Arkiv-Lajme
Arben Imami Vs New York Times
Ministri Imami u shpreh dje se Shqipëria nuk i ka shitur armë Libisë së drejtuar nga Gedafi, por vetëm në tregjet e lejuara dhe jashtë embargos ndërkombëtare. Gjatë analizës së fundvitit, Imami tha se shitja e armëve ka ecur me ritme shumë të mira, por shkrimet e gazetave dhe zhurma mediatike në përgjithësi ka dëmtuar këtë proces. Mirëpo nga ana tjetër NYT pretendon se armët nga Shqipëria, transportoheshin drejt Libisë të maskuara si “pjesë traktori”.
Ndërtuam shumë banesa – po tani ç’do të bëjmë?
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Berisha u fokusua te rezultatet e Censusit 2011, që sipas tij, faktojnë zhvillimin e Shqipërisë. “Censusi tregon djersën e madhe që kanë derdhur shqiptarët dhe shfrytëzimin që i kanë bërë iniciativës së lirë, për të ndërtuar banesat e tyre. Në pasurinë më themelore të njeriut, që është banesa, e kanë vendosur Shqipërinë në grupin e vendeve të zhvilluara. Censusi fakton se në Shqipëri sot janë 280 banesa për 1 mijë banorë. Shqiptarët në 10 vite kanë ndërtuar më shumë se 25 kombe të tjera në 30 vite" – deklaroi Berisha.
Putin pushon Surkovin, eminencën e vet gri
Në një përpjekje për të qetësuar masat e acaruara të popullit, Putin ka vendosur të bëjë një lëvizje strategjike, ka pushuar nga puna ideologun e vet, njeriun i cili ka shpikur ‘putinizmin’.
Kush e di se si është gjendja ekonomike e vendit?
Ja disa opinione të ekspertëve të ekonomisë:
Ridvan Bode: “Dy agjensitë, Moody’s dhe S&P, në vlerësim afatmesëm e cilësuan si të qëndrueshme ekonominë shqiptare.... Borxhi i jashtëm është rritur me 7 pikë në krahasim me vitin 2005, duke qenë më i ulti në të gjithë rajonin.”
Elbasani, plot me ‘fëmijë’ që lindin fëmijë!
Sipas spitalit obstetrik – gjinekologjik të Elbasanit mësohet se vetëm gjatë vitit 2011 janë 43 “fëmijë” që janë bërë nëna.
“Numri i rasteve është mjaft i lartë krahasuar me një vit më parë, ku lindjet në moshë të vogël ka qenë 25″, thotë për ATSH-nw mjeku gjinekolog, Arben Parralloi. Sipas tij, minorenet, pjesa më e madhe e komunitetit rom, por edhe shumë të tilla nga zonat rurale, kryejnë lindje para kohe, duke dëmtuar kështu organizmin, por edhe janë të paafta për t’u bërë nëna. Nga këto 21 nëna i përkasin zonave urbane (kryesisht rome) dhe 22 zonave rurale.
Top-i i rikthehet tri ditë më pas intervistës së Arvizu-së …. dhe mesazhi del ‘bombë’
Televizioni Top-channel ‘kap’ tri ditë me vonesë një leitmotif, a nënvizim, të intervistës që ambasadori amerikan i dha Çipës për Shqipin. Është fjala për atë pjesë të intervistës, ku ambasadori flet “për njerëz me të shkuar kriminale që mbajnë poste zyrtare”. Askush nga media nuk u ndal në këtë moment pas publikimit të intervistës; ndoshta ngaqë mesazhi që veçuam me thonjëza pak më sipër ishte i shpërndarë dhe i copëtuar në një paragraf të tërë në intervistën e Arvizusë. Shkurt, ishte një mesazh i paqartë.
Popullsia dhe votat rurale: Ku fle lepuri?
Sipas Censusit të fundit, në zonat rurale të Shqipërisë banojnë 1.3 milionë vetë. Bazuar në raportet e INSTAT-it, 35% e popullsisë rurale është nën moshën 18 vjeç. Pra, nën moshën që ka të drejtë të votojë. Thënë ndryshe, në 8 maj të këtij viti, numri i personave me të drejtë votimi në zonat rurale, sipas INSTAT-it, ka qënë rreth 850 mijë. Ndërkohë, sipas KQZ-së, në zonat rurale kanë votuar gjithsej rreth 857 mijë vetë.
I jepet lamtumira Giorgio Bocca-s, “italianit anti-italian”
Sot iu dha lamtumira e fundit gazetarit italian Giorgio Bocca, i cili u nda nga jeta para dy ditësh në moshën 91 vjeçare, pasi bëri – kështu thuhej në la Repubblica – “një udhëtim të përkryer e të mrekullueshëm nga lufta e dytë botërore në ditët e sotme duke kaluar nga Vietnami, nga vitet e boom-it, në kohën e Berlusconit, në click-un e kompjuterit e në trukimet e financës botërore”.
Iran, tentativë e re për të varur Sakineh-në, gruan e dënuar për tradhëti bashkëshortore
Dy gazetare gjermane janë arrestuar dhe do të nxirren në gjyq për spiunazh. Të dyja dolën në TV iranian “për të rrëfyer” që janë spiune, në një rrëfim që dukej i marrë me forcë. Dy gazetaret pak kohë më parë kishin publikuar intervistën e të birit të Sakineh Mohammadi Ashtianit, gruas së dënuar me vdekje për t’u vrarë me gurë. Ato do të dalin para gjyqit me akuzën se intervistën e kanë bërë për të hedhur baltë mbi Iranin, të shtyra nga Komiteti Ndërkombëtar Kundër Vrasjes me Gurë, me bazë në Gjermani.
Jahjaga deklarohet si “Paperon dei Paperoni” i politikanëve kosovarë
Me shumën 2 mijë e 837 euro Ahtifete Jahjaga kap vendin e parë midis politikanëve më të paguar në Kosovë. Në anën tjetër, njeriu që merr pagën më të lartë në institucionet shtetërore, vazhdon të jetojë me qira.. Kjo ka dyfishin e pagës së kryeministrit, por nuk i afrohet atij kur vjen puna për sipërfaqe banimi.