Arkiv-Lajme të përditësuara
Ulet çmimi i naftës
Çmimi i naftës është ulur me 20% që nga mesi i marsit dhe tendenca në vazhdimësi ka qenë ajo e rënies, duke pasqyruar qartë shqetësimet mbi krizën ekonomike të Europes dhe ngadalësimin e rritjes në nivel global.
Konsumi i naftes eshte tkurrur, ndersa rezervat jane shtuar, çka shtyn eksperte te energjise te besojne se cmimi do te vazhdoje renien. Aktualisht ai eshte ne nivelin e 84 dollareve per fuci, por mendohet se mund te bjere nen 80 dollare.
Juncker: Grekë, mos i ktheni shpinën euros, rrezikojmë të gjithë!
Disa orë para zgjedhjeve në Greqi, kreu i Eurogrup Jean-Claude Juncker iu bën thirrje grekëve “të mos i kthejnë shpinën euros”.
Në intervistë për një gazetë austriake, Jean-Claude Juncker paralajmëron se "në qoftë se zgjedhjet i fitojnë të majtët radikalë, diçka që nuk përjashtohet, atëherë do jenë të paparashikueshme efektet që kjo fitore do sjellë në çështjet e bashkimit monetar".
Obama: Ekonomia jonë s’po rritet sa duhet
Ekonomia amerikane është kthyer tek rritja pas krizës më të keqe ekonomike që nga koha e Depresionit të Madh, por nuk po rritet mjaftueshëm.
Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Barack Obama në fjalimin e përjavshëm, ku ka vënë në dukje edhe ngadalësinë e krijimit të vendeve të punës.
Obama ka nënvizuar se ekonomia amerikane po ecën në drejtim të kundërt të erës, duke iu referuar përballjes me rritjen e çmimit të karburanteve dhe krizën ekonomike në Evropë.
Aferat me L’Oreal, Sarkozy pritet të hidhet në gjyq
Nicola Sarkozy pritet te thirret në gjyq lidhur me një sërë akuzash pasi imuniteti i tij presidencial skadon sot në mesnatë, pas humbjes ndaj Fransua Hollande muajin e kaluar.
Gjykatësi Jean-Michel Gentil beson se Lilianë Bettencourt, trashëgimtarja e gjigandit të kozmetikes L'Oreal dhe gruaja më e pasur e Frances ka kontribuar në mënyre ilegale me dy pagesa prej 400 mijë euro secila në fushatën presidenciale të Sarkozi në vitin 2007.
Greqi, sondazhet e fshehura tregojnë një “derbi” absolut
Zgjedhjet e nesërme cilësohen si zgjedhjet më dramatike të dekadave të tëra në Greqi.
Sondazhet e fshehura në ditët e fundit regjistrojnë një situatë “thriller” në elektorat, ku dallimet mes DRe dhe SYRIZA janë në kufijtë e gabimit statistikor, ndërkohë që vërehet një përqindje e madhe e njerëzve të të pavendosur. Sipas disa kompanive, të pavendosurit janë mbi 15%.
Ankandi i pikturave në Londër, në shitje vepra me vlerë 1mld dollarë
Londra duket të ketë marrë pjesën e luanit në biznesin e ri të koleksioneve të artit nga super të pasurit, dhe ky lulëzim vazhdon ndërsa shtëpia e ankandeve Kristi ka nxjerrë në shitje punime impresioniste dhe moderne që pritet të kapin vlerën e 220 milionë dollarëve.
Mediat e huaja: Frika do vendosë rezultatin e zgjedhjeve greke
Pak para zgjedhjeve në Greqi, media ndërkombëtare shkruan se kriza ekonomike, emigracioni, jostabiliteti politik dhe pasiguria do të ndikojnë në vendimin që elektorati do të marrë nesër në kutitë e votimit.
Egjipt, votë dhe trazira
Egjiptianët do t’u drejtohen kutive të votimit të shtunën dhe të dielën për të zgjedhur presidentin e parë nga vota e tyre e lirë.
Në garë janë dy kandidatë, Mohamed Mursi nga koalicioni Liri dhe Drejtësi, i udhëhequr nga Vëllazëria Muslimane dhe Ahmed Shafiq, kryeministri i fundit i regjimit të ish-presidentit Hosni Mubarak.
Zgjedhjet greke fusin në ankth ekonomitë botërore
Autoritetet e ekonomive kryesore botërore po përgatiten për një rënie të mundshme, nëse në zgjedhjet e fundjavës në Greqi fitojnë të majtët radikalë që kanë vënë në dyshim të ardhmen e vendit ne eurozonë.
Zyrtarët nga G20 thanë se bankat qendrore janë të gatshme që të ndërmarrin hapa për të stabilizuar tregjet financiare, nëse do të jetë e nevojshme, duke ofruar likuiditete dhe duke penguar ndonjë shtrëngim kredish pas zgjedhjeve të së dielës.
Taksa e çimentos, biznesi shqiptar ankesa Kosovës
Biznesi reagon për taksën që Kosova i ka vënë çimentos nga Shqipëria. Reagimi vjen pasi kompanitë që e importojnë nga vendi ynë këtë mall, duhet të paguajnë një tarifë prej 35 % të vlerës së importuar, me qëllim mbrojtjen e prodhimit kosovar.
Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, ka kërkuar nga ministrja e Tregtisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila të veprojë pozitivisht për heqjen e kësaj tarife për çimenton.