Arkiv-Lajme të përditësuara
Dalja nga euro, shtypi i huaj: BE do mbyllë kufijtë me Greqinë
Pas ministrisë së brendshme britanike, e cila foli për plane të kufizimit të emigracionit nga Greqia drejt Britanisë, në rast të daljes së Greqisë nga euro, raporte të reja provokative po nxjerrin mediat gjermanisht-folëse.
Skenari më ekstrem publikohet në gazetën austriake Der Standard, e cila flet për përgatitjet evropiane, deri edhe për mbylljen e kufirit me Greqinë, ku sipas gazetës do të ketë kaos pas zgjedhjeve të 17 qershorit.
Burgoset aktivisti që pështyu në portretin e Putinit
Një gjykatë ruse ka dënuar me 15 ditë burgim një aktivist të opozitës, i cili ka pështyrë portretin e presidentit Vladimir Putin.
Dmitri Karujev, 20 vjeç, është shpallur fajtor për “shkelje të rendit publik” dhe “shprehje të mosrespketit për shoqërinë”, derisa ka marrë pjesë në një protestë, në prag të inaugurimit të Putinit më 7 maj, raporton Europa e Lirë.
Karujev, anëtar i Lëvizjes “Një tjetër Rusi”, është arrestuar teksa organizonte protestën jashtë zyrës së partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, në qytetin Çeboksari – rreth 660 kilometra në jug të Moskës.
Ngec procesi për anëtarësime të reja në Eurozonë
Banka Qëndore Europiane lajmëroi se asnjë prej tetë vendeve që ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar më parë euros nuk është i gatshëm që të ndërmarrë një hap të tillë.
Kriza ekonomike ka bërë që të ekzistojnë dyshime serioze mbi të ardhmen e monedhës, që përballet me momentin më të keq të historisë së saj 12-vjeçare.
Si rrjedhojë, Bullgaria, Republika Çeke, Letonia, Hungaria, Lituania, Polonia, Rumania dhe Suedia janë tërhequr të gjitha përkohësisht nga dëshira për t’iu bashkuar bllokut prej 17 shtetesh që përdor monedhën e përbashkët.
Banka Kombëtare greke: Dalja nga euro pasoja dramatike
Në një studim të Bankës kombëtare greke, me titull “Duke përshkruar komponetët e dilemës së vështirë”, përcaktohen efektet dramatike, që mund të shkaktojë dalja e Greqisë nga euro dhe kthimi i saj në monedhën kombëtare.
Sipas studimit, dalja nga eurozona do të shkaktonte recesion në masën 22% dhe papunësi në masën 34%, ndërsa zhvlerësimi i monedhës së re do të arrijë 65%.
Christine Lagarde në Twitter: Po, unë nuk paguaj taksa!
Vazhdon debati publik për deklaratat e drejtoreshës së FMN, Christine Lagarde lidhur me Greqinë. Në faqen e saj personale në Twitter, nisur nga presioni i mijëra komentuesve, Lagarde ka pohuar se ajo vetë nuk paguan taksa.
“Kjo është e drejtë, unë nuk paguaj taksa», shkruan shefja e FMN-së, në llogarinë e saj në Twitter, gjatë debateve me publikun.
Tërmeti në Itali, mijëra njerëz i kalojnë netët në qiell të hapur
- Një natë në qiell të hapur e të pushtuar nga paniku kanë kaluar rreth 15 mijë të evakuuarit e tërmetit në Italinë e Veriut. 7 mijë personave që kalojnë ditë e netë nëpër tenda, u janë shtuar edhe 8 mijë të tjerë, ndërsa toka vazhdon të lëkundet. Kërkimet e forcave të shpëtimit kanë rifilluar herët mëngjesin e sotëm. Bilanci mbetet i rëndë: 16 persona të vdekur, një i zhdukur dhe 350 të lënduar. Zona më e goditur mbetet Modena, por dëmtime ka edhe në Veneto e Lombardi.
Hollande: Respekt për grekët. Gabim krahasimi me Afrikën
Greqia dhe kriza në eurozonë ka qenë tema kryesore e intervistës së parë televizive të presidentit francez Francois Holande në stacionin TV Francë 2.
Presidenti francez deklaroi se gëzon respekt për popullin grek dhe sakrificat e tij. “Grekët kanë vuajtur shumë këtë periudhë. Ne kemi nevojë për respekt dhe unë jam në favor të respektimit", u shpreh Francois Hollande, duke mbajtur distancë të qartë nga deklaratat e Christine Lagarde, që shkaktuan reagime ndërkombëtare.
Siri, dhuna nuk ndalet
E ndërsa Perëndimi dëbon ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të Sirisë, në vend dhuna nuk ka të ndaluar dhe viktimat mes civilëve rëndojnë bilancin e përgjithshëm.
Aktivistët opozitarë deklaruan se vetëm ditën e martë kanë mbetur të vrarë të paktën 91 persona, 61 prej tyre civilë, mes të cilëve edhe gra e fëmijë. Sipas Observatorit sirian të të drejtave të njeriut me seli në Londër, viktimat janë regjistruar në disa qytete, kryesisht në veri të vendit ku aktiviteti i opozitës është më i dendur.
Banka Kombëtare greke: Dalja nga euro pasoja dramatike
Në një studim të Bankës kombëtare greke, me titull “Duke përshkruar komponetët e dilemës së vështirë”, përcaktohen efektet dramatike, që mund të shkaktojë dalja e Greqisë nga euro dhe kthimi i saj në monedhën kombëtare.
Sipas studimit, dalja nga eurozona do të shkaktonte recesion në masën 22% dhe papunësi në masën 34%, ndërsa zhvlerësimi i monedhës së re do të arrijë 65%.
Euro bie sërish ndaj dollarit, niveli më i ulët nga 2010-ta
Monedha e përbashkët evropiane ka pësuar rënie të re rekord në orët e pasdites. Ajo është këmbyer me 1.246 dollarë, që është dhe niveli më i ulët nga korriku i vitit 2010. Nga ana tjetër, dollari është forcuar në këmbimin me monedhat e tjera. Paundi britanik ka rënë në 1.5623 nga 1.5681 që ishte ditët e shkuara. Dollari u rrit në 0.9625 ndaj frangës zviceriane nga 0.9584 që ishte më parë. Sa i takon jenit japonez, monedha e gjelbër mbetet e pandryshuar, në 79.43 jen.
Albanian Screen