Arkiv-Lajme të përditësuara

Deputeti i PDIU padit minibashkinë nr.10 në Tiranë, i kanë zënë truallin.

Postuar në 04 Qershor, 2014 03:42

Deputeti i PDIU Tahir Muhedini i është drejtuar gjykatës së Tiranës me një padi civile ku ka paditit njësinë bashkiake nr.10 në kryeqytet. Padia është dorëzuar në sekretarinë e gjykatës në datën 2 qershor, dhe se ka si objekt detyrimin e njësisë bashkiake nr.10 të lirojë dhe dorëzojë sipërfaqen e truallit të zënë në kundërshtim me ligjin.

Nuk dihet me saktësi se cila është sipërfaqja e zënë nga minibashkia, por nga sa mësohet deputeti ka pasur konflikte të vazhdueshme me minibashkinë nr.10. Pritet që në ditët në vijim kjo kërkesë padi të shqyrtohet nga gjyqtarja Fida Osmani. 

Elbasan, kapet 35 vjeçari, goditi disa herë me thikë një 49 vjeçar.

Postuar në 04 Qershor, 2014 03:40

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një 35 vjeçari pasi ka tentuar të vrasë një 49 vjeçar duke e goditur disa herë me thikë.

Në pranga të policisë ka rënë Gazmir Bali, 35 vjeç lindur dhe banues në Belsh të Elbasanit, pasi ka goditur disa herë në trup me thikë Shpëtim Shabanin, 49 vjeç banues po në Belsh.

Si pasojë e goditjeve të marra, i plagosuri ndodhet i shtruar në spitalin rajonal të Elbasanit jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, nga hetimet paraprake, bëhet e ditur se konflikti mes tyre ka ndodhur për motive pronësie.

Tepelenë, pranga 50 vjeçarit,dhunoi prindërit e policit për t'i bërë presion.

Postuar në 04 Qershor, 2014 03:38

 Policia e Tepelenës ka vënë në pranga një 50 vjeçar, pasi ka dhunuar fizikisht prindërit e një punonjësi policie për shkak të detyrës së këtij të fundit.
 
Në pranga ka rënë Artur Bardhi nga fshati Gusmar në komunën Kurvelesh të Tepelenës, për shkak të dhunës fizike të ushtruar ndaj prindërve të punonjësit të policisë po nga i njëjti fshat.
 

Xhaçka: Basha gënjen, ekonomia shqiptare është në rritje.

Postuar në 03 Qershor, 2014 15:16

Deputetja e Partisë Socialiste Olta Xhaçka ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili tha se ekonomia shqiptare është në rënie. Në një deklaratë për mediat, deputetja Xhaçka tha se shifrat e paraqitura nga Basha nuk janë reale, ndërsa theksoi se ekonomia shqiptare po ecën me ritmet e duhura.
 

Tentuan të bllokojnë aksionin anti- drogë,gjykata lë në burg 4 persona.

Postuar në 03 Qershor, 2014 15:14

Shkalla e parë e gjyqësorit, ka lënë në burg, katër nga tetë të arrestuarit e disa ditëve më parë nga ana e Policisë së Tepelenës, të cilët kundërshtuan veprimet e kësaj të fundit, gjatë një ndërhyrje, për identifikimin dhe shfarosjen e hashashit në zonën e fshatit Progonat.
 
Kryesuesi i seancës së sotme gjyqësore, ka dhënë masën e arrestit “burg pa afat”, për Sadam Memën, Donald Qendron, Moloton Kura dhe Dino Majkon.
 

Fier, aksidentohet italiani përplasi motorin me një trajler.

Postuar në 03 Qershor, 2014 15:05

Një shtetas italian është aksidentuar duke udhëtuar me motor, pasi është përplasur me një trajner. Italiani i aksidentuar është Aleksandro Luixhi Dilanxhio i cili po udhëtonte drejt Fierit me një grup motoçiklistësh.
 
Pikërisht në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, italiani Dilanxhio nga pakujdesia ka përplasur motorin në rrotën e pasme të një trajleri në krahun e shoferit duke humbur ekuilibrin dhe duke u rrëzuar.

Vlorë,aksioni i INUK në ditën e dytë Ndërhyrja për zgjerim rruge.

Postuar në 03 Qershor, 2014 12:26

Aksioni i Inspektoratit Urbanistik Kombëtar për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Skelës në bregdetin e Vlorës ka hyrë në ditën e dytë.
Gjatë ditës sotme pritet të prishen pesë objekte, nga të cilat katër banesa dhe një lokal.

Ish-të përndjekurit takojnë Veliajn “Grevistët janë futur nga PD”

Postuar në 03 Qershor, 2014 12:24

Një grup ish-të përndjekurish kanë zhvilluar sot një takim me ministrin e Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, nga i cili siç thanë kanë marrë përgjigje pozitive për kërkesat e tyre dhe dëmshpërblimet.

Këta ish-të përndjekur akuzuan të dënuarit e tjerë që kanë hyrë në grevë urie. Sipas tyre ata nuk janë ish-të përndjekur, pasi nuk kanë bërë asnjë ditë burg dhe se po bëjnë grevë politike.

Mat, dënohen me 8 vite burg 2 kryetarë komunash e 2 financierë.

Postuar në 03 Qershor, 2014 10:39

Dy kryetarë komunash dhe dy financierë janë dënuar në total me 8 vite burg, të akuzuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre. Vendimi me 2 vite burg për Lutfi Cekën, kryetar i Komunës së Xibrit, 1 vit burg për Hamit Xhakrosën kryetar i komunës Rukaj, në Mat dhe për dy kryefinancierët e komunave, 3 vite për Gani Rukën dhe 2 vite për Hajredin Bardhin, janë dhënë nga gjykata e Matit.

Elbasan,Panariti inspekton markatën e re “do gjenerojë vende pune”

Postuar në 03 Qershor, 2014 10:33

Tregu i ri i fruta perimeve në qytetin e Elbasanit do te jetë me kushte bashkëkohore. Zotimi është bërë nga ministri i bujqësisë, Edmond Panariti, teksa inspektoi punimet në këtë treg. Sipas Panaritit kompleksi tregtar përfshin frigoriferë dhe magazina shitjeje, ndërsa pritet të gjenerojë edhe shumë vende të reja punë në qytetin e Elbasanit
Punimet për ndërtimin e tregut të ri fruta perimeve në qytetin e Elbasanit janë inspektuar nga ministri i bujqësisë, Edmond Panariti.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara