Arkiv-Lajme

Ndërsa në Shqipëri flitet për parajsë ekonomike ….

Postuar në 27 Dhjetor, 2011 08:26

Mbi dhjetë mijë të mitur të huaj të pashoqëruar, vërtiten rrugëve të Italisë, ku 10 për qind e tyre kanë ardhur në këtë vend nga Shqipëria. Shifra është bërë me dije nga një sondazh kombëtar për emigracionin në shtetin përtej Adriatikut, nga Fondacioni ANCI Cittalia, publikuar në Romë.

Nga Max Weberi tek Giovanni Sartori: Politika si profesion

Postuar në 27 Dhjetor, 2011 07:29

Giovanni Sartori, një profesor shumë i dijshëm në shkencë të politikës, ka shkruar një artikull në të përditshmen il Corriere della Sera, ku denoncon varfërinë në ide të politikës italiane. Dhe midis të tjerash, duke i bërë jehonë librit të famshëm të Max Weberit ‘Politika si Profesion’, Sartori u jep munxët politikanëve profesionistë. Sipas tij, problemi është pikërisht ky: “Është shtuar shumë e është konsoliduar klasa e njerëzve që merren me politikë, e që s’dinë të bëjnë gjë tjetër në këtë botë”.

Gjinushi: Ky sistem ua merr votat të vegjëlve e ua jep të mëdhenjve

Postuar në 27 Dhjetor, 2011 05:16

Skënder Gjinushi, në një intervistë për Shqipin, rreket të shpjegojë të drejtën e partive të vogla për të ekzistuar, dhe nevojën dhe dobinë që vjen nga kjo. Në këto arsyetime e sipër, ai bën një qortim për disa analistë (pa i përmendur me emra), që “nuk janë analistë, por oborrtarë që bëjnë analistin, e që kanë arritur të infektojnë edhe opinionin publik në një masë të caktuar [lidhur me argumentin e partive të vogla]”.

F. Kongoli: Në Prishtinë më kanë kuptuar më mirë se sa në Tiranë

Postuar në 27 Dhjetor, 2011 05:03

Fatos Kongolit i kanë dhënë në Prishtinë çmimin e letërsisë me emrin ‘Rexhai Surroi’ (Për ata që nuk janë familjare me këtë emër, ka nevojë për një informacion: Rexhai Surroi është një diplomat, gazetar dhe shkrimtar kosovar; i biri, Veton Surroi, e ka themeluar këtë çmim në nderim të të atit).

Topi do bëjë parti nga halli?

Postuar në 27 Dhjetor, 2011 04:09

Bamir Topi, në kuadrin (e vazhdën) e një protagonizmi presidencial të paprecedent pas vitit ‘997, ishte mbrëmë në programin Tonight Ilva Tare të Ora News-it. Ajo që bëri përshtypje në intervistën e tij ishte deklarata, se “ai do të ishte i gatshëm të futej qysh tani në një garë presidenciale vetëm në rast se do të ndryshohej kushtetuta e nëse Presidenti do të zgjidhej me votim popullor”.

Festivali 50-të në RTVSH - Highlights

Postuar në 27 Dhjetor, 2011 01:43

Mbrëmë ka filluar festivali i fundvitit në RTVSh. Për ata që vuajnë për pak argëtim të shëndetshëm, disa nga momentet e spikatura ishin këto:

* Skenari ishte një kuic i vazhdueshëm, ku të gjithë këngëtarëve që donin të përqendroheshin te kënga e tyre, para se të fillonin u bëheshin pyetje të tipit, “Ka pasur më shumë meshkuj a femra në 50 festivale, dhe sa”?  Dhe vërtet, kush nuk ishte kurioz për të marrë vesh se Jorgo Papinxhi ka qenë 58 herë pjesëmarrës i festivalit me 50 edicione?

Europa 'zvogëlohet' në hartën ekonomike të botës

Postuar në 26 Dhjetor, 2011 14:51

Një institut i pavarur britanik studimesh e kërkimesh,Cebr, ka bërë në këtë fundviti tabelën e klasifikimit të vendeve mbi bazën e prodhimit të përgjithshëm bruto. Në vend të parë janë amerikanët, dhe nuk ka gjasa që t’i luajë njeri prej kreut të tabelës edhe për shumë vjet të tjera. E pastaj vinë sipas radhës Kina, Japonia, Gjermania, Franca, dhe .... gjithsekush ka pritur në këtë pikë emrin e Britanisë së Madhe, por jo. Në vend të gjashtë është Brazili. Britanikët kalojnë në vend të shtatë, e pas tyre vijnë italianët.

“Partia Faqezi” dhe hyrja në ujë e popullsisë

Postuar në 26 Dhjetor, 2011 12:45

Siç kemi njoftuar në një lajm të mëparshëm në respublica.al (http://www.respublica.al/artikuj/2011/12/26/berisha-shpall-armikun-publik-numer-1), Berisha ka deklaruar se fakti që vetëm 1% e shqiptarëve refuzuan të marrin pjesë në Census, tregon se “Partia Faqezi” përkrahet vetëm nga 1% e shqiptarëve. Këtu ai ka aluduar për Aleancën Kuqezi, e cila bëri thirrje për bojkotim të Censusit, për shkak të përfshirjes në të të pyetjeve rreth etnisë dhe fesë. Por vërtet të ketë qenë refuzimi i pjesmarrjes 1%?

Ç’halle kanë shqiptarët e për çfarë flet kryeministri në Opinion!

Postuar në 26 Dhjetor, 2011 10:01

Më poshtë keni një numër pyetjesh nga dy intervista që i janë marrë kryeministrit Sali Berisha nga Blendi Fevziu. Asnjë prej këtyre pyetjeve nuk ka të bëjë me shqetësimet reale të vendit; për më tepër, tek-tuk janë të njëjtat pyetje që i bëhen të njëjtit person për të marrë të njëjtat përgjigje në harkun e dy a tre muajve. Për të njëjta tema ‘bombë’ u pyet mbrëmë kryeministri edhe në televizionin Ora News. Ky avaz vazhdon prej 10 vitesh e kusur.

Serbët e veriut të Kosovës, planifikojnë referendum!

Postuar në 26 Dhjetor, 2011 08:40

Lajmet nga agjensia serbe Tanjug, bëjnë me dije se Kryebashiaku i Mitrovicës Krstimir Pantić ka deklaruar dje se ka në plan të mbajë një referendum në Veri të Kosovës pikërisht në ditën e Pavarësisë së saj, më 15 Shkurt. Kjo lëvizje, është pjesë e përpjekjeve të fundit serbe për të ndaluar njohjen e Pavarësisë së Kosovës, e kushtëzuar me pranimin e Serbisë si vend kandidat për në BE. Ky referendum, u vendos pas një mbledhjeje të përfaqësuesve serbë nga katër bashki, të mbledhur në Zveçan.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme