Arkiv-Lajme të përditësuara

Vjen vapa afrikane, temperaturat mbi 35 gradë Celsius

Postuar në 15 Qershor, 2012 05:04

Përgatituni sepse vapa e tmerrshme po vjen. Sic njofton parashikimi i motit në BalkanWeb në vendin tonë pritet që duke nisur nga fundjava, temperaturat pritet të rriten nga 5 deri me 7 gradë krahasuar me ditën e sotme. 
Në zonat bregdetare temperaturat në fundjavë do të shënojnë mbi 30 gradë Celsius për të vijuar me 34 e 36 gradë Celsius nga nisja e javës së re. 
Kurse në zonat malore e juglindore, temperaturat do të jenë në kufijtë maksimalë 26 e deri 30 gradë Celsius. 

Zona “Schengen” ndan PE me KE

Postuar në 15 Qershor, 2012 04:59

Parlamenti Europian ngriu bisedimet me qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Europian mbi pesë projektligje, si shenjë proteste ndaj reduktimit të kompetencave të PE-së në lidhje me kontrollohet kufitare dhe detaje të tjera të marrëveshjes Schengen. 

Këshilli Europian, i cili përfshin 27 vende anëtare, i hoqi të drejtën Parlamentit që të vendosë për aplikimin apo jo të lëvizjes së lirë brenda Schengen.

DRe, SYRIZA dhe PASOK, "luftë" të ashpër për Greqinë

Postuar në 15 Qershor, 2012 04:53

Lideri i SYRIZA, Aleksis Cipras, në tubimin qendror të partisë në sheshin Omonia ka sulmuar ashpër PASOK-un dhe Demokracinë e Re, të cilat sipas tij, u përpoqën të “mashtrojnë popullin grek, për të vjedhur votat me anë të frikës“. Cipras tha me optimizëm se «nga e hëna fillon një ndryshim i madh» dhe vuri në dukje se “edhe nëse ne jemi partia e parë me shumicën e votave, do të bashkëpunojmë, por jo në një qeveri proMemorandumit”. 

Nokia shkurton 10 mijë vende pune

Postuar në 14 Qershor, 2012 10:47

Nokia ka në plan të shkurtojë 10 mijë vende pune brenda vitit 2013 e po ashtu do të mbyllë disa fabrika prodhuese, për të kursyer 3 miliardë euro. Zyrtarët e kompanisë finlandeze konfirmuan lajmin nëpërmjet një komunikate për shtyp, në të cilën konfirmohet shitja e divizionit të celularëve luksozë 'Vertu', te kompania suedeze 'EQT Partners'. Sipas zyrtarëve, do të mbyllen fabrika në Finlandë, Gjermani në Kanada. Muajin e kaluar, kompania celulare u rrëzua nga froni i prodhuesit të parë të celularëve në botë nga 'Samsung', për herë të parë pas 14 vjetësh.

Importi i plehrave, akuza KQZ-së për referendumin

Postuar në 14 Qershor, 2012 10:36

Aleanca kundër importit të plehërave ka dënuar shkeljen e afateve kushtetuese nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zhvillimin e një referendumi kombëtar mbi importin e mbetjeve në vendin tonë. Në një protestë të zhvilluar përballë KQZ-së, aktivistët e kësaj aleance i bënë thirrje këtij institucioni që të mos bëhet pengesë e vullnetit popullor. Sipas Aleancës, më shumë se 90 ditë më parë, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë dorëzuar 62 mijë firma  qytetarësh, të cilët kërkojnë të mbahet referendum mbi këtë cështje.

Greqi, shifra shokuese të papunësisë në 3 muajt e parë të 2012

Postuar në 14 Qershor, 2012 10:33

Sipas të dhënave nga ELSTAT për tremujorin e parë të vitit 2012, papunësia në Greqi ka kapur shifrën 22.6%.

Kjo shifër ishte 20.7% në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, dhe 15.9% në tremujorin e parë të vitit 2011. 

22.6% është norma më e lartë e papunësisë nga viti 1998. 

Sipas Autoritetit grek të Statistikave, gjatë tremujorit të parë të vitit 2012 numri i të punësuarve arriti në 3,837,950 dhe i të papunëve në 1,120,097. 

Punësimi ra me 2.4% gjatë tremujorit të mëparshëm dhe me 10.7% gjatë tremujorit të parë të vitit 2011. 

Kinë, aborti i detyruar trondit vendin

Postuar në 14 Qershor, 2012 10:28

Fotot e një fetusi që nëna e tij u detyrua të abortonte kur ishte shtatë muajshe shtatzanë kanë tronditur mbarë Kinën. 

Feng Jiamei, nga krahina e Shaanxit, u detyrua t’i nënshtrohej procedurës së heqjes së fëmijës në tremujorin e fundit të shtatzanisë.

Një fëmijë shtatë muajsh mund të jetojë nëse i ofrohet ndihmë e specializuar mjekësore dhe sipas nënës, fëmija ishte i gjallë kur u krye aborti, por u la të vdiste.

BQE: Rritja ekonomike në Eurozonë mbetet e dobët

Postuar në 14 Qershor, 2012 04:44

Rritja ekonomike në vendet e Eurozonës vazhdon të jetë e dobët, ndërkohë që pasiguria për situatën financiare është mjaft e theksuar. 

Vlerësimi vjen nga Banka Qendrore Europiane në parashikimin mujor për situatën në vendet e Eurozonës. Kjo bankë parashikon gjithashtu se inflacioni do të qëndrojë mbi 2 përqind këtë vit përpara se të fillojë të shënojë rënie në vitin 2013. 

Ndërkohë, presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso kërkoi para Parlamentit Europian që vendet anëtare të heqin dorë nga sovraniteti kombëtar në luftën kundër krizës ekonomike. 

Hollande: Greqia të mbajë premtimet! Dua të jetë në euro!

Postuar në 14 Qershor, 2012 04:39

"Anulimi i plotë i Memorandumit do të konsiderohet nga disa vende si një prishje e marrëdhënieve», tha presidenti francez, Francois Hollande, në intervistë për kanalin televiziv grek MEGA dhe shtoi se «në qoftë se grekët nuk mbajnë premtimet e tyre, ka shumë vende që do të preferojnë të nxjerrin Greqinë jashtë euros». 

Spanja, kostot e huave në nivel rekord

Postuar në 14 Qershor, 2012 04:35

Kostoja e huave për Spanjën është rritur në një tjetër rekord të epokës së euros, me huadhënësit që kërkojnë një normë më të lartë interesi. 

Të ardhurat nga bondet 10-vjeçare u rritën mbi 6 për qind mëngjesin e së enjtes, një nivel që shumë analistë e shohin si të paqëndrueshëm në planin afatgjatë. 

Rritja erdhi pasi agjencia e kreditimit “Moody’s” shkurtoi normat e interesit për Spanjën me një shkallë mbi nivelin “junk”, në prag të një ankandi për bondet italiane. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara