhep Meidanin dhe Skënder Gjinushin. Ky i fundit e kish rritur sot dozën e kritikës në adresë të Ramës e të PS-së së Ramës. Në një intervistë për Gazetën Shqiptare e akuzonte opozitën për apati e zbythje përballë një pushteti që vjedh votat e që vret opozitarët.

Andis Harasani ndërmjetës te amerikanët për të ringritur Partizanin

Postuar në 19 Dhjetor, 2011 01:47

Revista MAPO në numrin e saj të dhjetorit ka si argument kryesor ekipin e Partizanit dhe atë që pritet të ndodhë me të. Deputeti Andis Harasani i ka thënë MAPO-s se ai është ndërmjetës me një kompani të madhe amerikane, e cila ka shprehur interes për ta blerë ekipin që ka përfunduar në Kategorinë e Dytë dhe me anë investimesh të fuqishme ta rikthejë në Superiore dhe në Kupat e Europës. E vetmja pengesë mbetet pronësia mbi Partizanin, e cila luhatet mes Ministrisë së Mbrojtjes, Albert Xhanit dhe Paro Laçit.

Dorëheqja e Rudina Seserit të Krujës sipas Gjon Bardhit të Fushë-Krujës

Postuar në 18 Dhjetor, 2011 14:43

Gjon Bardhit, mësues anglishteje në profesion dhe ish-doganier gjatë qeverisjes së socialistëve, i kanë ndodhur dy gëzime në një vit. Më 8 maj ai fitoi bindshëm në garën për zgjedhjet lokale në bashkinë e Fushë-Krujës duke u zgjedhur kryetar. Pat provuar edhe në garën e madhe të zgjedhjeve të përgjithëshme të qershorit 2009 duke u renditur i shtati në listën e PS-së në qarkun e Durrësit, ku futet edhe Fushë-Kruja.

Ndahet nga jeta Vaclev Havel

Postuar në 18 Dhjetor, 2011 12:28

Sot u nda nga jeta Vaclav Havel, dramaturgu, disidenti, e Presidenti i Republikës çeke (pas përmbysjes së regjimit komunist, që ai vetë e quante Absurdistan). Ai është pa frikë një nga europianët më të mëdhenj në këtë kapërcyell shekujsh, s’ka gjë se në vendin e tij e vlerësojnë më pak se sa jashtë.Ka shumë mënyra për t’i bërë homazh, por ne po sjellim do thënie të tij:

Të jesh Ilir Babaramo (apo 5 pyetje nga Islami)

Postuar në 18 Dhjetor, 2011 11:12

Në pragun e zhvillimeve të reja, Kastriot Islami i drejtohet Ramës me 5 pyetjet e mëposhtme, të mara nga faqja tij në Facebook

1) Përse Rama nuk e mbajti premtimin "solemn" për bashkimin e së majtës që e deklaroi në 2005 dhe nuk e mbajti në 2009? Kishte arsye morale, dhe cilat ishin këto? Cila është përgjegjësia e Ramës që nuk e mbajti këtë premtim? A e ka të qartë Rama se një koalicion PS plus LSI në 2009 do ta nxirrte PD-në në opozitë me jo më shumë se 68 deputetë.

Opozita Kosovare nuk i kthen “faqen tjeter” Thaçit

Postuar në 18 Dhjetor, 2011 10:57

Opozita Kosovare ka reaguar me forcë ndaj deklarimeve politike të Kryeministrit Thaçi. Gjuha e deklaratave të opozitës ka qënë energjike, dhe mjaftueshmërisht e ashpër ndaj vlerësimeve të Thaçit të një dite më pare (lajm ky i përcjellë nga Respublica).

Sipas LDK-së, “ai është rrezik permanent për të ardhmen e vendit, sepse koncepti i tij për demokracinë dhe institucionet është i mentalitetit diktatorial dhe jo ai që bazohet në vullnetin e qytetarëve ku vota do të ishte si pikë fillestare për institucione të lira dhe demokratike”, ka thënë Zëdhënësi i LDK-së.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme