Arkiv-Lajme të përditësuara
Societe Generale: Kostoja e Grexit, 360 miliardë euro
Alarmi rreth mundësisë së kthimit të Greqisë në një "Lehman Brothers” të Evropës dhe frika e "shterimit të burimeve zyrtare të financimit ", duket qartë në raportin e bankës Societe Generale. Në raportin e bankës, të nënshkruar nga 13 ekonomistë thuhet se "Grexit" do të krijonte rreziqe të pakontrollueshme.
Mubarak dënohet me burgim të përjetshëm
Akuzohet për korrupsion, abuzim me detyrën dhe për për vrasjen e protestuesve në vitin 2011
Ish- kreu i shtetit në Egjipt, Husni Mubarak, është dënuar me burgim të përjetshëm. Gjykata e ka shpëtuar atë nga dënimi me vdekje, por ai do duhet të qëndrojë pas hekurave deri në fund të jetës së tij. Kështu merr fund një gjyq i pazakontë për botën arabe. Për herë të parë një ish- drejtues shteti del personalisht përpara një gjyqi të rregullt.
Dhuna raciste në Greqi, arrestohen deputetët e "Agimit të Artë"
Pas episodeve të reja të dhunës që ndodhën mbrëmë në Athinë, ku u rrah dhe u lëndua rëndë një emigrant brenda në një dyqan në rrugën Pire, policia arrestoi 6 persona, nga të cilët edhe përfaqësues të lartë të partisë “Agimi i Artë”.
Sipas njoftimeve që vijnë nga kjo parti, mes të arrestuarve ishin 3 ish deputetë të zgjedhur në 6 Maj dhe kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 17 qershorit.
Bëhet fjalë për të bijën e Sekretarit të partisë, Urania Mihaloliakos si dhe për Ilia Pananjotaro dhe Janis Vouldis, të cilët u liruan mbrëmë vonë.
Programi i radikalëve grekë
Radikalët e Majtë kanë shpallur programin e tyre duke ngjallur reagime jo vetëm në Greqi, por edhe në mbarë Europën, në ditën e fundit të publikimit të sondazheve, disa prej të cilave u japin vendin e parë, dy javë para zgjedhjeve të reja parlamentare të 17 qershorit.
Lideri i tyre 37 vjecar, Aleksis Tsipras, ka kërkuar votën e grekëve për të zhbëre qysh në 18 qershor marreveshjen e huasë, në kundërshtim me socialistët dhe konservatorët që kërkojnë votën për ta zbatuar atë, ka deklaruar ai.
EUROSTAT: Rritet papunësia në 17 vende të Eurozonës
Shifrat zyrtare tregojnë se papunësia në 17 vendet që përdorin monedhën euro ka qenë 11 për qind në muajin prill, me e larta që nga krijimi i unionit monetar në vitin 1999.
Të dhënat e EUROSTAT-it, tregojnë se përqindja e papunësisë është rritur në Spanjë, Portugali dhe Greqi.
Spanja ishte në mesin e shteteve me papunësinë më të madhe, 24.13 për qind. Shifrat tregojnë se rreth 17.4 milionë persona në eurozonë janë të papunë.
Irlanda miraton paktin fiskal të BE-së
Qytetarët në Republikën e Irlandës kanë aprovuar paktin fiskal të Bashkimit Evropian, tregojnë rezultatet e para të votimit të zhvilluar ditën e enjte.
Të dyja kampet, “po” dhe “jo”, e kanë kuptuar tashmë se traktati, që synon përforcimin e rregullave të buxhetit në eurozonë, ishte aprovuar në referendumin e djeshëm.
Rezultatet që kanë dalë nga qendrat e numërimit tregojnë një ndarje 60 me 40 në favor të marrëveshjes. Numërimi është ende në zhvillim në Irlandë, i vetmi shtet i eurozonës që zhvilloi një referendum për paktin.
Të drejtat e fëmijëve, qytetarët: Fëmijët ende jo plotësisht të mbrojtur
Fëmijët kanë nevojë të veçantë për mbrojtje. Fytyra e vërtetë e një njeriu thuhet se tregohet në sjelljen e tij me fëmijët. Kjo vlen për të rriturit, njëlloj sikurse për shoqëritë dhe shtetet. Fëmijët janë keqpërdorur dhe shfrytëzuar në të gjitha kohët. Kjo është një shkelje tepër e rëndë e të drejtave të njeriut.
Po në Shqipëri a respektohen të drejtat e fëmijëve, çfarë mendojnë qytetarët?
Papunësia në SHBA trondit tregjet
Tregjet financiare ndërkombëtare kanë rënë ndjeshëm pas publikimit të të dhënave mbi punësimin në Shtetet e Bashkuara, që rezultuan më negative nga sa parashikohej.
Parashikimet e Dow Jones sugjerojnë se tregjet amerikane do të hapen shumë më të ulëta, ndërkohë që Dax në Frankfurt ra me 4.1 për qind dhe Cac në Paris me 3.1 për qind.
Ekonomia e Shteteve të Bashkuara shtoi 69 mijë vende pune në muajin maj, kuotë shumë më e ulët se parashikimet e ekspertëve.
1 Qershori, CRCA: Fëmijët e pambrojtur nga pedofilia e varfëria
'Focus': Fati i Greqisë në një fije, më mirë jashtë eurozonës
Revista gjermane "Focus" shkruan sot në edicionin e saj online se "Fati i Athinës është i varur në një fije". "Nëse Greqia dëshiron të qëndrojë përsëri në këmbë, i duhet të bëjë shkurtime të mëdha në paga dhe pensione, qoftë në eurozonë apo jashtë saj", thuhet në shkrim.
Revista bën përgjegjëse partitë antimemorandum, për paaftësinë e formimit të një qeverie pas zgjedhjeve të 6 majit në Greqi, duke i cilësuar ato “Rambot” e skenës së politikës greke, që duan të anulojnë programet shtrënguese, ose të fshijnë fare borxhin grek.