Arkiv-Lajme
Çështja Islami, si sexgate i Clinton-it
Partia Socialiste ka vendosur sot për përjashtimin e deputetit Kastriot Islami. Kërkesa për përjashtimin e deputetit Islami u bë nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në mbledhjen e parë të Kryesisë së re. Rama ka kërkuar nga Grupi Parlamentar që të marrë masa për Islamin në respekt të rregullores. Dita e sotme ka qënë e plotë mediatikisht, me këtë ngjarje, duke patur parasysh „breaking news“-et për daljet e Islamit nga mbledhja sa herë brenda selisë së PS-së nuk kishte televizione.
Për nostalgjikët, KQZ sot ofron një tjetër show: referendumin për plehrat
Sot në orën 11:00 KQZ-ja mblidhet për të shqyrtuar në rend dite Projekt-vendimin: “Për shqyrtimin e kërkesës së gjashtëmbëdhjetë nismëtarëve për pajisjen me fletë-tip për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për referendum të përgjithshëm për shfuqëzimin e një pjese të ligjit nr.10463, datë 22.09.2011 “Për menazhimin e integruar të mbetjeve”.
Kjo është përpjekja e dëshpëruar e një grupi njerëzish që me anë ligjore të mbrojnë vendin nga një ligj i cili rrezikon jo vetëm mirëqenien e brezave të sotëm, por sidomos të atyre të nesërm.
Konferencë për gjuhën: duhet pasuruar standardi me elementë të gegnishtes
Dje është mbajtur një konferencë mbi çështje të gjuhës shqipe me titull “Gegnishtja sot”, e organizuar nga Instituti i Promovimit të Vlerave në Gjuhën Shqipe, i drejtuar nga Primo Shllaku.
Jahjaga: Qysh po i thojnë anglisht...?!!
Presidentja e Kosovës znj Ahtifete Jahjaga gjatë vizitës në SHBA la përshtypjen e një gruaje të kujdesshme që flet me delikatesë e butësi, mënyra këto që ranë në sy dhe të medias e diplomatëve amerikanë.
Në videon që do t’ju paraqesim, Ahtifetja duket se është njohëse shumë e mirë e gjuhës angleze, ndaj dhe pengesa që pati në të menduarin në gjuhë të huaj është mëse e mirëkuptueshme. Në një video të gazetës Washington Times, tregohet Presidentja Jahjaga që nuk gjen në anglisht fjalët dhe pyet stafin e vet, se si i thonë “marrëveshjes mes dy shtetesh në anglisht”.
Ministria e Jashtme greke pranon ndërhyrjen në Censusin shqiptar
Duket sikur Parlamenti grek ka përherë në axhendë një pikë për Shqipërinë. Së fundmi, deputetët e forcave politike ekstreme, përfshi dhe ata të LAOS-it, kanë kërkuar sqarime nga qeveria greke dhe ministria e Jashtme e saj në lidhje me regjistrimin e popullsisë në Shqipëri. Në interpelancë Ministria e Jashtme greke me anë të një raporti të gjatë drejtuar parlamentit ka theksuar se i ka ndjekur nga afër gjithë procedurat e regjistrimit dhe ka ndërhyrë në kohë “për mbrojtjen e integritetit të procesit”.
Si e kemi financuar rritjen ekonomike?
Ky vit që po mbyllet shënon vitin e 14-të që, sipas shifrave zyrtare, mbyllet me rritje ekonomike në Shqipëri. Si është financuar kjo rritje? Studime të FMN-së dhe bankës Botërore kanë përmendur shpesh dërgesat e emigrantëve si një burim i rëndësishëm financimi për rritjen ekonomike shqiptare. Por shifrat zyrtare të rritjes vjetore të borxhit publik tregojnë se edhe ky i fundit ka qenë një burim po aq i rëndësishëm i financimit të rritjes ekonomike në Shqipëri.
E gjithë dynjaja në promovimin e librit të Blendi Fevziut
Moderatori i ‘Opinionit’, Blendi Fevziu, ka promovuar në Galerinë e Arteve, atje ku tani mban pritjet ambasada amerikane për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë, librin e tij “Enver Hoxha-një biografi’. Kanë qenë të gjithë: ambasadori amerikan Arvizu (jo se i pëlqen aq shumë Galeria, por për Fevziun kësaj radhe), diplomatë të tjerë të huaj që nga Sequi e me radhë e deri te krerët e shtetit, përjashto këtu presidentin Topi. Ka munguar edhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, por ka qenë ish-kreu i saj Fatos Nano që ABC News e quan politikani Fatos Nano. Është shfaqur edhe Kastriot Islami.
Thaçi vjen me ngut të takohet me Berishën: Çfarë pritet të ndodhë në Kosovë?
Pas vizitës së sotme në Kosovë të kancelares Merkel, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u nis papritur për një takim urgjent me Kryeministrin e Shqipërisë, Z Sali Berisha. Arsyeja se Thaçi do të ishte pjesëmarrës në promovimin e librit të Fevziut “Enver Hoxha” duket më shumë si gjetje sesa si arsye e vërtetë. Pritja e ngrohtë e rezervuar për Merkelin, e cila u justifikua me mbështetjen e kancelares për veprimet e fundit në veri të Kosovës nga forcat e Eulex-it, ku më aktivet ishin ato gjermane, duket se nuk mban shumë erë vërtetësi.
Policët protestojnë kundër qeverisë, dhe .... u derdhen gjyqtarëve të futbollit
Disa agjenci lajmesh kanë shpërndarë njoftimin, se policët janë të indinjuar (të vetmit los indignados në Shqipëri?), pasi qeveria ka marrë vendimin për t’mos u dhënë shpërblime në fund të vitit. Nuk para është dëgjuar që policët shqiptarë të protestojnë kundër qeverisë, pasi përgjithësisht policët janë ish-militantë partie, rrjedhimisht kanë një feeling të dukshëm me qeveritë.
Alarmi i ndërtuesve: “Po falimentojmë! Alarmi i blerësve: ulni çmimet!”
MAPO e sotshme përcjell një alarm, të disatin në radhë, të Shoqatës së Ndërtuesve. Sipas zv/Presidentit të Shoqatës Kombëtare të Ndërtuesve, Ilir Hebovija, sektori i ndërtimit është në alarm dhe kjo klimë do rëndohet gjatë vitit të ardhshëm. Ai ia mvesh gjendjen e keqe të sektorit të ndërtimit krizës ekonomike, dhe shton se gjatë muajve të fundit shumë kompani ndërtimi kanë falimentuar si pasojë e kësaj krize. Ndër faktorët shoqërues të krizës ai përmend mungesën e blerësve dhe mosdhënien e kredive prej bankave.