Arkiv-Lajme të përditësuara

Batutat e Ramës për statusin: Kur ta marrim s'do këndojë më Çiljeta me të tjerë.

Postuar në 05 Qershor, 2014 03:18

Gjatë prezantimit të raportit të KE ditën e djeshme, ku u rekomandua dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, nuk kanë munguar as batutat e kryeministrit Rama. “Kur ta marrim nuk do këndojë më Çiljeta me të tjerë”, tha Rama.

Itali, bëri 41 vjedhje, dënohet hajduti shqiptar i 3 shteteve në BE.

Postuar në 05 Qershor, 2014 03:13

Jo pak, por 41 vjedhje të bëra që nga viti 2012. Hajduti është një shqiptar i cili është dënuar me 18 muaj burg në Itali, pasi është një ndër kleptomanët më të mëdhej. Por jo vetëm në Zvicër, shqiptari 36-vjeçar ishte dënuar më parë për vjedhje edhe në Itali dhe Gjermani. Dënimi në shtetin fqinj është dhënë një ditë më parë dhe mësohet se ndaj tij janë provuar të 41 rastet e grabitjeve. Herën e fundit ai ishte dënuar në Itali, ku kishte kryer disa vjedhje.

Vlorë, asgjësohet parcela me 80 rrënjë kanabis, në kërkim autorët.

Postuar në 05 Qershor, 2014 02:55

Një aksion i policisë së Vlorës ka bërë të mundur asgjësimin e një parcele me 80 rrënjë kanabis sativa në territorin e fshatit Kropisht, në vendin e quajtur “Përroi i Blodit”.
 
Operacioni i koduar “Anticanabis” bëri të mundur asgjësimin e 80 rrënjët kanabis nga efektivët blu, të kultivuar sipas policisë në një sipërfaqe prej 250 m², ndërsa bimët ishin të gjata rreth 30 cm.
 
Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të lëndës narkotike, ndërsa materialet proceduriale i kanë kaluar prokurorisë për procedime të mëtejshme penale.

Hetimi i Policisë, përplasjet sot PS-PD për raportin e komisionit.

Postuar në 05 Qershor, 2014 02:53

Raporti i Komisionit Hetimor për emërimet dhe shkarkimet në Policinë e Shtetit do të jetë sot për shqyrtim në seancë plenare. Konkretisht seanca do të ketë për miratim dy raporte, një të opozitës dhe një të mazhorancës.

Edhe kjo pikë e rendit të ditës pritet që të ngjalli tepër debat ndërmjet palëve pasi opozita nga ana e saj kërkon që të çoi për hetim në prokurori Artan Didin, si edhe Hysni Burgajn, pasi sipas tyre kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Ndërpritet greva e të larguarve nga administrata, në ditën e 15-të.

Postuar në 04 Qershor, 2014 13:04

Grevistët e shkarkuar nga administrata ndërpresin grevën e urisë në ditën e 15-të të saj. Kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga Puna, Nertila Qafzezi në një deklaratë për media tha se "arritëm të sensibilizojmë opinionin publik dhe institucionet ndërkombëtare për çështjen tonë".
 
Qafzezi ka ripërmendur 5 kërkesat e grevistëve drejtuar qeverisë, ndërsa ka theksuar se kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar ndaj tyre.
 

Vendimi i KM: Masa të reja për të forcuar luftën kundër duhanit.

Postuar në 04 Qershor, 2014 13:02

Ligji i miratuar në vitin 2006 për “Mbrojtjen e shëndetit nga duhani” do të ndryshojë. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur që të dërgohet në Parlament projektligji me ndryshimet përkatëse. Këtë e ka konfirmuar sot pas mbledhjes së Qeverisë në një deklaratë për shtyp Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi. Zv/ministrja e Shëndetësisë tha ndryshimet e propozuara synojnë mbrojtjen e popullatës nga produktet e duhanit.
 

Makina del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec, 2 të plagosur.

Postuar në 04 Qershor, 2014 12:59

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen dy personave është shënuar pasditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 8.00, kur ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Podgorije, dhe më pas është përmbysur disa herë, mjeti me targa KO 0606 A, me drejtues mjeti G.H, rreth 40 vjeç, dhe pasagjere bashkëshortja e tij T.G, 35 vjeç.

Tiranë, kapet në flagrancë greku ndiqte prej një viti gruan shqiptare.

Postuar në 04 Qershor, 2014 08:43

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin grek Mario Dimopoulos , pasi përndiqte një femër shqiptare. Forcat e komisariati numër tre e kanë kapur në flagarancë shtetasin grek, në afërsi të Ministrisë së Drejtësisë.

Dimopoulos kishte mbi një vit që përndiqte një 40-vjeçare në Tiranë. Hetimi është kryer me metoda speciale të policisë dhe Prokurorisë së Tiranës. Kallzimi nga 40-vjeçarja është bërë katër muaj më parë pranë komisariatit numër tre në kryeqytet. .dpuf

Aksioni i INUK në ditën e 3 për lirimin e hapësirave tek Uji i Ftohtë.

Postuar në 04 Qershor, 2014 08:41

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vijuar edhe sot në ditën e tretë aksionin për prishjen e objekteve në kuadër të zbatimit të projektit të zgjerimit të rrugës së Skelë-Uji i Ftohtë në qytetin e Vlorës.
 
Deri më tani mësohet se INUK ka prishur 9 objekte, ndërsa po punohet me mjete të rënda edhe të objekteve të tjera. Sipas INUK përmbyllja e këtij aksioni do të finalizohet me prishjen e 4 objekteve të tjera të mbetura, 2 njëkatëshe dhe 2 dykatëshe nga 13 gjithsej që do të prisheshin.
 

Sërish Irinej, bekon varret e mbretërve serb në Shkodër.

Postuar në 04 Qershor, 2014 08:37

Patriarku i Serbisë Irinej, me mbërritjen e tij në Shqipëri ka zhvilluar dhe një takim me besimtarët ortodoks në Shkodër. Ndërsa nuk ka nguruar të shprehet se dikur zona ka qenë nën një ndikim të kishës ortodokse serbe, si dhe e mbretëruar nga shën Jovan Vladimiri dhe shumë mbretër të tjerë serb.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara