Zgjedhjet në SHBA, në pikëpyetje, Trump: Do të ketë vazhdimësi
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka lënë të kuptohet gjatë një konference për shtyp se ai nuk ka ndërmend të bëjë transferim paqësor të pushtetit nëse rezultatet e votimeve në nëntor e nxjerrin humbës. Trump ka vënë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve për shkak të përdorimit të votimi me postë elektronike, duke nënvizuar se :
fletët e votimit janë një katastrofë
Media të ndryshme e lidhin deklaratën e tij për votime të dyshimta më 3 nëntor me faktin se Presidenti mendon kalimin në Gjykatën e Lartë të shqyrtimit të tyre dhe e ka bërë të qartë një gjë të tillë ditët e fundit. Një deklaratë në fakt taktike e që zbulon se plani i Trump është zëvendësimi i Ruth Bader Binsburg përpara zgjedhjeve duke siguruar kështu një shqyrtim që lihet të kuptohet se do të jetë i favorshëm. Kjo lojë është në thelb kulmi I polarizimit politik në një vend që ka ndërtuar për gati një shekull politikën e jashtme mbi parimet e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sot ky vend ka rastin të provojë shijen e hidhur të zgjedhjeve në rrezik, një sprovë kjo nga e cila Amerikën mund ta nxjerrë vetëm vetja.
Comments
Burimi i informacionit
Burimi i informacionit: The Guardian! :))))))
Add new comment