Arkiv-Lajme të përditësuara
Bulqizë, protesta të dhunshme kundër ndërtimit të HEC-it.
Banorët e fshatit Valikardhi në Bulqizë zhvillojnë protesta të dhunshme kundër ndërtimit të një HEC-i.
Mësohet se ka pasur konfrontime fizike midis banorëve dhe punonjësve të këtij HEC-i. Protestuesit kanë thyer xhamat e kampit të punëtorëve dhe më pas kanë tentuar të shkatërrojnë një nga fadromat e kompanisë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat janë duke punuar për qetësimin e ngjarjes.
Ylli në Zvicër: Synojmë rritjen e sigurisë në punë dhe standardeve.
Reduktimi i vendeve të punës jashtë ligjit dhe siguria në punë kanë qenë temat kryesore gjatë takimit që kreu i Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli ka zhvilluar me presidenten e Organizatës Botërore të Inspektimit në Punë, Mishele Paterson. Kreu i Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli po merr pjesë në Kongresin e 14 të Organizatës Botërore të Inspektimit në Punë (IALI), që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës, në zyrat qendrore të Organizatës Botërore të Punës (ILO).
Sarandë, vijnë për Live, këngëtarët grekë ikin dhe me 63 kg marijuanë.
Dy këngëtarë grekë të ftuar për të kënduar në lokalet me muzikë të Sarandës, në fundjavë janë kapur në pikën kufitare të Kakavijës në kthim për në Greqi me 63.5 kilogramë marijuanë, për ta trafikuar në drejtim të shtetit helen.
Policia e Gjirokastrës raportoi arrestimin e 27-vjeçarit Panajotis Markopulos dhe 30-vjeçares Anastasia Vogiatzi, pasi me automjetin e tyre tip Seat me targa IPP 3885, në një vend të fshehtë u gjet droga e ndarë në 95 pako.
2 financierë në gjyq! Lanë 65 mijë vetë pa ujë, dhe morën 19 mln lekë.
Prokuroria e Matit konkludon hetimet dhe dërgon dosjen në gjykatë për skandalin me ndërtimin e Ujësjellësit të Matit, ku pavarësisht investimit rreth 19 milionë lekë të reja, për 65 mijë banorët situata e furnizimit me ujë mbetet skandaloze.
Prokuroria ka dërguar të pandehur në gjykatë Besim Suçin, ish-shefi i Financave për 11 vite rresht, nga viti 1997 deri në vitin 2008 si dhe Saimir Ruçin, edhe ky ish shef-Financash nga viti 2008 deri në vitin 2013.
Rama: Sezon me plazhe të pastra Berisha ndihej mirë mes plehrave.
Qeveria prezantoi paketën e masave për çeljen e sezonit turistik veror, kryefjalë e së cilës është “plazhe të pastra”. Kryeministri Rama tha se puna për t’i ofruar pushuesve një plazh të pastër ka nisur që në dimër me “çlirimin” nga plehrat të të gjithë territoreve kur pritet të vijën turistë.
Berisha: Rama cinik, tallet me qytetarët për legalizimet falas.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar një takim të zgjeruar ndërinstitucional me drejtues e përfaqësues të ministrive dhe agjensive të lidhura drejtpërsëdrejti me procesin e legalizimeve me kryeministrin Rama . Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se ky është një mashtrim.
Rama: Urime Hashimit për fitoren suksese anëtarëve të ri të parlamentit.
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur fitoren e homologut të tij Hashim Thaçi në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Kosovë.
Përmes një postimi në Tëitter, Kryeministri Rama ka uruar suksese për anëtarët e rinj të parlamentit kosovarë, duke theksuar se pavarësisht se është bërë shumë, sipas tij ende ka shumë për tu bërë.
“Urime Hashimit&PDK per fitoren, suksese te gjithe anetareve te Parlamentit te ri te Kosoves.Shume eshte bere ka ende shume per te bere.” shkruan Rama në Tëitter.
Makina ushtarake përplaset me dyqanin, humb jetën drejtuesi.
Një makinë ushtrie është përplasur me një dyqan mëngjesin e sotëm në Krujë, dhe përpasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj, ndërsa është plagosur edhe një kalimtar.
Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se viktima është ushtaraku Petrit Buçi, 38 vjeç.
Mësohet se automjeti ushtarak, i cili po transportonte municione, ishte nisur drejt Malësisë së Krujës, në Nojë, ndërsa humbi kontrollin duke u përplasur me dyqanin.
Për pasojë ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar, Saba Lika, 50 vjeç.
Divjaka, Braçe: Rrëzimi, inskenim Radhën e ka ish-polici i Berishës.
Pas arrestimeve më të fundit për rrëzimin e avionit në Divjakë dhe dëshmisë së dhënë nga Kleviol Ahmeti, ka reaguar edhe deputeti socialist Erion Braçe. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, deputeti socialist ndërsa thotë se kjo ngjarje është një inskenim për rrëzimin e avionit me drogë, Braçe shprehet se çështja do të vijojë të hetohet deri në fund “pasi radhën e ka ish-shefi i policisë në kohën e Berishës”.
Humb jetën në aksident 3-vjeçarja Shoqërohet drejtuesi i mjetit.
Një vajzë 3-vjeçare ka gjetur vdekjen teksa është përplasur nga një automjet.
Ngjarja e rëndë është shënuar në Sukth të Durrësit ku mjeti me targa italiane BO210FJ, që drejtohej nga shtetasi Lek Lleshaj 34 vjeç, në aksin rrugor Sukth – Hamallaj ka përplasur 3- vjeçaren me iniciale A.M, e cila dyshohet se i ka prerë rrugën mjetit.
Si pasojë e përplasjes 3-vjeçarja ka marrë plagë të rënda, ndërsa drejtuesi i mjetit që e aksidentoi e ka çuar atë drejt spitalit të Durrësit.