Papa puth këmbët e 12 emigrantëve (Video)

Postuar në 25 Mars, 2016 10:56

Papa Françesku tërhoqi edhe njëherë vëmendjen për natyrën kontraverse në raport me rregullat e Kishës Katolike. Ai lejoi gratë të merrnin pjesë në ritualin e larjes së këmbëve nga Papa të 12 njerëzve, në respekt të asaj që Krishti bëri me 12 dishepujt e tij. Përveç lejimit të grave në këtë ceremoni kishtare, Papa përzgjodhi për ritualin 8 burra dhe 4 gra të kombësive dhe feve të ndryshme, ndryshe nga rregulli dhe tradita e Kishës Katolike. Simbolika sipas zëdhënësit të Vatikanit lidhet me mesazhin që Papa kërkon të përcjellë se gjithkush duhet të respektohet për besimin e tij. Pas ceremonisë Papa Françesku u shpreh se"Të gjithë ne, myslimanë, induistë, evangjelistë, nuk jemi veçse bij të të njëjtit Zot që kërkon të jetojmë në paqe mes nesh". Duke iu referuar sulmeve në Bruksel ai tha se "Pas këtyre akteve fshihen njerëz që shesin armë, që trafikojnë njerëz, qe duan gjak dhe jompaqe, që duan luftë dhe jo vllazëri". Ndërsa njëri prej emigrantëve nga Mali, të cilit Papa i lau dhe i puthi këmëbt u shpreh se e kishte ndjerë veten më të rëndësishëm edhe se Obama.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ndersa KISHA KATOLIKE nen drejtimin e Papa Franceskut po rinovohet ne drejtimin pozitiv human, ka ne bote drejtues fetar qe fene e vet e mbajne si ne shekujt e pare.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nuk dojshe te futesha ne keto diskutime, Janullatos apo Hoxhallar. Me gjithe ate asht e drejte te diskutohen keto dy kategori.

Kush flet per Janullatosin duhet per pa-ansi te diskutoje edhe per Hoxhallart qe jane rreziku i popullit shqiptar dhe tash 600 vjet sherbetor te pushtuesit aziatik antieuropian.
Përkujtohet Sulltan Murati
http://www.kosovahaber.net/?page=1,11,2367

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.