Arkiv-Lajme të përditësuara

Një muaj pa drita, banorët kërcënojnë me bllokim rruge

Postuar në 20 Qershor, 2012 03:40

Rreth 1 mijë banorët e fshatit Skënderaj në komunë Suç të Matit prej një muaji nuk furnizohen me energji elektrike. Shkak është bërë vjedhja e transformatorit të fshatit nga persona ende të paidentifikuar. Banorët tashmë kërcënojnë me bllokim rrugë nëse nuk vijnë dritat.

Të mbledhur në qendër të fshatit ata u kanë kërkuar strukturave vendore të ndërhyjnë për zgjidhjen e këtij shqetësimi, në të kundërt do të bllokojnë rrugën e nacionale Burrel-Peshkopi.
Ndërkohë nga strukturat shetëtërore ende nuk ka një përgjigje për këtë problem.

 

Albanian Screen 

Obama: Kriza ekonomike evropiane, plotësisht e zgjidhshme

Postuar në 20 Qershor, 2012 03:36

Presidenti Barak Obama u shpreh i bindur se udhëheqësit evropianë mund të zgjidhin problemet ekonomike të kontinentit, duke shtuar se ato nuk janë vende jofunksionale apo joproduktive. 

Duke folur para gazetarëve, pas takimit të G20-ës në Los Cabos të Meksikës, zoti Obama tha se të gjitha problemet e Evropës janë plotësisht të zgjidhshme. Ai e përshkroi krizën ekonomike si një kombinim të ndërlikuar të borxhit publik dhe të problemeve të sektorit privat. 

Miratohen pas debatesh ndryshimet në arsimin parauniversitar

Postuar në 19 Qershor, 2012 05:20

 

Kukës, nuk paguajnë faturat, ujësjellësi ndërpret furnizimin

Postuar në 19 Qershor, 2012 05:16

Vetëm 13 përqind e konsumatorëve paguajnë ujin e pijshëm në qytetin e Kukësit. Nisur nga këto shifra, ndikuar nga rrjeti i amortizuar tashmë banorët furnizohen vetëm 2 orë në ditë. Kjo situatë ka përkeqësuar gjëndjen financiare të ndërmarrjes së ujësjellës- kanalizimeve, e cila i ka parashtruar Këshillit Mbikqyrës kërkesën për ndërprerje masive të ujit për të gjithë konsumatorët që nuk e paguajnë atë.
Sipas punonjësve të kësaj ndërrrmarje, mos arkëtimi i të ardhurave vë në pikpyetjen dhe shpërndarjen e rrogave të tyre.

Qeveria e re greke, Samaras marrëveshje me Pasok

Postuar në 19 Qershor, 2012 05:13

Bisedimet për krijimin e qeverisë në Greqi, kanë hyrë në ditën e dytë, teksa presioni nga fuqitë botërore e tregjet financiarë sa vjen e shtohet. Demokracia e Re, partia më e madhe nga zgjedhjet e së dielës, thotë se ka arritur një marrëveshje me socialistët e Pasok. 

Megjithatë, të dyja partitë kërkojnë më shumë partnerë në mënyrë që koalicioni qeverisës të jetë sa më i fortë. Prioriteti i tij i parë do të marrëveshja mbi paketën e shpëtimit e arritur me FMN-në e BE-së, të cilën të gjitha partita në një mënyrë apo tjetër, kërkojnë që ta rinegociojnë. 

Lotaria Kombëtare, dyshime për tenderin. “Intralot” letër Berishës e Bodes

Postuar në 19 Qershor, 2012 05:06

Kreu i kompanisë gjigande të lotarive, “Intralot”, Constantinos Antonopoulos, në një letër dërguar ministrit të Financave, Ridvan Bode dhe Kryeministrit Berisha, pretendon se kriteret e vendosura për kualifikimin e kompanive për procesin e tenderimit të Lotarisë Kombëtare, paracaktojnë fituesin. 

Sipas letrës, kriteret e vendosura nga ministri Bode “janë unike në të gjithë botën, në një mënyrë të tillë që përjashton të gjitha kompanitë e afta dhe me eksperiencë në këtë industri”. Pra, që në nisje duket se konkurrenca në vend që të hapet në sa më shumë kompani, zvogëlohet. 

Egjipt, protesta kundër pushtetit ushtarak

Postuar në 19 Qershor, 2012 04:55

Anëtarët e Vllazërisë Myslimane do të marrin pjesë në protesta që do zhvillohen në mbarë Egjiptin, për të manifestuar kundër shkëmbimit të pushtetit të marrë nga Këshilli Ushtarak. 

Gjatë fundjavës, gjeneralët lëshuan dy dekrete që shpërbënin parlamentin e dominuar nga islamikët dhe që parashikoninkalimin e pushtetit në duart e tyre

Paraplegjikët pa kompensim

Postuar në 18 Qershor, 2012 13:57

Që prej dy muajsh, kur u miratua ligji i ri per statusin e te verberve, 10 300 persona te verber nuk jane kompensuar nga qeveria për faturat e energjisë elektrike, faturat e Albtelekomit apo transportit. 

Shkelqim Disha eshte nje i verber i kategorise se pare. Ai është baba i dy djemve 18 dhe 15 vjec, qe nuk punojne. Po keshtu edhe bashkeshortja e tij eshte e papune. Kjo familje prej kater vetesh jeton ne dy dhoma te nje banesa ish-shtetërore, orenditë e të cilës ia kanë dhënë të afërmit.

G-20 përqendrohet tek ekonomia dhe Siria

Postuar në 18 Qershor, 2012 13:50

Liderët e 20 vendeve më të industrializuara të botës dhe të disa prej ekonomive më të mëdha në zhvillim u takuan në Meksikë ditën e hënë, me një debat të përqendruar në masat që mund të merren për të inkurajuar zhvillimin ekonomik botëror. 

Zyrtarisht, qëllimi i takimi do të jetë pikërisht hartimi i një platforme për të inkurajuar rikthimin në rritje dhe për të përballuar dobësitë e ardhshme që mund të vijnë si rrjedhojë e problemeve në Eurozonë.

Kriza, reduktohet tregtia

Postuar në 18 Qershor, 2012 07:02

Konsumatorët shqiptarë po tregohen shumë të kursyer këtë vit edhe në blerjen e produkteve të përditëshme. Vetë tregtarët e fruta-perimeve në tregun pranë ish-Uzinës Dinamo, tregojnë se edhe pse çmimet janë të ulëta, pasi një pjesë e madhe e produkteve janë vendi, fuqia blerëse ka rënë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara