Arkiv-Lajme të përditësuara

Norvegji, Breivik i vë kushte gjykatës

Postuar në 24 Maj, 2012 12:18

Anders Behring Breivik, personi që vrau 77 persona në një sulm të motivuar nga racizmi në korrik 2011 në Norvegji, do të pranojë vendimin që do të marrë gjykata për të vetëm nëse do ta shpallet mendërisht i shëndetshëm. 

”Monstra” ka pranuar më parë të gjitha akuzat për vrasje, por mohon përgjegjësinë kriminale.

Ai është duke u gjykuar prej disa javësh, ndërsa gjykata do të shprehet për gjendjen e tij mendore vetëm në fund të procesit, pasi dy ekspertiza të mëparshme kanë arritur në vendime kontradiktore.

Thellohet kriza për biznesin europian

Postuar në 24 Maj, 2012 12:11

Aktiviteti i bizneseve europiane shënoi normën më të ulët në muajin maj, sipas një vëzhgimi të realizuar nga agjensia e specializuar “Markit”. 

Indeksi, i cili merr parasysh fuqinë blerëse, prodhimin dhe shërbimet e ofruara nga kompanitë private, ra në nivelin 45,9, më i ulët në 35 muaj.

Një indeks më i ulët se 50 tregon për rënie. Ndërkohë, euro vazhdon të dobësohet përballë monedhave të tjera, ndërsa regjistroi nivelin më të ulët në 22 muaj përballë dollarit, pasi një euro u shkëmbye të enjten me 1,25 dollarë.

Zgjedhjet, Obama keq në Arkansas e Kentaki

Postuar në 24 Maj, 2012 03:44

Barack Obama nuk ka korrur sukses në zgjedhjet paraprake, që janë edhe të fundit, për shtetet e Arkansasit dhe Kentakit. 

Natyrisht këto zgjedhje nuk kanë asnjë efekt real, pasi Presidenti amerikan në fuqi është edhe kandidati i vetëm demokrat në garën për Shtëpinë e Bardhë. Aq më tepër që bëhet fjalë për dy “Shtete të Kuqe”,  dmth shtete me orientim mjaft konservator. 

Megjithatë, e djathta ka ironizuar në lidhje me hapat false të Obamës. 

Aleanca KuqeZi denoncon skandalin: Qeveria s’ka paguar trupat shqiptare në Bosnje e Afganistan

Postuar në 24 Maj, 2012 03:36

 

Aleanca KuqeZi thotë se qeveria shqiptare po shkakton një skandal, duke mos paguar trupat shqiptare që kanë qenë jashtë vendit në misione paqeruajtëse.

Vitet mesatare të shkollimit, Shqipëria e 5-ta në rajon

Postuar në 24 Maj, 2012 03:26

Shqipëria renditet e pesta në rajon përsa i përket viteve mesatare të shkollimit. Sipas një raporti të PNUD për zhvillimin 2011, e para në rajon renditet Sllovenia me 11.6 vjet, e ndjekur nga Kosova me 11.2 vjet, Mali i Zi dhe Bullgaria me 10.6 vjet e më pas vendi jonë me 10.4 vjet shkollim. E fundit në rajon renditet Maqedonia me 8.2 vjet dhe me vetëm  0.5 vjet para saj renditet Bosnje Hercegovina. 

 

Albanian Screen 

BE: Greqia në zonën euro, por të respektojë angazhimet

Postuar në 24 Maj, 2012 02:45

Bashkimi Europian  dëshiron qëndrimin e Greqisë në zonën Euro me kusht që të respektojë çdo angazhim të marrë, por ndërkaq përgatitet të menaxhojë edhe pasojat në rast të daljes nga Eurozona. Është ky mesazhi që udhëheqësit europianë i kanë dërguar Athinës zyrtare nga samiti i BE që vuri gjithashtu në pah ndasitë mes vendeve në favor të eurobonove, të drejtuar nga Franca e Italia, dhe atyre kundër me Gjermaninë në krye. 

Rusi, lirohen blogerët anti-Putin

Postuar në 24 Maj, 2012 02:42

Janë liruar mëngjesin e së enjtes, pas 15 ditësh burgim, blogeri popullor anti-Putin, Alexei Navalni dhe shefi i Frontit të së Majtës, Serghei Udaltsov. 

Navalni dhe Udaltsov kanë qenë liderët kryesorë të protestës kundër presidentit të ri dhe u arrestuan më 8 maj pasi nuk iu bindën forcave të policisë. 

Ata u pritën nga dhjetra gazetarë dhe shumë admirues të tjerë, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare në raportimet e tyre online, mëngjesin e ditës së sotme. 

Dhunë raciste në Patra

Postuar në 23 Maj, 2012 05:22

Grupe aktivistësh të partisë fashiste Krisi Aygji u përleshën me policinë mbrëmjen e së martës në qytetin e Patras. 

Sipas policise lokale, aktivistet e kesaj partie kishin mbërritur në Patra për të pastruar qytetin prej emigrantëve të shumtë klandestinë, që prej disa vitesh perdorin portin e qytetit per te kaluar drejte Italise. Shkak per zbritjen ne fashisteve ne qytet u be vrasja e nje banori te zones prej nje emigranti afganas me qellim prishjen e nje afere droge. 

Egjipti në zgjedhje presidenciale

Postuar në 23 Maj, 2012 05:19

15 muaj nga permbysja e Hosni Mubarakut, egjiptjanet i drejtohen kutive te votimit per zgjedhjet e para te lira presidenciale, mbajtja e te cilave u be e mundur nga protestat e Pranveres Arabe. 

Te drejten e votes e kane 50 milione vete. Radhe te gjata jane krijuar perpara qendrave te votimit, sidomos ne kryeqytetin Kajro. 

Konventa, detyrim ushqimor ndaj fëmijëve deri në 25 vjeç

Postuar në 23 Maj, 2012 02:21

Projektligji për detyrimin ushqimor ndaj fëmijëve disktuohet sot në komisionet kuvendore. Ky projektligji parashikon miratimin e konventës së Hagës së vitit 2007, për kujdesin ndaj fëmijëve. 

Konventa parashikon të drejtën për të përcaktuar, njohur dhe zbatuar detyrimet për mbështetjen financiare, që lindin nga një marrëdhënie martesore në të njëjtën masë me detyrimet që lidhen me mbështetjen e fëmijës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara