Arkiv-Lajme të përditësuara

Kriza në Eurozonë, sot nis samiti i G20-ës

Postuar në 18 Qershor, 2012 06:39

Liderët e ekonomive të industrializuara dhe në zhvillim takohen sot në Meskikë, për të diskutuar mënyrat e rritjes së ekonomisë botërore. Samiti i G20-ës nis një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Greqi, të cilat kanë nxjerrë fituese partinë që mbështet marrëveshjet për masa kursimi, për të shpëtuar vendin nga falimentimi. 

Fier, Zharreza proteston: Shpërthimet për naftë na prishën shtëpitë

Postuar në 18 Qershor, 2012 06:37

As arrestimet dhe ndjekje penale për më shumë se dhjetë prej banorëve të fshatit Zharrës në Fier nuk kanë ndalur protestën kundër shpërthimeve nëntokësore që një kompanië nafte kryen në këtë zonë.
Dhjetra banorë janë mbledhur sërish sot dhe kanë protestuar kundër kompanisë kanadeze ‘Bankers’. Sipas banorëve, shpërthimet nëntokësore për naftë nga kjo kompani po dëmtojnë banesat e fshatit. Per protesten e djeshme 2 banore perfunduan ne pranga ndersa po ndiqen ne gjednje te lrie 12 persona.

Francë, socialistët fitojnë zgjedhjet parlamentare

Postuar në 18 Qershor, 2012 05:53

Rezultatet paraprake në Francë tregojnë se socialistët kanë fituar shumicën në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare. 

Rrjedhimisht, ata do të udhëheqin me Asamblenë Kombëtare, ndërkohë që kanë shumicën edhe në Senat dhe shumë qeveri lokale. 

Po ashtu, socialisti Fransua Holland është bërë së fundmi president i Francës. 

Rezultatet fillestare tregojnë se udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marinë Le Pen, ka humbur përpjekjen e saj për të fituar ulëse në parlament. Le Pen ka thënë se do të kërkojë rinumërimin e votave. 

Francë, balotazhi për Asamblenë Kombëtare

Postuar në 17 Qershor, 2012 05:29

Votuesit francezë janë duke hedhur votën e tyre që prej mëngjesit të së dielës në balotazhin e zgjedhjeve parlamentare, që do të përcaktojë anëtarët e Asamblesë së ardhshme prej 577 deputetësh. 

Presidenti Hollande, i cili fitoi në zgjedhjet e muajit të shkuar, shpreson në formimin e një shumice të socialistëve, në mënyrë që të vazhdojë reformat e thella që ka parashikuar të realizojë.

Hollande ka premtuar të rrisë punësimet në administratë dhe të përqendrohet tek rritja, më vend të shkurtimeve të kërkuara nga Bashkimi Europian.

Turqia, gati të “ripushtojë” Greqinë

Postuar në 17 Qershor, 2012 05:26

Kur kanë kaluar 90 vjet nga rënia e perandorisë otomane, duket se ka filluar një rrugë e re ripushtimi nga Stambolli drejt Athinës, ndonëse vetëm ekonomik.

Ekonomia greke është në rënie të lirë, ndërsa Turqia del nga 10 vjet zhvillim dhe po kthehet në një strehë për shumë helenas, bëjnë të ditur agjencitë e huaja të lajmeve. 

Sipas burimeve, në javët e fundit në bankat turke janë transferuar nga Greqia rreth 400 milionë euro, ndërkohë që sasi të tjera të konsiderueshme pritet të vijnë. 

Kroaci, mijëra vetë në gay-pride

Postuar në 17 Qershor, 2012 05:22

Rreth 3 mijë persona i kanë dhënë jetë në Zagreb paradës së 11-të të homoseksualëve, për të kërkuar më shumë të drejta për këtë komunitet të Kroacisë. 

Me një prani forcash policie më të ulët krahasuar me vitet e mëparshme, korteu i përbërë nga gej, lesbike dhe transeksualë ka parakaluar qendrën e kryeqytetit. 

Atmosfera ka qenë festive, raportojnë agjencitë lokale të lajmeve, ndërkohë që parada ka pasur mbështetjen e institucioneve, duke filluar nga presidenti Ivo Josipoviç. 

Fier, protesta bllokon rrugën kombëtare

Postuar në 17 Qershor, 2012 05:16

Disa qindra banorë të fshatit Zharrëz morën pjesë ditën e dielë në një protestë, që bllokoi për disa minuta edhe aksin e rrugës kombëtare që lidh Tiranën me Fierin dhe jugun e vendit. 

Banorët pretendojnë se shpërthimet e kompanisë së naftës në zonë u kanë dëmtuar shtëpitë dhe kërkojnë nga autoritetet dëmshpërblim dhe ndalimin e këtyre shpërthimeve.

Në shenjë proteste, banorët derdhën një sasi të madhe nafte bruto pranë cisternave të kompanisë, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

Malësi e Madhe, shpërthim në ujësjellës, 50 mijë banorë pa ujë

Postuar në 17 Qershor, 2012 05:14

Hidhet në erë ujësjellësi i fshatit Rrjollë në komunën Shkrel të Malësisë së Madhe, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate, kur është dëgjuar një shpërthim i fortë në zonë, që më pas rezultoi të vinte nga depot e ujësjellësit. 

Për pasojë mësohet se janë dëmtuar të gjithë tubacionet, duke lënë pa ujë të pijshëm rreth 50 mijë banorë. Sipas drejtuesve të Ujësjellës Malësi e Madhe, dëmi është i konsiderueshëm pasi nga shpërthimi është dëmtuar tubacioni kryesor që furnizon fshtarat e Malësisë së Madhe. 

Zgjedhjet në Greqi, Europa zhvillon plan rezervë

Postuar në 16 Qershor, 2012 12:01

48 orë frikë për monedhën e përbashkët evropiane startojnë sot ndërsa votimi në Greqi, që  mund të rezultojë në fitoren e palëve anti-evropiane mund ti japë një goditje vdekjeprurëse euros. Ja pse vendet e mëdha janë duke u zhvilluar plane rezervë; fillimisht Franca dhe Italia. Në takimin kokë më kokë  Monti dhe Hollande kanë rënë dakort për një mburojë anti spread për të evituar përhapjen e  shokut të mundshëm monetar të hënën. 

Rriten kreditë e këqija, vështirësi për bankat dhe biznesin

Postuar në 16 Qershor, 2012 11:53

Niveli i kredive që nuk u kthehen bankave, në muajin Maj arriti në 20.4 për qind të totalit të kredive. Kjo rritje shihet me shqetësim nga ekspertët e ekonomisë, pasi do të vërë në vështirësi biznesin dhe vetë bankat. Zef Preci argumenton se rritja e kredive të keqija ka ardhur si rezultat i keqmenazhimit të fondeve nga biznesi dhe konsumatorët, si edhe përzgjedhja e keqe që u kanë bërë bankat klientëve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara