Arkiv-Lajme të përditësuara

Droga, arrestohen dy të paprekshmit Pjesë e rrjetit të Gëzim Çelës?

Postuar në 13 Qershor, 2014 03:31

Policia ka arrestuar në Tiranë dhe Laç dy persona që deri disa kohë më parë konsideroheshin si të paprekshëm nga uniformat blu. Superoperacioni që drejtohej nga prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini dhe zv.drejtori i policisë së Shtetit Sokol Bizhga, ka futur në rrjetën e tij dy shtetasit Arjan Shanaj nga Fieri dhe Astrit Bushin në qytetin e Laçit. 

Tiranë, përfundon afati i anëtarësimeve, priten zgjedhjet në PD.

Postuar në 12 Qershor, 2014 16:38

Sot përfundon afati i përcaktuar nga Partia Demokratike për procesin e anëtarësimeve të reja në degën e Tiranës. Afati ishte parashikuar që të përfundonte në datën 5 qershor, por u shty me vendim të partisë që të zgjatej me një javë. Si argument u përdor fakti se numri i anëtarësimeve ishte tepër i lartë dhe për këtë, duhet që të rriste kohën në mënyrë që të mbylleshin të gjitha procedurat.

Pas kësaj, pritet që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të miratojë një udhëzues tjetër për mënyrën se si do të operojë dega më e madhe e PD-së për zgjedhjet e brendshme.

Statusi, ish-Presidentët Meidani Moisiu e Topi letër qeverive të BE-së.

Postuar në 12 Qershor, 2014 16:36

Pas letrës së Presidentit Nishani drejtuar krerëve të shteteve anëtare të BE, për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë, një mesazh të tillë kanë përcjellë edhe ish-presidentet e Shqipërisë. Në një letër të përbashkët drejtuar qeverive të Bashkimit Europian për statusin, ish-presidentët Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi.
 
Në mesazhin drejtuar qeverive të BE-së, ish-presidentët theksojnë përparimet e bëra deri më tani në Shqipëri, ndërsa theksohet se “Projekti i integrimit evropian është synimi i vetëm politik i vendit”.

Prokuroria sekuestron në Gjadër avionin e diplomatit austriak.

Postuar në 12 Qershor, 2014 16:34

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar në Gjadër avionin e një diplomati austriak, pasi dyshon se do përdorej për trafik droge. Në lidhje me këtë ngjarje është marrë një pyetje diplomati të ambasadës austriake në Tiranë, dhe një inxhinier, i cili ka ndërtuar me pjesë avionin. Këtë e fakt e ka bërë të ditur vetë inxhinieri kur është marrë në pyetje, duke u shprehur se “Avioni në Gjadër u ndërtua me pjesë”.
 
Inxhinieri shton se “avioni nuk është ngritur në fluturim”, ndërsa është gjetur në hangarin e një bujku në Gjadër.
 

Përmet, asgjësohen 180 rrënjë kanabis.

Postuar në 12 Qershor, 2014 10:35

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar dhe asgjësuar  në Përmet rreth 180 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Sipas strukturave të policisë së Gjirokastrës bëhet e ditur se bima narkotike është gjetur e kultivuar në fshatin Limaj të qytetit të sipërpërmendur. Deri në këto momente nuk dihet se cili është pronari i okës në të cilën është sekuestruar lënda narkotike. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

I shpallur në kërkim kombëtar, ekstradohet në Shqipëri 47 vjeçari.

Postuar në 12 Qershor, 2014 10:32

Ditën e sotme është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri, i shpalluri në kërkim kombëtar, Romeo Gjini. 47 vjeçari me origjinë nga qyteti i Fierit, është dënuar me 8 vjet burg për kryerjen e veprës penale të “Favorizim prostitucioni”. Interpol Tiranë bën të ditur se i shpalluri në kërkim, në periudhën 1994-1997, nën ushtrimin e dhunës fizike ka detyruar njё femër të prostituojë në Milano të Italisë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Greqi, në pranga 6 shqiptarë, akuzohen për trafik kombëtar droge.

Postuar në 12 Qershor, 2014 10:29

Policia greke ka vënë në pranga gjatë ditës së sotme 6 shqiptarë, dhe ka shpallur në kërkim 12 të tjerë. Ata akuzohen për trafik kombëtar të lëndëve narkotike si dhe për pjesëmarrje në organizata kriminale. Policia e Greqisë informon se është kryer kontroll në 10 banesa, 2 biznese dhe disa automjete. Është sekuestruar një sasi prej 400 gramë lëndë narkotike e llojit marijuanë dhe 28 gramë kokainë. Gjithashtu, policia ka sekuestruar 3 karta bankare, 3 celularë dhe shumën e parave prej 11 mijë eurove. Operacioni policor është shtrirë në qytetet Livadhea, Lamia dhe Thiva.

Hakmerret ndaj ish-partnerit duke i vënë eksploziv, pranga 2 personave.

Postuar në 12 Qershor, 2014 06:49

 Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona, pasi janë të dyshuar se kanë vendosur eksploziv në një makinë. Në pranga kanë përfunduar Gëzime L. 22 vjeç dhe Denis Shemi.

Ngjarja ka ndodhur më 7 Qershor në Metoq, ndërsa nga shpërthimi i makinës nuk ka pasur të lënduar. Sipas hetimeve të para të policisë 22- vjeçarja Gëzime L. kishte vendosur eksplozivin në shenjë hakmarrje ndaj ish-partnerit.

Gëzime L. dhe Denis Shemi vendosën eksplozivin në bashkëpunim, ndërsa policia po pinon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Banorët protesta ndaj ndërtimit të HEC, duan dëmshpërblimin e tokës.

Postuar në 12 Qershor, 2014 06:47

 Banorët e Qafë-Mollës në Mirditë i rikthehen sërish protestave kundër ndërtimit të HEC-it në këtë fshat.

Banorët nuk kanë lejuar punonjësit e firmës turke 'Ajenas Energy' të vijojnë punën e tyre, teksa shtojnë se nuk janë shpronësuar ende për tokën. Sipas banorëve atye u ishte premtuar se do shpronësoheshin për tokën, ndërsa nuk u mor asnjë masë nga ana e firmës dhe instancave vendore

Motorçikleta përplaset me shtyllën vdes 30 vjeçari, plagoset rëndë nipi.

Postuar në 12 Qershor, 2014 01:21

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Hoten në komunën e Bushatit në Shkodër. Përplasja e motorçikletës me shtyllën e energjisë elektrike ka rezultuar fatale për 30 vjeçarin Ndoj Pjetri që ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa nipi i tij 12 vjeçar është plagosur rëndë.
 
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje 30 vjeçari ka qenë duke drejtuar motorçikletën ndërsa nipi i tij ka qënë pasagjer, por si pasojë e humbjes së kontrollit motorçikleta është përplasur me shtyllën e energjisë elektrike.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara