Arkiv-Lajme të përditësuara
Shkrihet “Brisku dhe Reis”, Policia: Nga 1 qershori në një strukturë.
Pas hyrjes në fuqi të strukturës së re të policisë më datë 1 qershor, me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit këtë të premte janë shkrirë në një strukturë dy repartet ekzistuese “Brisku” dhe “Reis”.
Shkrirja në një e dy strukturave të mëparshme ka sjell dhe lirimin nga detyra të disa efektivëve të cilët kanë shërbyer më parë si forcë operacionale.
Lezhë, makina përplaset me murin rrethues, humb jetën një 22-vjeçar.
Një aksident me pasojë vdekjen e një 22-vjeçari ka ndodhur në Lezhë. Fred Kaçorri, drejtuesi i automjetit tip “Fiat Punto”, ka gjetur vdekjen pasi makina është përplasur me murin rrethues të një lokali në Portin e Shëngjinit.
Nga hetimet e para shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia, ndërsa 22-vjeçari humbi kontrollin.
Policia ka mbërritur në vendin ku ndodhi aksidenti ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që shkaktuan vdekjen e të riut.
Naço: Ndërmjetësimi, mundësi për zgjidhjen e shpejtë të konflikteve.
Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me USAID kanë nisur një projekt për zyrat e ndërmjetësimit në zgjidhjen e konflikteve. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka thënë se ndërmjetësimi është një mundësi për zgjidhje të shpejtë të konflikteve. Sipas Naços, ministria e që ai drejton po punon për përmirësimin e legjislacionit.
Ministri tha se zgjidhja e konflikteve me ndërmjetësim do të ul numrin e çështjeve në gjykata, që sipas tij janë të mbingarkuara.
Fier, policia shpon muret e magazinës së bananeve.
Magazinat e “Rrapo Kompani” në Vajkan, në kilometrin e pestë të autostradës Fier-Lushnjë, kanë rezultuar të pastra.
Një grup oficerësh të antidrogës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, shërbime të policisë së Fierit dhe të drejtorisë së përgjithshme të doganave ushtruan një kontroll të imtësishëm në magazinat që kishte porositur ngarkesën e bananeve nga Ekuadori, me anijen ku u gjetën 250 kilogramë kokainë.
Kapet në Durrës peshkaqeni 45 kg, mbi 2m i gjatë.
Në rrjetat e peshkatarëve të Durrësit ka rënë një peshkaqen mbi 2 metra i gjatë dhe me peshë 45 kilogram.
Peshkaqeni është kapur në Durrës sot pasdite rreth orës 18:00 nga peshkatarët e qytetit bregdetar.
Shfaqja e peshkaqenëve në ujërat e detit Adriatik, nuk është më një dukuri e rrallë, pasi në vitete e fundit peshkaqenët janë kapur shpesh nga peshkatarët shqiptarë.
Berisha:Danaj kryeskafist, Balla: Po deputeti juaj i dënuar për mitmarrje?
Shkarkimi me mocion i kreut të Këshillit të qarkut Vlorë dhe emërimi i kreut të ri Sadrit Danaj ka përplasur në Kuvend ish-kryeministrin Berisha dhe deputetin socialist Taulant Balla. Berisha pretendoi se Danaj është i dënuar si trafikant. Balla solli dokumente që vërtetojnë se s'ka qenë asnjëherë i dënuar, ndërsa shtoi se në radhët e PD ka deputetë qe kanë qenë të dënuar, por që kanë përfituar nga amnistia.
Balla: Jozefin, ja si emërove diplomat në Francë dhëndrin tënd këngëtar.
Opozita kërkon hetimin e emërimeve në adminsitratën shtetërore nga shtatori i 2013-ës, por mazhoranca jep dakordësi për komisionin, vetëm nëse hetimi i emërimeve nis nga vitit 2009 kur të djathtët ishin në pushtet. E kjo, pasi sipas shumicës në Parlament, ka shumë vend për debat kur vetëm në sistemin diplomatik ndodheshin fëmijët e politikanëve.
AKU kontroll furrave të bukës në gjithë vendin për monitorim cilësie.
Vaji që përdoret për prodhimin e bukës në vendin tonë është jashtë standardit, ndërsa miellit i shtohet adiditivë apo ngjyrues për të rritur cilësinë. Këto janë vetëm disa prej problemeve që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kontatuar gjatë monitorimit të këtij sektori, ndërsa janë bërë publike sot gjatë një takimi që kanë zhvilluar me prodhuesit e bukës në vend
Vetë prodhuesit e bukës kanë deklaruar se probleme mbeten furrat në periferi të qyteteit, ndërsa kanë kërkuar që të ndryshojnë edhe kriteret për të hapur një biznes të ri në prodhimin e bukës.
Durrës, nis ripyllëzimi i kodrës së Currilave, projekt me vlerë 2 mln €.
Një prej zonave me piktoreske, por mjaft të rrezikshme përsa i përket erozionit, do t’i nënshtrohet projektit për sistemimin e saj.
Bëhet fjalë për Kodrën e Currilave në qytetin Durrësit, e cila do t’i nënshtrohet një projekti me vlerë 2 milionë dollarë që synon parandalimin e rrëshqitjeve të dheut nëpërmjet ripyllëzimit dhe tarracimit.
Ka qenë ministri i Mjedisit Lefter Koka që duke shfrytëzuar Ditën Botërorë të Mjedisit, ka bërë të ditur fillimin e projektit.
Grabiten menaxherin e një qendre tregtare, pranga dy të dyshuarve.
Policia e Fierit ka arrestuar dy persona që dyshohet se grabitën menaxherin e një qendre tregtare. Në pranga kanë përfunduar Ermal Shkëmbi dhe Amarildo Hyqmeti, ndërsa policia është vënë në ndjekje të një personi të tretë Qelik Kapaj.
Sipas policisë grabitësit u identifikuan nga kamerat e qendrës tregtare, ndërsa gjatë grabitjes ishin pa maska.
Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë, ku grabitësit i morën 3 milionë lekë menaxherit të Qendrës “ETC” në qytetin e Fierit e më pas u larguan me një makinë. Pasi u larguan grabitësit dogjën e makinën.