Arkiv-Lajme

Berisha: Censusi, arritje e madhe. Aleanca Kuq e Zi: Censusi, porosi greke

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 06:48

Në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha tha se regjistrimi është për herë të parë një proces serioz dhe i saktë. “Ndaj unë gjej rastin të shpreh falënderimet më të përzemërta të qeverisë shqiptare për qytetarët që morën pjesë në këtë proces faktimi të qenies, banesës dhe treguesve të tjerë. Falënderoj regjistruesit për punën e shkëlqyer që kanë bërë duke trokitur derë më derë e duke mbushur me përgjegjësi të plotë detyrën e tyre”, u shpreh Berisha. Ai nuk harroi të falenderojë edhe INSTAT-in, komitetin dhe kryetarin e ngarkuar për realizimin e tij.

Një lapsus i Saviano-s dhe twitter-i si lojë e madhe

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 05:45

Roberto Saviano, që ka afro 80 mijë ndjekës në twitter, ka provokuar ca bujë me një gabim ortografik në një mesazh të vetin. Standardi i ligjërimit publik gjetkë e ka stekën lart, dhe nuk të falin dhe gjëra, për të cilat këtej nga anët tona jo vetëm s’bëhet nami, por edhe s’e vënë ujin fare në zjarr. Një gabim ortografik në twitter? E pastaj? Je në terezí ti, apo jo?

Çështja ‘Islami’ mes socialistëve: Vendosmëri nga disa dhe drojë e sehir nga ca të tjerë

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 05:00

Arben Malaj: Unë jam kundër çregjistrimit të Kastriot Islamit.... Mendoj se duhet të jemi fleksibël, kur i referohemi statutit. Nuk kemi pse ndalemi tek ky fakt, por tek fakti që, kur u votua buxheti i shtetit, mungonin 14 vetë.

Besnik Baraj: Mosmarrëveshjet dhe debatet brenda PS-së kur ekspozohen jashtë saj kanë një impakt negativ tek votuesit tanë.... Ky fleksibilitet për të cilin flitet a ka impakt negativ tek votuesit tanë? Ky është shqetësimi im. Këtu disa njëherë i referohen statutit dhe njëherë flasin për fleskibilitet dhe tolerancë. Pra largohen nga statuti.

Berisha në Ditën e Albanologjisë: Rishkruani historinë!

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 04:14

Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar sot nga historianët dhe studiuesit shqiptarë që të ridimensionojnë historinë  e vendit dhe të pasqyrojnë ngjarjet e rëndësishme të kombit me vërtetësi, duke u shmangur nga interpretimi që u ka bërë komunizmi, raporton noa.al.

Festa e Top-it: secili foli për secilin në një mbrëmje galá

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 02:44

Televizioni Top-channel mbushi dje dhjetë vjeç. Kishin përgatitur një festë, më saktë një mbrëmje galá në TOB, që zgjati mbi dy orë e gjysmë. U filmua e gjitha për t’u transmetuar në ditën e parë të vitit të ri. Mbrëmja ish menduar si një homazh për Dritan Hoxhën, dhe për të gjithë ata që kanë lënë gjurmë në Top-channel qysh prej fillimit. Në skenë u ngjitën fytyrat më të njohura të ekranit të Top-channel-it, fytyra që janë shndërruar në ikonat e këtij ekrani: Rudina Xhunga, Saimiri e Doktori, Alban Dudushi, Sokol Balla, Albana e Arbana Osmani, Ledio & Eno, folëset e njohura.

Islami: Rama më ka inat për një batutë të 1998-s

Postuar në 20 Dhjetor, 2011 17:02

Epilogu i sagës Islami po ndodh në këto çaste në Opinion, në TV Klan. Me një pamje të lodhur dhe vetulla të rëna mbi sy, Kastriot Islami zgjodhi ekranin armik të Partisë së vet, të akuzuar dhe si ekrani i pushtetit, për të shpjeguar çfarë ka ndodhur.

Zbardhet vendimi që i hap rrugë ekstradimit të Kumbaros, pikërisht kur nuk vlen më.

Postuar në 20 Dhjetor, 2011 15:52

Më në fund, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë zbardhur vendimin e plotë të arrestit me burg të ish-oficerit të SHIK-ut Ilir Kumbaro, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha në vitin 1995.

Hail Hitch: Të vdekshmit të përshëndesin!

Postuar në 20 Dhjetor, 2011 12:18

Gazetat shqiptare nuk e njohin rubrikën e nekrologjisë, atë që shtypi i shkruar anglo-sakson e ka tipar të përhershëm. Edhe e rënda, e djathta, aristokratja dhe e thella ‘The Economist’ ka, në çdo numër të saj, nekrologjinë e javës (obituary). Nuk dihet se për ç’arsye, apo është vetëm rastësi, por shkrimet më të mira janë pikërisht nekrologjitë. Sigurisht nuk janë gjëra të shkruara me nxitim: autori i shkrimit e njeh personazhin ose e admiron atë. Arrin ta bëjë këtë edhe kur nuk është dakord me mendimet e tij apo të saj.

Egjypt: Dhuna ndaj një gruaje ngre gratë në protestë

Postuar në 20 Dhjetor, 2011 12:13

Protestat e manifestimet me pjesëmarrjen e dhjetra dhe qindra mijërave njerëzve, janë imponuese e u kallin datën nomenklaturave sunduese, por manifestimet me pjesëmarrje të vogël njerëzish kanë simbolikën e magjinë e tyre të pazëvendësusehme. Vendosini këto protesta në kontekstin e sotëm egjyptian, përfytyroni tani që manifestuesit janë gra, dhe ngjarja merr automatikisht formën e forcën e një leksioni të madh.

Një vajzë e re greke: E urrej vendin tim

Postuar në 20 Dhjetor, 2011 11:03

«Përgjegjësia për këtë situatë është kolektive. Kemi të gjithë faj; kemi faj ne që kemi pranuar si pa të keq korrupsionin si të vetmen mënyrë për të gjetur një vend pune, ne që kemi mbyllur sytë përballë evazionitt të vazhdueshëm, ne që e kemi shfrytëzuar këtë rend gjërash, edhe pse e kishim të qartë se ishte ky rend gjërash që po na çonte në greminë”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme