Loja me CoVid-19
Italia ka bërë thirrje për një regjim të ri testimit kundër riaktivizimit të CoVid-19. Kryeministrja Giorgia Meloni ka theksuar megjithatë se pasagjerët e mbërritur në Itali nga Kina nuk kanë shfaqur prekjen nga ndonjë variant i ri i CoVid-19, por janë pacientë të variantit Omicron.
E megjithatë Italia bëhet vendi i parë që ka vendosur testimin e detyruar pë rata që vijnë nga Kina.
Masa e marrë ilustron tashmë se pandemia strukturoi një model veprimi që është bërë protokoll. Aq sa një shtet si Italia e ka shumë të natyrshme sot që të miratojë një kufizim administrativ të menjëhershëm pavarësisht se nuk konstaton asnjë lëvizje nga normaliteti dhe mundësitë për trajtim normal shëndetësor.
Nuk ka ende një deklarim përfundimtar të OBSH-së për pandeminë, edhe pse zyrtarisht janë pranuar gabimet në menaxhim dhe përvoja e deritanishme tregoi se as mbyllja, as kontrolli dhe as vaksina nuk e ndali përhapjen e sëmundjes dhe mutacionin e virusit.
Comments
E ka gjet belaja Kinen me
E ka gjet belaja Kinen me "liberalistet " e BEse.
Deri para 2 javesh kur kjo e para perdori lock down, e kritikonin sa ng shtepia e bardhe, sa nga Brukseli per "dhune" e diktature......duhej tiu bindej protestuesve.. ...
Tashti qe Kina "beri" c'ka Perendimi i kerkoi; ky i fundit nuk e pelqen. Do t'i vere bllokade per Covid sepse hoqi lock down.
Cirk i liberalisteve qe ne te njejten kohe iu imponojne me dhune (pa liberalizem) vendeve te tjera heghemonizmin e vet.
Me fal, po...
Qifi, Qifi, Qifi e shikon boten vetem me nje sy dhe ate e ke me glaukome. \Ti harron qe COVIDI fillimisht erdhi nga Kina. Nuk po themi se e leshuan vete per te bere zap boten "liberale", se mbase edhe u shpetoi pa dashje. por nje gje eshte fakt. Ne fillim kinezet u semuren shume me ngadale dhe u tha se gjysma e popullates ishte e vaksinuar nderkohe (si e dinin xhanem?). Kur corona-virusi filloi te mutonte ne menyren me te papritur dhe te shpejte edhe kinezet vete nuk qene ne gjendja ta kontrollonin. SI kineze qe jane i rane shkurt dhe sajuan lock-downin me absurd qe eshte praktikuar ndonje here dhe prandaj ia sollen popullates se vet shpirtin ne maje te hundes. Lock down-i aq idiot pamundesoi ate qe quhet imunitet i tufes qe eshte arritur nderkohe ne vedet e tjera qe lock down e aplikuan ne menyre te arsyeshme. Protestat e kinezeve as i nxiti perendimi e as i perkrahu, kinezeve vete u erdhi ne maje te hundes dhe dolen rrugeve. Tashti eshte plotesisht e drejta e "liberalisteve" sic i quan ti qe te pranojne ne vendet e tyre sipas kushteve te tyre. Cfare ka ketu per t'u cuditur sidomos per tu revoltuar si revoltohesh ti o Qifi me nje sy? E shof qe te pelqen shume si orizi, ashtu edhe vodka, por bota ka edhe gjera te tjera per te ngrene e per te pire.
Add new comment