Arkiv-Lajme të përditësuara
Lushnjë, ndotje alarmante prej plehrave
Fusha e mbeturinave të qytetit të Lushnjës është një nga pamjet më të shëmtuara në anë të rrugës nacionale. Prej vitesh mbeturinat depozitohen aty në një vend tërësisht të papërshtatshem.
Disa vjet me pare qeveria vendosi nje fond per kete landfill por me pas fondet u rialokuan per t'u perdorur ne permbytjet e Shkodres. Aktualisht bashkia e Lushnjes nuk ka asnje fond per kete landfill megjithese egziston nje studim fizibiliteti per transformimin e tij.
Greqia jashtë euros, bankat përgatiten për hyrjen e dhrahmisë
Ndërsa rriten paralajmërimet e partnerëve për dalje të Greqisë nga euro, bankat e huaja kanë filluar të përgatiten për skenarin e përdorimit të dhrahmisë. Edhe orët e fundit pati disa deklarata të forta nga ministri francez i Financave, komisioneri evropian për ekonominë apo zëdhënësi i ministrisë gjermane të Financave, të cilët i kujtonin Greqisë angazhimet e mara apo rrezikun që e pret në rast të injorimit të tyre dhe në sfondin e këtyre ndërhyrjeve politike, bëhen përgatitje praktike për mundësinë e daljes së Greqisë nga eurozona.
BB: Shqipëria të bëjë kujdes me borxhin publik
Banka Botërore i ka bërë apel qeverisë shqiptare të bëjë kujdes me borxhin publik.
Ndërsa ka prezantuar sot raportin 6-mujor mbi zhvillimet ekonomike në Shqipëri, BB-ja thekson se borxhi publik ka një tendencë rritje në vendin tonë.
Sipas raportit kreditimi i ekonomisë mbetet në nivele shumë të ulta ndërsa ka shtuar se konsumi ka pësuar rënie duke mos stimuluar kështu kreditimin.
Gjithashtu Banka Botërore ka theksuar se eksportet në Shqipëri kanë shënuar rënie.
(Ora News)
Nafta, çmimi i pajustifikuar
Çmimi i naftës në tregjet botërore ka shënuar vlerën më të ulët të tetë muajve të fundit duke zbritur ne 96 dollarë për fuçi.
Krahasuar me fillimin e prillit çmimi i naftës ka rënë me gati 30 dollarë për fuçi ose mbi 23 për qind. Kjo është një nga rëniet më të forta brenda një kohe të shkurtër, e shkaktuar nga përkeqësimi i situatës ekonomike botërore dhe rikthimi i shqetësimeve për thellimin e krizës.
BE: Në Srebrenicë është kryer gjenocid
Një gjenocid është kryer në Srebrenicë, në Bosnje-Hercegovinë në vitin 1995, theksoi sot Komisioni Evropian duke dënuar përpjekjet për rishkrimin e historisë.
"Bashkimi Evropian hodhi poshtë çdo përpjekje për rishkrimin e historisë. Masakra e Srebrenicës ishte një gjenocid, ashtu siç e kanë konfirmuar njëzërI TPIY dhe CIJ", konfirmoi një zëdhënës i Komisionit Evropian pas deklaratave të presidentit serb, Tomislav Nikoliç, i cili ka mohuar ekzistencën e një gjenocidi në këtë qytet.
Ballkanweb.com
Tiranë, fëmijët e Ziver Veizit padi në gjykatë për dëmshpërblim
Fëmijët e Ziver Veizit, protestuesit të vrarë në 21 Janar para kryeministrisë kanë hapur padi në gjykatë për dëmshpërblim. Padi për të njëjtën arsye ka hapur dhe vëllai i Hekurand Dedës.
Fëmijët e Ziver Veizit, Klajdi dhe Ana Veizi kërkojnë që të dëmshpërblehen për vrasjen e babait të tyre, kurse vëllai i Hekuran Dedës për vrasjen e vëllait të tij.
Kërkesat për padi janë dorëzuar në Gjykatën e Parë, ku dhe po gjykohet dosja me tre të pandeur për vrasjen e 4 protestuesve në demonstratën e 21 janarit, viti 2011.
Ballkanweb.com
Xhorxh Soros: Evropa ka 3 muaj kohë për të shpëtuar euron
“Evropa ka tre muaj për të shpëtuar euron”, shprehet miliarderi amerikan Xhorxh Soros, sipas tekstit të një fjalimi të tij të mbajtur të shtunën dhe të botuar më pas në faqen zyrtare.
“Për mendimin tim, autoritetet kanë një dritare 3 mujore, gjatë të cilëve do të mundnin ende të korrigjonin gabimet e tyre dhe të ndryshonin tendencat e deritanishme. Duke thënë autoritetet kam parasysh kryesisht qeverinë gjermane dhe Bundesbank, pasi në një krizë fuqinë e kanë kreditorët dhe asgjë nuk mund të bëhet pa mbështetjen e Gjermanisë”, theksoi Xhorxh Soros.
Franca: Nëse Greqia nuk respekton zotimet, mund të dalë nga euro
"Pa dyshim që Greqia do të dalë nga eurozona, në qoftë se nuk do respektojë zotimet e saj", tha ministri francez i Financave, Pierre Moskovisi, duke komentuar deklaratat e liderit të SYRIZA, Alexis Cipras dhe qëndrimet e tij rreth "shfuqizimit të Memorandumit".
I pyetur nëse Ministria franceze e Financave është e përgatitur për dalje të Greqisë nga euro, Moskovisi pranoi se "mund të ketë disa mendime të tilla", por shtoi se "do të punohet për të shmangur këtë skenar".
Mars, kredia për sektorin privat u rrit 9%
Kredia për sektorin privat shënoi një rritje vjetore prej 9.0% në muajin mars të këtij viti. Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të saj, bën të ditur se, “ecuria e kredisë për sektorin privat, veçanërisht në muajt e fundit, është diktuar nga një kërkesë në rritje e këtij sektori për financim dhe nga një sjellje e kujdesshme e bankave në kredidhënie”. Nga ana tjetër “tregjet financiare kanë qenë likuide dhe të qëndrueshme.
Paskuqan, banorët në protestë
Banorët e komunës Paskuqan kanë protestuar për derdhjen e pakontrolluar të ujërave të ujësjellësit të Bovillës në tokat e tyre.
Sipas tyre, rreziku për shëndetin dhe jetën e tyre është potencial. Gërryerja e tokës nga këto ujëra, papastërtitë e tyre, si edhe rrëshqitja në përrenj e fëmijëve e vështirëson jetesën në zonën e quajtur Kodra e Kuqe.
“Ka shumë pisllëk dhe është tmerr të jetosh. Jetojmë ngjitur me kanalin dhe askush nuk e rregullon këtë situatë. Është gjynah të rrisësh fëmijët këtu”, shprehen banorët.