Arkiv-Lajme

Të gjithë udhëheqësit të shqetësuar; vetëm ky i yni, jo.

Postuar në 01 Janar, 2012 08:04

Të gjithë udhëheqësit europianë dhanë mesazhe me rastin e vitit të ri, dhe shumica e këtyre mesazheve bashkoheshin tek frika prej përkeqësimit të gjendjes dhe tek ideja se viti 2012 do të jetë një vit edhe më i vështirë se ky që sapo lamë pas. Angela Merkel e përforcoi këtë pohim të vetin dhe me shprehjen ndajfoljore “pa asnjë pikë dyshimi”. Mesazhi i kryeministrit grek Lucas Papademos ishte një listë sakrificash që do vijnë si pasojë e masave dhe reformave që do vijojnë të bëhen prej qeverisë.

They’re coming! (në pritje të turistëve kinezë)

Postuar në 31 Dhjetor, 2011 11:34

Një studim i një universiteti britanik bën me dije se është rritur ndjeshëm numri i kinezëve, që kanë filluar të bëjnë turistin nëpër botë. Hë për hë ata preferojnë – thuhet në lajmin që jep Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe – vizitat në vende të afërta aziatike, por vendet e perëndimit, në radhë të parë SHBA-të, mbeten një destinacion i lakmuar. Në ndryshim nga turistët e tjerë të asaj ane të botës, sidozot ata japonezë, kinezët shquhen për pasionin e tyre për të frekuentuar supermarketet e për të bërë shopping.

Dhe Newt Gingrich mund të qajë

Postuar në 31 Dhjetor, 2011 08:06

Ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich, është një kandidatët republikanë për postin e Presidentit të SHBA-ve. Ai është një politikan me përvojë, dhe – siç thuhet këtej nga anët tona – burrë zamani, nga ata burra që askush s’do mund t’i përfytyronte, fjala vjen, duke qarë. Mirëpo çdo njeri e ka një ditë për çdo gjë. Dhe kështu, dita kur Newt Gingrich qau ishte dje. Ndodhej në Iowa, në një takim elektoral me gratë; më saktë, me nënat.

Bode apo INSTAT? Rritje ekonomike e shëndetshme apo anemike?

Postuar në 31 Dhjetor, 2011 03:28

Pasi Berisha bëri bilancin e sukseseve të këtij viti për Shqipërinë, Ministri i Financave Bode, deklaroi para tri ditëve se vlerësohet që rritja reale e Produktit të Brendshëm Bruto ishte 3.9% për vitin 2011. Ky vlerësim, tha Bode, bazohet në informacionet që disponon Ministria e Financave. Dhe në qoftë se ai është i saktë, mund të thuhet me plot gojë se kemi patur një rritje të shëndetshme ekonomike, në kushtet kur vendet përreth janë në një krizë të thellë ekonomike. Bode na siguroi, në fakt, se “rritjen prej 3,9% e konfirmon dhe INSTAT-i”

Një festë pa shumë dhurata

Postuar në 31 Dhjetor, 2011 02:51

Gjëja që të bie më shumë në sy në në këto ditë festash është se nuk ka shumë njerëz me qese nëpër rrugë. Ky është sinjali më i mirë jo vetëm për krizën që lamë pas këtë vit, por dhe me krizën tjetër, atë besimit, që na pret para në 2012-n.

Corriere della Sera, 31.12.1940 – Vdekja e Gjergj Fishtës

Postuar në 30 Dhjetor, 2011 16:37

Sot mbushen 71 vjet nga vdekja e Gjergj Fishtës. Këtë vit ka pasur disa veprimtari përkujtimore në nderim të tij me rastin e 140 vjetorit të lindjes, por është kureshtar ky shënim nekrologjik i gazetës italiane il Corriere della Sera, të cilin e ka përgatitur një ndjekës i vëmendshëm i respublica-s, Paul Tedeschini. Po e lëmë këtë shënim siç na e ka sjellë Tedeschini, në një shqipe të përafërt me atë të Fishtës. Shënim i redaksisë.

Misteri i një gjigandi koreano-verior në varrimin e “udhëheqësit të shtrenjtë”

Postuar në 30 Dhjetor, 2011 13:58

Duket si e pabesueshme kjo foto e agjencisë Associated Press, ku me shpinën e kthyer nga kamerat që filmojnë procesionin e varrimit të diktarorit Kim Jong Il fanitet një njeri me një shtat të pazakontë. Nga një vështrim i imët i fotos ngjan që gjigandi të jetë të paktën sa 3/2 e atyre që ka në krah (ndonjë agjenci flet për një shtatlartësi sa dyfishi i të ngjashmëve të vet, gjë që nuk ka se si të jetë e vërtetë). Sikur të marrim variantin e 3/2-ave, dhe sikur të supozojmë se siluetat ngjitur kanë një shtat prej 170 cm, i bie që gjigandi të jetë afro 260cm.

Albin Kurti: Kontrata me Bechtel-Enka, vjedhja më e madhe e qeverisë

Postuar në 30 Dhjetor, 2011 11:48

Kryetari i Lëvizjes Vetvendosja Albin Kurti iu drejtua gazetarëve me një fjalim në fund të vitit 2011. Kurti u shpreh se ky ishte vit i mungesës së sovranitetit dhe i teprimeve të Qeverisë. “Mungesa e dorës së shtetit bëri që Kosova të jetë një  treg i hapur për secilën ekonomi prodhuese të rajonit, ndërkaq ajo vetë të mbetet pa ekonomi prodhuese.

Merkeli Napolitanos në tetor: Largoni Berlusconin se na morët në qafë!

Postuar në 30 Dhjetor, 2011 09:43

Gazeta Wall Street Journal ka zbuluar një prapaskenë politiko-diplomatike që përfshin kancelaren gjermane Merkel dhe presidentin italian Napolitano. Sipas të përditshmes që del në gjuhën angleze e që lexohet në të gjithë botën, në muajin tetor ka pasur një bisedë telefonike mes të dy shtetarëve. Thuhet që Merkel i ka thënë Napolitanos se “është e shqetësuar nga paaftësia e Berlusconi-t për t’i bërë ballë krizës; nëse nuk veprohet urgjentisht në Itali, kriza mund të përfshijë keq e mund të vërë poshtë gjithë Europën, përfshirë Gjermaninë”.

Lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Serbisë do të paguhet shtrenjtë

Postuar në 30 Dhjetor, 2011 08:58

Në një shkrim të sotëm te Koha Ditore, Agron Bajrami shtron një pyetje që e kemi anashkaluar të gjithë, se „kush fiton realisht me lëvizjen që mohon Republikën e Kosovës dhe godet xhepin e njerëzve që udhëtojnë“?

Së pari, kosovarët për të kaluar nëpër Serbi, duhet të heqin dorë nga Republika e tyre – targat RKS nuk mund të përdoren në Serbi, ndërsa kalimi i kufirit nuk mund të bëhet me pasaportë të Republikës. Udhëtimi me targa serbe të përkohshme, ka qenë i mundur edhe sot, pra, realisht marrëveshja nuk sjell asgjë të re në këtë pikë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme