Arkiv-Lajme

TiA: Shqipëria për korrupsion në vendin e 95-të nga 183 shtete

Postuar në 22 Dhjetor, 2011 07:34

Shqipëria renditet vendi i tetë ose i parafundit në rajon, duke lënë prapa vetëm shtetin më të ri të Kosovës. Klasifikimi bëhet me pikët nga 0 në 10. Dy të tretat e vendeve të përfshira në këtë analizë shënuan më pak se 5 pikë.

Agolli PS-së: Lërini njerëzit të teshtijnë!

Postuar në 22 Dhjetor, 2011 05:59

Dritëro Agolli ka folur gjatë lidhur me çështjen ‘Islami’ në një intervistë ad hoc për Panoramën. “Mua këto lloj përjashtimesh më duken të vjetruara, të nxituara, fenomene të partive të shekullit XX, partive konservatore të mbyllura. Këto vendime duheshin gjykuar shumë, duheshin vënë në balancë dhe s’duhej marrë një moment i caktuar për të bërë përjashtimin e dikujt”, thotë qysh në krye të herës Agolli.

Raporti i FMN-së i lexuar me syze të ndryshme

Postuar në 22 Dhjetor, 2011 05:03

Të përditshmet tona merren sot dhe me një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar me titull “Impakti i Krizës Globale mbi Europën Juglindore”. Dhe i veçojnë e i nënvizojnë gjërat në përputhje me politikat e tyre editoriale. Ja tre sosh:

Kriza, europianët po lenë Europën. Grekët, drejt Shqipërisë!

Postuar në 22 Dhjetor, 2011 04:08

Për shkak të krizës europianët kanë filluar të lënë kontinentin për të emigruar drejt hemisferës së jugut. Dhjetëra mijëra grekë, spanjollë, italianë, irlandezë e portugezë kanë lëvizur ose janë duke lëvizur. Përveç Amerikës e Kanadasë, janë shfaqur destinacione të reja të emigrimit si Australia, Argjentina, deri edhe Angola.

Nepotizmi i të shoqit të Jahjagës, fuqinë e kanë damat!

Postuar në 22 Dhjetor, 2011 02:39

Nepotizmi, është një nga fenomenet që e kanë gërryer më shumë se çdo tjetër shoqërinë shqiptare. Siç raporton “Koha Ditore” në numrin e sotëm, bashkëshorti i Presidentes Jahjaga, Astrit Kuçi, është privilegjuar për të zënë një post në Universitetin e Prishtinës duke shkelur rregulloren.

Përfundon në farsë gjyqi ndaj ushtarakëve racistë në Greqi

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 13:16

Me vetëm 3 muaj e 15 ditë burg ka dënuar Gjykata Ushtarake e Pireut vetëm 2 prej 39 marinsave të një toge të Marinës Ushtarake Greke, të akuzuar se kanë shkelur nenin 2 të Ligjit Anti-Racizëm, pasi kanë hedhur thirrje raciste ne paradën e festës kombëtare te 25 Marsit të vitit të kaluar. 37 të tjerët janë shpallur të pafajshëm.

Nikolla çon fjalë se është në gjak me Fatos Nanon

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 11:29

 

Nikollë Lesi  i çon letër Nishanit ku i thuhet: më mbroni nga Fatos Nano, ndryshe “plumbin ballit”. Letra e hapur e kryetarit të Lidhjes Demokristiane Shqiptare Nikollë Lesi, ka qënë me tone të larta dhe deklarime të pazakonta.  Nikollë Lesi ka shkruar se ai e ka paditur në prokurori ish-kryeministrin Fatos Nano me akuzën e fyerjes dhe kanosjes, pas disa mesazheve në telefon në të cilat Nano kërcënonte Lesin.

Ku do të pozicionohet Dash Shehi?

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 11:03

Dashamir Shehi, Kryetari i LZHK-së, i njohur me emrin shkurt Dash Shehi, u përfol në media se do të ishte kandidati për kreun e KLSH-së. Por miku i tij i vjetër, Presidenti i Republikës, nuk e emëroi për atë post. Në vend të tij, ai emëroi fillimisht Sali Shehun e pastaj Bujar Leskajn. Ky i fundit u aprovua nga Kuvendi e tani është zyrtarisht kreu i KLSH-së.

Luca Cordero di Montezemolo lë Ferrarin e i futet politikës

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 10:42

‘Italia Futura” është një shoqatë e krijuar nga Luca Cordero di Montezemolo, presidenti i Ferrari-t, fytyrën e të cilit njerëzit e kanë parë më së shumti në garat me automobila ‘Formula One’. Por ky italian me origjinë aristokratike ka pasion dhe politikën; fondacioni në fjalë, dmth Italia Futura, ka në fakt një motivacion politik, gjë që duket dhe tek partitë që ai mbështet dhe tek personazhet politikë, me të cilët Montezemolo mban kontakte të vazhdueshme, dhe u bën endorsement nga jashtë.

Zhduket emërtimi “Shtet i pavarur i Kosovës” në raportin e PE-së?

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 08:45

Në Parlamentin Europian do të diskutohet e miratohet një draft-raport mbi Kosovën, i cili është përgatitur nga një grup deputetësh me në krye Ulrike Lunacek, austriake, ambientaliste.Por një numër europarlamentarësh, që nuk janë shquar për ndonjë dashuri të madhe për Kosovën e të cilët për këtë arsye nuk kanë dashur që në raport të përmendet emërtimi ‘Shtet i pavarur i Kosovës’, kanë qenë shumë të gjallë, e kanë sugjeruar një seri amendamentesh, që mund ta çbalancojnë krejt raportin.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme