Arkiv-Lajme

Legalizohen kioskat e “kunatit të shokut Lulzim”

Postuar në 26 Dhjetor, 2011 07:18

Kryebashkiaku Lulzim Basha vendos të legalizojë kioskat e ngritura nga kunati i tij, në qendër të Tiranës, pranë Rrugës “Murat Toptani”. Kjo raportohet në gazetën “SOT”, e cila zbardh kështu një tjetër aferë të kryebashkiakut Basha, i cili megjithëse ka vetëm pak muaj në krye të Bashkisë së Tiranës, nuk resht nga skandalet me punët dhe veprat publike, të cilat vazhdon t’i përqendrojë në duart e familjes e miqve të tij, si dhe të kryeministrit Berisha.

Ndoshta shpejt do të themi: Më mirë kur ishin thjesht armiq

Postuar në 26 Dhjetor, 2011 05:55

Takimi mes kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kreut të PS-së, Fatos Nano, është fiksuar edhe në celuloidin e fotografëve zyrtarë të kryeministrisë. Dhe jo vetëm kaq. Kryeministria në seksionin e fotove me aktivitetet e kryeministrit e ka bërë publike fotografinë e takimit Nano-Berisha gjatë kohës që ata po i përcillnin urimet e krishtlindjeve Rrok Mirditës.

“KM Berisha dhe bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha vizituan Katedralen e Shën Palit, në Tiranë, me rastin e Krishtlindjes”, është diçitura e fotos në faqen e kryeministrisë.

E keni marrë vesh? Sot fillon Festivali i 50 në RTSH.

Postuar në 26 Dhjetor, 2011 05:21

Sot hap siparin Festivali i 50 i këngës në RTSH. Ka kohë që ky festival nuk është veprimtaria më e rëndësishme muzikore e vitit në TV, por vijon sidoqoftë të ketë një nënfish të asaj magjisë inerciale të njëherë e një kohe. Këtë radhë është dhe numri 50 që e ka bërë kureshtare si ngjarje, gjë që duket dhe tek një interes më i madh i krijuesve, këngëtarëve, etj (festivale të tillë me numër të rrumbullakosur përmenden më shumë në histori). Madje, u fol ca kohë se në themel të prishjes së Adi Krastës me Top-channel-in ish dëshira e të parit për të prezantuar të 50-in festival në RTSH.

Berisha shpall armikun publik numër 1

Postuar në 26 Dhjetor, 2011 03:24

Në një intervistë për televizionin Ora News, Kryeministri Sali Berisha i është drejtuar me tone tejet të ashpra përfaqësuesit të “Aleancës Kuq e Zi” Kreshnik Spahiu. Ai e sulmoi atë së bashku me Presidentin Bamir Topi, duke thënë se “ajo parti e provoi veten në regjistrim. Partia faqezi, ajo është partia që nuk mori as 1 përqind. (...) që morën përgjigjen më shembullore me censusin e këtij vendi” tha ai.

Teuta Hoxha i përgjigjet Fevziut: Video e Enverit e manipuluar

Postuar në 25 Dhjetor, 2011 14:31

Teuta Hoxha sot në gazetën shqiptare  hedh poshtë videon e shpërndarë në media e youtube, si dhe zbardhjen e tekstit të këtij teksti, të bërë në lirin e Fevziut, e  ku Enver Hoxha duket sikur nuk kupton se ku ndodhet.

Papa u flet atyre që nuk e dëgjojnë dot

Postuar në 25 Dhjetor, 2011 12:20

Në fjalën e përvitshme në ditën e Krishtlindjes, Papa ka folur e është lutur për dramat më të mëdha të njerëzimit. Ai ka kërkuar fundin e gjakderdhjes në Siri, paqtim në Irak e Afganistan, mëshirë për viktimat e përmbytjeve në Tajlandë. Papa e ka mbyllur fjalën e tij duke folur për komercializimin e festës. Ai u ka kërkuar besimtarëve të mos bien pre e luksit të panevojshëm, por të shohin përtej sipërfaqësores, për të gjetur kuptimin e vërtetë të saj.

Pesë saktësime lidhur me Kërshëndellat

Postuar në 25 Dhjetor, 2011 10:45

E përditshmja amerikane the Washington Post ka veçuar pesë keqkuptime, apo legjenda (myths), lidhur me Kërshëndellat. Së pari, besohet gabimisht se dita e Kërshëndellave është më e rëndësishmja në kalenarin kristian. S’është kështu. Pashkët, dmth dita që kristianët besojnë se Krishti u ringjall, kanë një domethënie më të madhe fetare se sa data 25 dhjetor. Pashkët janë para së gjithash premtimi për përjetësi për të gjithë ata që besojnë te Krishti. Mesazhi i Pashkëve është i thjeshtë: secili mund lindë, por jo të gjithë mund të ringjallen pas vdekjes.

Pollo mbron Censusin: Refuzimi ishte vetëm 1,04 për qind

Postuar në 25 Dhjetor, 2011 07:06

Rezultatet e Censusit kanë zënë të dalin çikë e nga një çikë, dhe të gjitha të dhënat që jepen futen në filtrin e dyshimit, nënvizohen, krahasohen, ballafaqohen me perceptimet, kundërshtimet, të dhënat e mëparshme, etj. Kush ka pasur vërejtje para e gjatë procesit, kapet fort pas të dhënave “kontradiktore”, dhe mbi to motivon vijimin e fushatës kundër Censusit. Por njeriu që ka dalë në skenë si organizatori i këtij Censusi, Genc Pollo, i hedh poshtë pretendimet e zërave të tillë.

Rexhep Qosja: Enver Hoxha e ka mbrojtur Kosovën

Postuar në 25 Dhjetor, 2011 05:53

Në një intervistë dhënë Milaim Zekës, Rexhep Qosja hedh poshtë zërat që thonë se Enver Hoxha nuk ka bërë asgjë për Kosovën, apo – këtu teza shndërrohet në akuzë – se Enver Hoxha e ka shitur Kosovë tek serbët. Në fakt, pas vitit 1990 është bërë një debat i madh në Tiranë mbi këtë çështje ku, përveç palëve hyjnizuese e demonizuese, janë dëgjuar dhe ca të tjerë, sipas të cilëve “për Enver Hoxhën mund të thuhen të gjitha të zezat, por nuk mund të thuhet se ka qenë anti-kosovar”. Duket se Rexhep Qosja bën pjesë në këtë grup.

Hiper-protagonizmi i Agollit në gazeta

Postuar në 25 Dhjetor, 2011 05:09

Java shtatë e Dritëro Agolli tetë. Herë në një gazetë e herë në një tjetër, por përgjithësisht tek Panorama, të cilën e parapëlqen prej vitesh, ku del prore në faqe të parë, lajm mbi lajmet, shoqëruar me fotografi. Është personazh simpatik Agolli. Janë përpjekur ta vizatojnë si një demon në kohët kur shpata i ka prerë majtas e djathtas, por detraktorëve të tij nuk u ka ngjitur kjo punë. Dhe jo vetëm për këtë gazetarët e kanë kërkuar gjithë kohën; sapo ka ndodhur diçka në vendin e shqipeve, gazetarët e kanë mbajtur frymën tek Agolli për t’i marrë një mendim.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme