Arkiv-Lajme të përditësuara
Zhvlerësohen 15 banka
Agjensia e vlerësimeve financiare, “Moody”, zhvlerësoi 15 banka dhe institucione financiare gjatë së premtes.
Zhvlerësimet kanë goditur rëndë disa prej kompanive më të mëdha amerikane, britanike dhe europiane.
Në Amerikën e Veriut, zhvlerësimet goditën “Bank of America”, “Citigroup”, “Goldman Sachs”, “JP Morgan”, “Royal Bank of Canada” dhe “Morgan Stanley”.
Në Britaninë e Madhe u zhvlerësuan “Royal Bank of Scotland”, “Barclays”, dhe “HSBC”.
Parku Kombëtar, protestë e ambientalistëve
Një grup ambientalistësh protestuan të premten ndaj punimeve që po kryen për zgjerimin e një segmenti të rrugës së Elbasanit pranë parkut të Liqenit Artificial të Tiranës.
Ambjentalistët kërkojnë që punimet të ndërpriten, për shkak se ato nuk janë miratuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës ndërsa vendimi për të prerë pemët shumëvjeçare të parkut si dhe shkatërrimi i murit rrethues të vendosur një dekadë më parë, rrezikon të dëmtojë të vetmen pjesë të gjelbër që i ka mbetur kryeqytetit shqiptar.
Zbulime të rëndësishme në Butrint
Ekspedita arkeologjike në Butrint ka dhënë rezultate mbresëlënëse këtë vit. Për herë të parë arkeologët njohin përmasat e forumit romak, ata ishin dëshmitarë të zbulimit para tyre të një bazilike dhe shndërrimit të të njëjtit objekt në shek. IV në të parën kishë të Butrintit.
Korçë, rritet numri i fëmijëve që lypin në rrugë
Rreth 50 fëmijë në Korçë fillojnë të lypin që në moshën 3-vjeçare. Të shtyrë nga prindërit e tyre per shkak të varfërisë ata i ndesh në rrugët kryesore të këtij qyteti. Një tjetër problem për strukturat vendore të këtij qyteti është dhe nxjerrja me detyrim të fëmijëve nga ana e prindërve.
Pikërisht, këshillimi dhe paditja e rasteve flagrante kur prindërit dërgojnë të vegjëlit të lypin është intensifikuar nga ana e sektorit për të miturit dhe dhunën në drejtorinë e policisë së Korçës.
KLSH audit në OST, dëm ekonomik 171 mijë euro
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje me një dëm ekonomik prej 171 mijë euro në Operatorin e Sistemit të Transmetimit. Nga auditi i kryer në këtë institucion, dëmi ekonomik është shkaktuar si pasojë e shërbimeve shtesë të konsulencës të pa justifikuara. Nga auditi nga rezultuar se në OST nuk disponohej dokumentacioni lidhur me procedurën e prokurimit dhe të vlerësimit për projektin e "Linjës së Interkonjeksionit 400 kV Tiranë ? Podgoricë".
Greqi, sot do të shpallet dhe do të betohet qeveria e re
Brenda ditës së sotme pritet të shpallet përbërja e qeverisë së greke dhe anëtarët e saj të bëjnë betimin.
Në orën 13:00 kryeministri Samaras do të zhvillojë një takim me kryetarin e PASOK, Evangelos Venizelos dhe atë të së Majtës Demokratike (DIMAR), Fotis Kuvelis. Të dyja këto parti kanë vendosur që të mos marrin pjesë në qeveri me figura politike apo deputetë.
Në planet e kryeministrit Samaras është krijimi i një skeme të vogël qeveritare, me jo më shumë se 16 ministra dhe 12 zëvendësministra.
“Vdekje për shqiptarët”, rikthehen grafitet antishqiptare në Maqedoni
“Vdekje për shqiptarët”, “Kosova është Serbi”, “Kumanova pa shqiptarët” si dhe shenja të emblemës serbe janë përmbajtjet e grafiteve që janë hasur pranë shkollave dhe spitalit gjatë dy ditëve të fundit në lagje qendrore të qytetit të Kumanovës, në Maqedoni.
Agjencia e lajmeve INA raporton se qytetarët janë të indinjuar nga këto akte që nxisin urrejtje dhe se apelojnë që policia të ndërmarrë masat për të gjetur autorët.
Arti kundër dhunës, aktivitet sensibilizues nga studentët
Posterat që qytetarët e Tiranës do të shohin nëpër autobusët e transportit publik janë krijime të studentëve të universitetit të Arteve dhe u bëjnë thirrje të gjithëve për të koontribuar sadopak në ndalimin e dhunës në familje. Fushata e çelur me moton "Art në Autobus" është një nismë e misionit të OSBE-së në Tiranë, policisë së Shtetit dhe universitetit të Arteve.
Greqia ka qeveri. Samaras pas pak, tek presidenti Papulias
Finalizohet marrëveshja mes krerëve politikë, Antonis Samaras, Evangelos Venizelos dhe Fotis Kouvelis për formimin e një qeverie koalicioni në Greqi.
Në ora 16:00 lideri i ND, Antonis Samaras do të informojë presidentin e Republikës për marrëveshjen e arritur mes tri partive për krijimin e qeverisë së koalicionit. Më pas në ora 18:30, Samaras do të betohet si Kryeministër i qeverisë. Siç raporton televizioni shtetëror, betimi i qeverisë së re ka shumë të ngjarë të bëhet nesër.
Arti bashkëkohor, konkurrojnë pesë artistë të rinj
Pesë artistë të rinj konkurojnë në edicion e pestë të konkursit të artit bashkohor në moton "Ardhje". Veprat e tyre janë prezantuar në një ekspozitë e cila i shërben ballafaqimit me publikun dhe promovimit të këtyre të rinjve. Prurjet e këtij viti ishin në mediumin e videos, fotografisë dhe instalacionit ndërsa artistët janë frymëzuar nga jeta e përditshme, meditimi vetiak, apo edhe ëndrrat utopike.