Bojaxhi: LSI është gangrena e politikës shqiptare

Postuar në 01 Tetor, 2015 22:56

Në emisionin Top Story në Top Channel, Gjergj Bojaxhi, i cili mori 5.4% të votave në Tiranë, deklaroi se LSI është gangrena e politikës shqiptare. Ai argumentoi se kjo parti përfiton nga kushdo është në pushtet dhe votat e saj i siguron nëpërmjet sistemit të klientelizmit dhe patronazhit. Ai theksoi se jo çdo njeri i LSI-së është i gangrenizuar, por partia si stukturë është një gangrenë politike.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Ardean (not verified) on

Na prij Gjergj!
Fillimisht dhe osmanët me ftesën e princave arbërorë erdhën , sepse ishin duke u grindur njeri me tjetrin. Më pas iu pëlqeu dhe ndenjën 500 vjet. Ashtu si po thërrasin këta të sotmit, ku çdo gjë të na e zgjidhin të huajt.

Submitted by Fillestari (not verified) on

...por edhe LSI eshte bere nje Koke Turku shume e voliteshme per te gjithe personat qe pretendojne ti kene akoma dorezat e bardha... Problemi eshte sistematik dhe nuk zgjidhet duke mbyllur dyert LSI. Madje kjo e fundit, nepermjet konjunkturave, po mban nje ekuiliber pushtetesh dhe njerezish pa te cilat Shqiperia do te kthehej ne ditet me te errata te Kryeministrave-padrone...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.