Arkiv-Lajme të përditësuara

Krujë, policia asgjëson 500 rrënjë kanabis ishte mbjellë në 3 parcela.

Postuar në 10 Qershor, 2014 15:11

500 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Durrësit mesditën e sotme në një fshat malor të komunës Cudhinë në malësinë e Krujës.

Sasia e bimës narkotike ishte mbjellë në tre parcela në tokë shtetërore në një zonë me pyje të dendura mes Matit Krujës dhe Kurbinit.

Terreni i thyer dhe malor ishte i përshtatshëm për të kamufluar lëndën narkotike, ndërkohe që nuk ka ende asnjë të ndaluar lidhur me këtë rast.

Ndërkohë forcat e policisë kanë evidentuar edhe 6 parcela të tjera më bimë të sapombjella me kanabis.

Droga e sekuestruar, pagesa për 2 këngëtarët grekë të arrestuar.

Postuar në 10 Qershor, 2014 10:03

Dy këngëtarët grekë Panajotis Markopulos dhe Anastasia Vogiatzi kundërshtojnë akuzën e trafikimit të marijuanës dhe se kanë rënë në kurth. Deklaratat janë bërë në seancën për marrjen e masës së arrestit në gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Ngeli në provim, 23-vjeçarja hidhet nga kati i 17 i “Sky Tower”

Postuar në 10 Qershor, 2014 09:43

Një vajzë 23-vjeçare nga Fieri, është hedhur nga kati i 17 i "Sky Tower" në kryeqytet. 23-vjeçarja Iris Belba, e cila ka vendosur t'i japë fund jetës përmes këtij akti ekstrem, mësohet se ishte studente në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë. "Sky Tower" ndodhet në hyrje të zonës së ish-Bllokut në kryeqytet. Dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë ngelja në një provim.

Trupi i pajetë i vajzës së re ka rënë në trotuarin para "Sky Tower" dhe para rënies vdekjeprurëse, e reja është përplasur me një shtyllë dritash.

Tiranë, kapet hajduti i shtëpive, 20 vjedhje duke hapur dyer me karta.

Postuar në 10 Qershor, 2014 06:54

Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar i cili akuzohet për një seri vjedhjesh banesash. Aleksandër Ndrelalaj ka rënë në pragat e policisë pas një operacioni policor të koduar "Kasketa". Sipas policisë ai “ka dorë” në vjedhjen e rreth 20 banesave. 

Forcohen masat e sigurisë ndaj Dajtit, në terren qen antieksploziv.

Postuar në 10 Qershor, 2014 06:45

 Ditën e sotme ka nisur seanca e rradhës ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e 4 oficerëve të policisë. Seanca gjyqësore, është e dyta rradhazi me dyer të mbyllura, ndërsa e 273 në total ndaj tij që nga momenti i arrestimit të tij në 2009.

Vendimi për mbajtjen e kësaj seance me dyer të mbyllura është marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për shkak të sigurisë dhe dinjitetit të gjyqtarëve, ndërsa rreth godinës ndodhen agjentët e GOS si dhe qen antieksploziv të policisë që po kryejnë kontrolle për lëndë plasëse brenda gjykatës.

Ja dhurata që Rama i dha Papa Franceskut në Vatikan.

Postuar në 10 Qershor, 2014 06:43

Gjatë vizitës së tij në Prill të këtij viti në Vatikant, kryeministri Edi Rama i ka kushtuar rëndësi të veçantë dhe dhuratës që ka ofruar për Papa Francescun.

Një hartë e gdhendur, ndërsa ky imazh tashmë është i njohur për shqiptarë.

Raporti te Llalla, policia po heton korrierët dhe jo bosët e drogës.

Postuar në 10 Qershor, 2014 02:21

Një raport inspektimi i mbërritur kohët e fundit në tavolinën e kryeprokurorit Adriatik Llalla, i propozon këtij të fundit që të hetojë pasuritë e trafikantëve të “dhjamosur” dhe jo vetëm korrierët e drogës që kapet në kufi. Raporti është përpiluar nga specialistët e Drejtorisë së Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme, i cili falë një kontrolli të ushtruar pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka nxjerrë disa rekomandime, që tashmë i janë propozuar numrit një të akuzës Adriatik Llalla.

Tepelenë, i godet rrufeja, humbin jetën 2 persona, po kullosin bagëtitë.

Postuar në 10 Qershor, 2014 02:18

 Përkeqësimi i motit ka shkaktuar vdekjen e dy personave pasi janë goditur nga rrufeja në fshatrat Dukaj dhe Sinanaj të Tepelenës.

Nga policia e Tepelenës bëhen të ditur emrat e viktimave. Dy personat të cilët kanë humbur jetën janë 22-vjeçari O.Zeneli që ka qenë duke kullotur bagëtinë nga fshati Dukaj, ndërsa viktima e dytë është 31-vjeçarja A.Kamberi nga fshati Sinanaj. 31-vjeçaren Kamberi rrufeja e ka goditur kur po kthehej me bagëtinë, pranë banesës

Matura, tentuan t’i jepnin provimin një shtetasi në Itali, 4 në pranga.

Postuar në 10 Qershor, 2014 02:17

Administratori i një shkollë jo-publike në qytetin e Beratit, drejtori i shkollës dhe dy persona të tjerë janë arrestuar ditën e sotme, pasi tentuar t’i jepnin provimin e Maturës Shtetërore, një shtetasi i cili ndodhet në Itali. Administratori Qani Gjylsheni dhe drejtori Hajri Arkaxhiu, me ndihmën e shtetasve Shpëtim Alia dhe Ramazan Murati, tentuar t’i jepnin provimin të riut. Arrestimi i tyre është bërë në flagrancë në sajë të operacionit policor “Verifikimi”.
 

Pogradec, vritet me thikë 26-vjeçari në qendër të qytetit, s’dihen shkaqet.

Postuar në 09 Qershor, 2014 15:32

jë 26-vjeçar është vrarë me thikë pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit. Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes së 26-vjeçarit Klement Hoxhallari nga fshati Starovë.
Nga të dhënat e para mësohet se 26-vjeçari ka qenë duke luajtur në një bilardo në qendër të qytetit të Pogradecit.

Ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit. Nga ana e bluve të Pogradecit bëhet e ditur se deri tani janë shoqëruar 10 persona në polici, për t'u pyetur për rrethanat e ngjarjes.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara