Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur gjatë natës në një autobus që shërbente për transportimin e njerëzve në ceremonitë funerale. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04: 05 të mëngjesit në rrugën Kongresi Manastirit. Si pasojë e shërthimit autobusi në pronësi të shtetasit E.Rexhepi është dëmtuar. pas kqyrjes së kamerave të sigurisë në objektet rreth vendit ku ka ndodhur shpërthimi është konstatuar një i dyshuar për vendosjen e eksplozivit. pajet tregojnë siluetën e një personi me kapele, ku sipas të dhënave paraprake dyshohet se mund të jetë banor i zonës. Policia e Tiranës njoftoi se tritoli ka shkaktuar vetem dëme materiale ishte vendosur tek një autobuz “Setra” në pronësi të një qytetari me iniciale E.R.
Add new comment