BAROMETËR: Vetëm 750 mijë zgjedhës e vlerësojnë punën e qeverisë në përgjithësi
Pro qeverisë aktuale shqiptare, para dy vjetësh, votuan plot 1 milion zgjedhës (680 mijë votuan për qeverinë e mëparshme dhe rreth 480 mijë zgjedhës që banonin në Shqipëri nuk votuan fare ose votuan për parti e kandidatë jashtë koalicioneve).
Po sa prej tyre kanë aktualisht një vlerësim pozitiv për punën e qeverisë dhe sa janë gati ta rivotojnë atë, nëse zgjedhjet zhvillohen sot? Këtyre pyetjeve dhe të tjerave u jepet përgjigje më poshtë, nëpërmjet përpunimit të të dhënave të një sondazhi të serisë BAROMETËR, që e zhvillova ditët e fundit me shtetas shqiptarë 18 vjeç e sipër, me banim në Shqipëri.
1-Zgjedhësit që banojnë në Shqipëri, të kategorizuar sipas opinionit të përgjishëm që kanë rreth punës së qeverisë aktuale:
Pozitiv 750,000 Negativ 750,000 Asnjanës 600,000
(Në Shqipëri banojnë aktualisht rreth 2.1 milionë zgjedhës)
------------------------------------
2-Zgjedhësit që banojnë në Shqipëri, të kategorizuar sipas vendosmërisë për të votuar sot partitë e mazhorancës apo të opozitës aktuale:
Mazhoranca 830,000 Opozita 630,000 Të pavendosur 640,000
------------------------------------
3-Zgjedhësit banues në Shqipëri, që janë të vendosur për të votuar sot një nga tri partitë kryesore:
PS 630,000 PD 610,000 LSI 170,000
------------------------------------
4-Zgjedhësit që banojnë në Shqipëri, të kategorizuar sipas vlerësimit që kanë rreth luftës së qeverisë aktuale kundër informalitetit:
Pozitiv 1,050,000 Negativ 650,000 Asnjanës 400,000
---------------------------------------
5-Zgjedhësit që banojnë në Shqipëri, të kategorizuar sipas vlerësimit që kanë rreth luftës së qeverisë aktuale kundër korrupsionit:
Pozitiv 550,000 Negativ 750,000 Asnjanës 800,000
---------------------------------------
6-Zgjedhësit që banojnë në Shqipëri, të kategorizuar sipas vlerësimit që kanë rreth punës së qeverisë aktuale për rendin publik dhe sigurinë rrugore:
Pozitiv 890,000 Negativ 600,000 Asnjanës 610,000
---------------------------------------------
7-Zgjedhësit që banojnë në Shqipëri, të kategorizuar sipas vlerësimit që kanë rreth luftës së qeverisë aktuale kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale:
Pozitiv 550,000 Negativ 750,000 Asnjanës 800,000
--------------------------------------------
8- Zgjedhësit që banojnë në Shqipëri, të kategorizuar sipas vlerësimit që kanë rreth punës së qeverisë aktuale për përmirësimin e ekonomisë:
Pozitiv 590,000 Negativ 800,000 Asnjanës 710,000
---------------------------------------------
9- Zgjedhësit që banojnë në Shqipëri, të kategorizuar sipas vlerësimit që kanë rreth punës së qeverisë aktuale për përmirësimin e shëndetsisë:
Pozitiv 530,000 Negativ 750,000 Asnjanës 820,000
----------------------------------------------
10- Zgjedhësit që banojnë në Shqipëri, të kategorizuar sipas vlerësimit që kanë rreth punës së qeverisë aktuale për përmirësimin e arsimit:
Pozitiv 700,000 Negativ 690,000 Asnjanës 710,000
----------------------------------------------
Shënim: Anketimi u krye me telefon/celular me 1050 banorë të Shqipërisë të moshës 18 vjeç e sipër. Kamapioni u balancua politikisht, gjeografikisht dhe demografikisht, për të përfaqësuar sa më realisht elektoratin shqiptar. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për këtë kampion ishte plus/minus 3.1%.
Comments
Mbi te gjitha te bie ne sy
Mbi te gjitha te bie ne sy numri i forte i asnjeanesve. Kane frike apo vertet ne kete vend eshte nje grupim i madh njerezish qe duan dicka te re?
rreth gjysem milion zgjedhes
rreth gjysem milion zgjedhes me banim ne shqiperi nuk votuan parvjet per asnjerin prej dy koalicioneve
Add new comment