Arkiv-Lajme
Topalli: Nuk votoj Fatos Nanon për President
Bëhet publike kundërshtia e Jozefina Topallit, kryetare e Parlamentit, për kandidaturën e Fatos Nanos për presidentin e ri të vendit.
Zonja Topalli bëhet e para politikane e rangut të lartë në radhët e PD, që shprehet në media kundër ish kryeministrit dhe ish kryetarit të Partisë Socialiste, i cili para disa ditësh shpalli se do të jetë kandidat (është hera e tretë që e bën) për President të Republikës
Robert Reich: H. Clinton zv.presidente më 2012, dhe Presidente më 2016.
Sipas Gallup-it, ‘Obama-Clinton’ është çifti më i admiruar në Amerikë, por nuk është vetëm ky fakt që e bën Robert Reich-in, që shkruan për huffpost-in, të besojë se ‘the ticket’ i demokratëve për zgjedhjet e vitit tjetër do të jetë pikërisht ky, dmth Obama-Clinton, dmth akoma Obama si kandidat për President dhe Clinton si kandidate për zv.Presidente. Kjo dyshe i duket autorit fituese, gjë që vetvetiu do të përgatisë dhe kandidimin presidencial të Clinton-it në vitin 2016.
Janullatosi Putos: Kam garantuar autoqefalinë e Kishës që kryesoj
Në librin e vet Lufta Italo-greke, Diktatorë e Kuislingë, historiani Arben Puto ‘i bën një pickim të fortë’ kreut të Kishës Ortodokse Shqiptare, kryepeshkopit Anastas Janullatos, dhe në këtë mes i referohet një kablli të WikiLeaks-it lidhur me varrezat e ushtarëve grekë, ku ambasadori Withers, sipas Putos, ka shkruar se “Kisha Ortodokse rezulton të jetë më shumë një zyrë e qeverisë së Athinës se sa një Kishë Autoqefale”, dhe se “peshkopi Janullatos rezulton të jetë një zyrtar i Karamanlisit, me të cilin është konsultuar në lidhje me çështjen e varrezave”.
Optimizmi i kryeministrit çudit komentatorët politikë
Berisha e mbylli vitin ashtu si pritej e si është në stilin e tij, dmth me deklarata hiperbolike të llojit “jemi më mirë se disa vende të Europës, ky ka qenë viti më i mirë për shqiptarët, etj, etj”. Ka reaguar menjëherë opozita, por edhe do opinionistë. Afrim Krasniqi bën vëzhgimin, sipas të cilit Merkel, Cameron, Obama, etj, flasin për vështirësi, ndërsa kryeministri ynë flet për arritje historike.
Bashkia miraton buxhetin, të majtët lënë sallën, Rruga e Kavajës zhduket si pa të keq
Miratohet buxheti i Bashkisë për vitin 2012 mes debatesh që kanë vazhduar mbi 6 orë, deri në orët e vona të natës. Miratimi ka ndodhur në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, ku mes diskutimeve dhe polemikave buxheti u miratua me votat e vetë mazhorancës. Që në fillim të mbledhjes, pjesa më e madhe e këshilltarëve socialistë kanë braktisur sallën pasi nuk kanë qenë dakord me rendin e ditës, madje as nuk kanë votuar pro tij.
Në Europë e duan projektin e BE-së, por s’është më pasioni i qëmotshëm
Timothy Garton Ash (një nga zërat më autoritarë në lëmin e mendimit kritik e analitik në Europën e sotme), ka dhënë një intervistë për Spiegel International, në të cilën ngecjes dhe ngathtësimit të projektit ‘të moçëm’ europian i bën një shpjegim që ka lidhje me deficitin emotiv të poltikanëve të sotëm. Sipas tij, Europa e Bashkuar lindi si ide pas luftës II e për shkak të luftës II, e përsa kohë politikanët kishin një memorie të tyren personale të lidhur me këtë luftë (pushtimet, diktaturat, nazizmi, holokausti, Bashkimi Sovjetik, etj), gjërat shkonin mirë.
Rama: Presidenti i sotëm është ok; Presidenti i nesërm duhet konsensual
Kreu i socialistëve, Edi Rama, ripërsërit konsideratat për Presidentin Topi. Në një intervistë për televizionin Ora News ai është shfaqur i befasuar pozitivisht nga deklarata e Topit, nëpërmjet së cilës ky i fundit e largoi veten nga terreni i garës presidenciale. “Në mënyrë fisnike u deklarua i palidhur me asnjë interes për kandidimin e tij si president. I shpreh respekt Topit. Askush nuk e mohon dot se ai ishte mbi palët.”
Një outsider optimist dhe i vetkënaqur në politikën kosovare; është fjala për Pacollin
Behgjet Pacolli ka dhënë një intervistë të gjatë e të plotë për Kosovapress-in.
Një outsider optimist dhe i vetkënaqur në politikën kosovare; është fjala për Pacollin
Behgjet Pacolli ka dhënë një intervistë të gjatë e të plotë për Kosovapress-in.
Ç’mesazh përcolli Guvernatori i Bankës?
Guvernatori i Bankës Qendrore, Ardian Fullani, bëri një ‘show up” të fundit për këtë vit. Çfarë tha? Raportimet e mediave të ndryshme nuk të japin një ide të qartë. Top-channel-i ka zgjedhur perifrazimin në vend të citimit, dhe na bën me dije se ai ka thënë që “ekonomia jonë në vitin 2012 do të përballet me një pasiguri në rritje, gjë që do të sjellë që rritja e prodhimit të mbetet e ngadaltë.