Arkiv-Lajme të përditësuara
“Fund marrëzisë”, 42 oficerë të krimit ekonomik “spiunuan”.
Shërbimi i Kontrolli të Brendshëm ka faktuar edhe shkeljet e bëra nga oficerë policie gjatë operacionit kundër lojërave të fatit të koduar “Fund Marrëzisë”. “Inspektimi i procedurave të ndjekura nga Seksionet Kundër Krimit Ekonomik në kuadër të operacionit “Fund Marrëzisë”, dhe mbi bazën e konstatime të evidentuara në raportin e inspektimit u sugjerua strukturave kompetente të Policisë së Shtetit, fillimi i ecurisë disiplinore për 42 punonjës, nga të cilat 17 prej tyre janë trajtuar si “shkelje e rëndë” e disiplinës dhe 15 prej tyre si “shkelje e lehtë” e disiplinës.
Misioni dhe detyrat që ka dhe kryen Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka mision parandalimin dhe hetimin e aktiviteteve të paligjshme të punonjësve të policisë. Misioni është: ”T’i garantojë komunitetit një shërbim policor të përgjegjshëm dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standartet e kërkuara”.
Konkursi për Shkollën e Policisë 1 mijë aplikantë në shkollë.
etëm 2 ditë më parë, Policia e Shtetit ka bërë publike edhe emrat e 1000 aplikantëve të cilët ishin shpallur fitues në konkursin për t’u bërë pjesë e kursit për Patrullë të Përgjithshme. Në fillim të këtij viti, Ministria e Brendshme hapi një konkurs të ri, për të rekrutuar të rinj, të cilët kishin dëshirë të bëheshin pjesë e uniformave blu.
Konkursi u hap me qëllim ristrukturimin e strukturave dhe faktit se, gjatë rekrutimeve të mëparshme ishin bërë shkelje nga ana e komisioneve që përzgjidhnin konkurrentët.
Vlorë, sekuestrohen 600 kg kanabis tre trafikantët në prangat e policisë.
Policia e qytetit bregdetar ka sekuestruar 600 kg kanabis dhe ka arrestuar 3 persona si trafikantë. Operacioni i koduar “Weekend” i policisë së Vlorës është finalizuar pas një hetimi 1 mujor me sekuestrimin e lëndës narkotike dhe me arrestimin e 3 prej personave të dyshuar si trafikantë.
Lezhë,protesta e tregtarëve në ditën e 4-të, tre gra përfundojnë në spital.
Gjatë protestës së tregtarëve të cilët prej 4 ditësh janë ngujuar në ambientet e tregut, tre gra kanë përfunduar në spital për shkaqe shëndetësore.
Janë 150 tregtarë të tregut të lirë në Lezhë, pjesa dërrmuese gra, që qëndrojnë prej 4 ditësh të izoluar në ambientet ku ata ushtrojnë aktivitetin e tyre, pasi protestojnë ndaj tarifës që tatimet kanë përcaktuar për regjistrimin e tyre si biznes.
Ahmeti shoku i Ledion Marës të vrarë në 2009, i bëri këngë.
Kleviol Ahmeti, njihet si shok i Ledion Marës të vrarë në 7 gusht 2009 në Durrës. Sipas burimeve të prokurorisë Ahmeti, gjatë kësaj periudhë i ka kushtuar dhe një këngë të ndjerit Ledion Mara, e cila është hedhur në Youtube, “Kujtim për Ledion Marën”. Kjo nuk është kënga e vetme që Ahmeti i ka kushtuar Ledion Marës, pasi disa vite më parë ai ka publikuar në rjetet sociale dhe një këngë ku shante efektivët e Policisë së Shtetit që morën pjesë në arestimin e Dritan Dajtit, operacion ku veç katër policëve mbeti i vdekur dhe shoku i tij Ledion Mara.
Teknologjia, zgjedhjet elektronike të parealizueshme.
Futja e teknologjisë në proceset zgjedhore kërkon amendamente në Kodin Zgjedhor. Për miratimin e sistemeve elektrike të numërimit të votave dhe të verifikimit të zgjedhësve nuk ka një pikë konkrete në Kodin Zgjedhor pasi në të janë theksuar vetëm pikat për zgjedhjet parlamentare 2013. Konkretisht në Kodin Zgjedhor përcaktohen pikat për mënyrën se si do të bëheshin zgjedhjet elektronike për vitin 2013, dhe jo për të gjithë procesin zgjedhor në tërësi, çka do të thotë se duhen një ndërhyrje në Kod.
Vendime i ministrave të KiE për pronat, Peçi: Hapet drita jeshile.
Në një deklaratë për media zv/ministër i Drejtësisë Idlir Peçi ka përshëndetur vendimin e djeshëm të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që mori dje një vendim shumë pozitiv për plan veprimin e kthimit dhe kompensimit e pronave të ndërmarrë nga qeveria shqiptare.
Peçi ka bërë të ditur se tashmë i është kërkuar edhe Gjykatës së Strasburgut që të shtyjë afatin që i ishte lënë Shqipërisë për të zgjidhur çështjen e pronave, në mënyrë që të implementohen reformat e nevojshme.
Gjermeni në Durrës: Turistëve t'u ofrohen kushtet e duhura.
Ministria e Turizmit Englantina Gjermeni, e shoqëruar nga stafi i saj si dhe administrata vendore ka vizituar paraditen e sotme vijën bregdetare në plazhin publik të Durrësit, për t'u njohur nga afër me punën e deritanishme.
Fier, ndërtimet pa leje në fshatin Darzezë, Driza: S’ka plan rregullues.
Fshati Darzezë është një nga fshatrat turistike në rrethin e Fierit, në varësi të komunës Dermenas. Fshati i ndërtuar mes pishave dhe pranë detit, frekuentohet shumë nga plazhistët. Por ashtu si shumë fshatra të tjera turistike, edhe Darzeza, nuk i ka shpëtuar ndërtimeve pa leje, kjo edhe për shkak të kërkesave të turistëve për të qëndruar gjatë aty.
Nënkryetari i komunës së Dermenasit Bilbil Driza shprehet se fshati Darzezë, nuk ka asnjë plan rregullues, dhe se shumë ndërtime janë bërë nga banorët e fshatit pa marrë leje nga komuna Dermenas.