Belgjikë, katër të arrestuar për korrupsion nga Katari në vendimmarrjen e PE-së
Autoritetet belge kanë ndaluar katër persona, mes të cilëve një ish-eurodeputet, nën dyshimin se janë korruptuar nga një vend i Gjirit Persik. Ndonëse nuk cilësohet se për cilin vend bëhet fjalë, media belge “Le Soir" flet për Katarin, përfaqësues të të cilit tentuan të korruptonin një ish-anëtar të PE-së, me nënshtetësi italiane.
Sipas hetuesve belgë, ka patur dyshime se një vend i Gjirit po tentonte të ndikonte në vendimmarrjen ekonomike të PE-së duke ofruar shuma parsh, apo bërë dhurata njerëzve që kanë pozicion strategjik apo të rëndësishëm në PE.
Akuza e ngritur është korrupsion dhe pastrim parash.
Comments
Kjo eshte maja e aisbergut
Vetem maja e aisbergut po del ne drite dhe ajo e pergjysmuar. Eshte ndaluar eurodeputetja greke te ciles u kane gjetur ne shtepi canta me cash. Dhe babai i saj qe po i ikte policise me nje cante cash. Deputetja qe mbante fjalin per arritjet e Katarit ne parlamentin evropian, dhe fliste per te drejtat e e njeriut dhe respektimin e ligjeve.
Pikerisht keto diskutime dhe cantat e parave te gjetura ne shtepi, komprometuan jo vetem kete eurodeputete greke, po shume te tjere si ajo qe sot shihen me dyshim
Add new comment