Do vish në shtëpi?
Kryeministri Edi Rama shpërndan në faqen e vet në Facebook një mesazh promocional titulluar: Eja në shtëpi! Videoja i drejtohet emigrantëve që pritet të vijnë të pushojnë në Shqipëri gjatë verës dhe në të shfaqen personazhe të ndryshëm që bëjnë thirrjen: eja në shtëpi, nën muzikën popullore dhe pamjet e kuruara nga gjeografia e vendit.
I njëjti marifet që vazhdon prej vitesh: qeveria përpiqet të ricikojë imagjinarin e vet për vendin, duke injoruar realitetin që prek çdo njeri. Realitet që të sfidon që tek uji në rubinet, mbetjet në rrugë, shërbimi publik dhe privat e kështu me radhë.
Eja në shtëpi ka edhe një natyrë provokative në një vend që mundet të quhet fare mirë edhe Guberna e Legalizimeve. Eja në shtëpi se edhe mund të ta zënë! Ja një apel me të vërtetën brenda, që në fakt përputhet më mirë me atë që ndodh në këtë vend. Përndryshe kalojmë nga fabula e bumit turistik në përrallën e turizmit patriotik pasi edhe stabilitetin financiar e mbajtëm me remitanca.
Comments
Heu bre
Videoja i drejtohet emigrantëve? Po ato pernate ne shtepi shkojne.
Fiks mendimi im. kur shkoj ne
Fiks mendimi im. kur shkoj ne shqiperi me duket sikur shkoj ne nje vend tjeter. NJe vend i botes se trete ku vidhet e mashtrohet pa din e pa iman, ku mund te vdesesh per nje teke apo nje tjeter te atyre qe jetojne aty ne menyre permanente.
Nuk e kam mare mundimin e te parit te lugines se valbones, se kam pare grand teton e yellow stone, e ku e ku me te bukur liqene alpine, e vende malore.
Deti i karaibeve eshte plot me peshk. Shqiperia e zbrazur nga te gjitha dhe e kemi mbushur bregun me "kafshe" qe nuk dihet nga kane ardhur dhe ju duket sikur bejne biznes.
Jam i lumtur qe i kam pare bukurite e shqiperise para se te shkaterohej e gjitha.
Ky kujton se apelon dyshtetasit shqiptare qe jetojne jashte shqiperise (ata qe e kane akoma shtetesine shqiptare se shume e kane hequr)?!
Agjensia e diaspores me Majko shkaravinen mundohet te justifikoje leket qe prish. Ju paguan ca te rinjve qe nuk e kane idene e atij vendi, hotelin dhe i nis te bejne nje video me dron? Po e beje 3D a derman se pare te hedhura kot do jene gjithsesi.
Haha eja bej dhembet ne shqiperi me nallbanet qe jane mbaruar shkollen aty.Eja bli budallalleqe qe nuk i ble njeri se vetem ato prodhon shqiperia te tjerat jane shkateruar. Eja fundi i fundit per turizem sexi ose droge se i kemi po haruam ti vinim ne kete video.
Si mos e pelqesh kete video atehere ....
Home is where you make it!
Home is where you make it!
Add new comment