Arkiv-Lajme
Teoria e 'faktit të kryer': hedhin në erë Heroin e Popullit
Sipas Top Channel-it, nata e Vitit të Ri u shfrytëzua për të ‘pastruar’ një lulishte në qytetin e Peshkopisë nga busti i Heroit të Popullit, Nazmi Rushiti. Duke përfituar nga zhurma e fishekzjarreve dhe shpërqendrimi festiv, busti është shkatërruar krejtësisht dhe për këtë janë përdorur vegla pune.
Viti 2012, viti i zgjedhjeve në botë
Pesëdhjetë e nëntë vende do të votojnë gjatë këtij viti. Ka 193 shtete në botë kështu që është rreth një e treta e vendeve të botës. 26 prej këtyre mund të shohin një ndryshim në udhëheqje kombëtare. Së bashku, këto ndryshime mund të ndikojnë në 53% të popullsisë në botë, që përfaqëson gjysmën e GDP-së botërore. Pjesë e këtij ndryshimi do të jenë dhe vendet më të fuqishme të botës.
Po fillon një vit i vështirë për Europën: Nga Gjermania në Greqi
- 1. Spanja ka arritur nivele shumë të larta papunësie, dhe në këtë pikë është shumë larg Gjermanisë, e cila, ndonëse është e kapur keq nga kriza, dallohet për një papunësi të ulët. Madje, asnjëherë nuk ka qenë kaq e ulët qysh prej momentit të bashkimit të dy Gjermanive. Është saktësisht 6,8%. Por kjo arritje shoqërohet me rënien e eksporteve dhe me rritjen e ulët (0,6% do jetë në vititn 2012, thotë Bundesbank).
Ditët e fillimvitit dhe terri informativ i stërzgjatur
Mass-media e Tiranës e ka bërë një ritual tanimë pauzën e fundvitit. Është fjala për një pauzë të gjatë që fillon në datën 31 dhjetor. Vetëm televizionet kanë informuar gjatë këtyre ditëve, por dhe ato duke marrë lajme të gatshme nga agjencitë e huaja, apo duke transmetuar protagonizmin e kollajtë të Presidentit e të kryeministrit në dyert e maternitetit të Tiranës për të uruar lindjen e bebes së parë të vitit.
Ndahet nga jeta Kiro Gligorov, Presidenti i parë i Maqedonisë së pavarur
Ka ndërruar jetë Kiro Gligorov, presidenti i parë maqedonas i zgjedhur në mënyrë demokratike.
Ai u zgjodh president në janar të vitit 1991, në kohën kur vendi ishte ende republikë jugosllave dhe shërbeu më pas dy mandate. Ishte Gligorov që udhëhoqi qytetarët e tij drejt referendumit, në të cilin ata votuan për pavarësi. Falë tij, Maqedonia ishte republika e vetme që u shkëput nga Jugosllavia pa luftë.
Ai e konsideronte Ish-Jugosllavinë si një federate ku një popull përpiqej të dominonte të tjerët.
Sa do doja një President që të mbante radhën (si Napolitano)
Presidenti italian, Giorgio Napolitano, ka marrë lëvdata nga të gjithë anët për mënyrën se si i ujdisi gjërat gjatë krizës e se si bëri dalje Berlusconi-n problematik që kish një mandat popullor për të qeverisur vendin. Por ai vlerësohet në Itali dhe për manierat e përkora dhe për skrupujt presidencialë. Ja, mbrëmë në Napoli ka shkuar në një kinema për të ndjekur filmin The Ides of March, ku Giorge Clooney luan rolin e një kandidati demokrat për postin e Presidentit të SHBA-ve. Nuk është se është ky fakt që të bën përshtypje. Është një tjetër.
Ermonela Jaho në Royal Opera, Covent Garden, Londër
Do të jepet sonte, a nesër, nga mediat shqiptare informacioni mbi Traviatën e Giuseppe Verdi-t në Royal Opera House në Covent Garden të Londrës, ku Violetën do ta interpretojë Ermonela Jaho? Si zor të jepet. Këtejpari, bota e informacionit është e ‘uzurpuar’ nga ngjarje të një natyre tjetër.
Amerikanët po lënë Kosovën?
Ndërkohë që njerëzit ende nuk janë ftilluar pas harbimit festiv të fundvitit, është dhënë lajmi se trupat amerikane do ta lënë Kosovën. Vendimi – kështu njofton e përditshmja Zëri në versionin online të sajin – është marrë në kuadrin e shkurtimeve që administrata ‘Obama’ ka ndërmarrë në lëmin e shpenzimeve ushtarake.
Erë e fortë kombëtariste po fryn në anët tona
Albin Kurti fitoi anketën “Personazhi i vitit”, të organizuar nga faqja e internetit të televizionit Top Channel. Kryetari i lëvizjes “Vetëvendosje” ka marrë numrin më të madh të votave në një garë që si rrallë herë ka qenë shumë e ngushtë, njoftoi ky televizion, duke shtuar se Albin Kurti pati meritën që ta kthejë Vetëvendosjen nga një aksion civil në një parti parlamentare të rëndësishme në jetën politike të Kosovës.
Dita e qetë e 1 janarit dhe një ‘adet’ i zhurmshëm
Ka lindur një cliché në Shqipëri. Ka kohë që ka lindur. E ka të bëjë me gazetarët e me politikanët. Me të mbaruar countdown-i, që shenjon mbërritjen e vitit të ri, gazetarët bëhen sy e veshë për të marrë vesh se kur do të lindë fëmija i parë i vitit, si do të quhet, ç’prindër ka, ç’gjini ka, në cilin maternitet ka lindur (çuditërisht në Shqipëri lindin të gjithë në Tiranë), kush ka qenë infermierja që e ka pritur e para, e plot hollësi të tjera që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.