Turqia përkujton 568 vjetorin e pushtimit të Konstandinopojës
Turqia ka celebruar dje 568 vjetorin e pushtimit të Konstandinopojës, sot Stambolli. Presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan ka përcjell një mesazh në tuiter përmes të cilit ka cilësuar se pushtimi i Konstandinopojës është një nga:
fitoret më të lavdishme të historisë sonë
Ai ka referuar Profetin Muhamed që parashikoi marrjen e Konstandinopojës dhe që cilësonte komandantin që do ta korrte atë arritje si ndër më të mirët.
E kujtoj me kompasion dhe respekt Mehmet Fitimtarin dhe ushtrinë e tij të lavdishme, që ia shtoi këtë qytet unik trashëgimisë dhe qytetërimit tonë
është shprehur Erdogan.
Deklarimet e presidentit turk vënë në pah një optikë zyrtare në Turqinë e sotme që e shohin historinë osmane dhe pushtimet e saj si një periudhë pozitive dhe zhvillimi, ndërkohë që kjo qasje joneutrale kontraston me qëndrimet e perëndimit dhe botës kristiane që e cilëson 29 majin e vitit 1453 si Rënien e Konstandinopojës.
Comments
B9ta e Perendimit e dhunoi,
B9ta e Perendimit e dhunoi, shkaterroi me kryqezatat e saj kete qytet, sic beri edhe me Spanjen e Portugaline, kurse Osmanet I dhane drite e hijeshi ketij qyteti madheshtor.
Perendimi, edhe sot e kesaj dite nuk ka mesuar kurre nga e shkuara e tij, perseri rrenon e shkaterron nga l e Mesme ne veri te Afrikes, nga Ballkani ne Ukraine e Bjellorusi. Kudo ku kane shkelur e shkelin cizmet e tyre thahet toka.
Lavdi Sulltan Mehmet Fatih.
Add new comment