Arkiv-Lajme
Diktatori Kim Jong Il, i vrarë?!
Bota është plot me teori konspiracioniste, por më e fundit ia kalon edhe asaj të Marilyn Monroe-së. Sipas burimeve të paidentifikuara të shërbimit të inteligjencës ushtarake japoneze, diktatori koreanoverior, Kim Jong Il, në të vërtetë është vrarë të shtunën e kaluar si pasojë e një lufte të egër për pushtet në Azinë Lindore. Vrasja e Kimit u pasua nga një sërë arrestesh të zyrtarëve të lartë të policisë japoneze që kishin lidhje me Korenë e Veriut, si edhe nga përzënia e 6 agjentëve të CIA-s, thonë burimet nga Japonia.
Rezultatet e Censusit, si exit poll-et e Gani Bobit
Rezultatet e prodhuara nga procesi i regjistrimit të popullsisë janë aq serioze dhe të besueshme sa edhe rezultatet e sondazheve në fushata zgjedhore, ku kompanitë paguhen nga njëra parti për të shpallur veten fituese. Këtë deklaratë e bëjnë politikanë dhe juristë të ndryshëm, ndërsa komentojnë rezultatet paraprake të censusit, ku numri i shqiptarëve është zvogëluar me 1.5 milionë. Në një reagim për gazetën “Sot”, ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi ka deklaruar se:
‘Clash of civilizations’ brenda nomenklaturës së kuqe
Në librin e tij “Nuk jam student i dhjetorit”, Mehmet Elezi ka për personazh dhe Sofokli Lazrin, një si eminencë gri e Ramis Alisë, ose me termat e sotëm, një si spin-doktor i tij. Elezi e vizaton Lazrin jo vetëm me ngjyra të errëta në pikëpamje karakteriale, por edhe si një “i padalë e i pagdhendur”, dhe me këtë rreket të rrëzojë një mitologji metropolitane të ngritur prej kohësh, sipas së cilës Lazri ka qenë “truri i regjimit”.
Paradoksi nr 2 i Censusit: Popullsia bie, numri i votave rritet
Dje Eduard Zaloshnja, pas një shqyrtimi të shpejtë të rezultateve të Censusit, nënvizonte paradoksin e popullsisë që zvogëlohet dhe e ekonomisë që rritet (shih lajmin me titull “Paradoks: Popullsia tkurret, ekonomia rritet…”). Sot në gazetën Shqip kanë veçuar një paradoks tjetër. Madje, termi ‘paradoks’ është një eufemizëm, me të cilin po thërrasim për kollajllëk këtë rebus të pakuptueshëm.
Nano përfundon vizitën 5-ditore në Shqipëri
Nëse të gjithë shkojnë për festa jashtë (kush ka mundësi financiare), Fatos Nano për festa kthehet në Shqipëri. Letargjia e tij politike ndërpritet vetëm kur vjen Pranvera e zgjedhjes së presidentit.
Koreja e Veriut: Lotë e ngashërim për “udhëheqësin e shtrenjtë”
“Dëshpërimi për humbjen e leader-it është i jashtëzakonshëm“, thotë një punëtor me sytë e përlotur. Por aty për aty pohon besimin absolut, se ai që do të trashëgojë komandën e gjërave në Korenë e Veriut do të jetë luajal me kauzën: “Për aq kohë sa kemi Kim Jong-un-in, vendi ynë do të jetë i sigurtë” (Kim Jong-un është djali i diktatorit të vdekur).
Taksa e sheshtë? Ulja e shpenzimeve? Jo, faleminderit.
Gazetari dhe analisti Jeff Madrick ka rreshtuar në huffpost.com disa ide ekonomike, të cilat, sipas tij, janë më të këqijat e vitit. Ato kanë lidhje me ekonominë amerikane e globale, por diskutimi mbi ndonjërën sosh ka vlerë edhe për në Shqipëri. Ideja e parë e keqe është ajo që thotë se duhet adoptuar se s’bën taksa e sheshtë.
Vazhdon Saga e të Mirit, të Shëmtuarit dhe të Keqit
Si në skenarët më të mirë western, dueli Lesi-Nano po mban në suspense publikun e gjerë. Kryetari i Partisë Lidhja Demokristiane Shqiptare, Nikollë Lesi, ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e ish-kryeministrit Fatos Nano të bërë paradite pas ngushëllimeve në ambasadën çeke. I cituar nga një media, Nano ka thënë se hera fundit që ka komunikuar me Nikollë Lesin ka qenë para 4 vjetësh duke lënë kështu të kuptohet se nuk i ka dërguar mesazhe atij muajt apo vitin e fundit.
Paradoks: Popullsia tkurret, ekonomia rritet…
INSTAT-i publikoi më së fundi rezultatet paraprake të Censusit 2011, të cilat tregojnë se popullsia e Shqipërisë është 2,831,741 banorë. Numri i popullsisë nga Censusi i vitit 2001 ishte 3,069,275. Pra, sipas INSTAT-it, numri i popullsisë është zvogëluar me 7.7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Ndërkohë, po sipas INSTAT-it, ekonomia shqiptare është rritur 55% gjatë së njëjtës periudhë. Një paradoks i tillë në Europë vihet re vetëm në Rusi, ku popullsia pakësohet, ndërsa Produkti i Përgjithshëm Bruto (PBB) rritet.
Topi qorton TVSH-në; por s’ka vlerë; është vonë
Presidenti Topi ka mbajtur takimin e fundvitit me gazetarët. Është pak shpejt, në fakt; herë të tjera një takim i tillë është bërë 3-4 ditë para momentit të ndërrimit të viteve; ndoshta nuk ka dashur të krijojë përplasje me takime të ngjashme që do të bëjnë dinjitarët e tjerë të lartë, sidozot Berisha e Topalli, gjë që mund ta eklipsonte takimin e Presidentit në planin mediatik. Berisha e Topalli kanë një fuqi mediatike, që s’ka të krahasuar me atë Presidentit.