Topi do bëjë parti nga halli?

Bamir Topi, në kuadrin (e vazhdën) e një protagonizmi presidencial të paprecedent pas vitit ‘997, ishte mbrëmë në programin Tonight Ilva Tare të Ora News-it. Ajo që bëri përshtypje në intervistën e tij ishte deklarata, se “ai do të ishte i gatshëm të futej qysh tani në një garë presidenciale vetëm në rast se do të ndryshohej kushtetuta e nëse Presidenti do të zgjidhej me votim popullor”.
Pak e çuditshme kjo deklaratë, apo jo? Ka muaj të tërë që flitet për një parti të re “për të shpëtuar të djathtën” e për takime që Topi ka bërë me dhjetra njerëz në këtë funksion, ndërsa ky i fundit i bën me dije miqtë, bashkëpuntorët, opinionin publik dhe shqiptarët në përgjithësi se nga posti i Presidenti po ikën se s’mundet të rrijë e jo se ka ndonjë projekt të mirëfilltë politik. Dhe kështu, e gjithë ideja e partisë së re katandiset tek përpjekjet për t’mos e lënë Topin pa një rol politik në përfundim të mandatit presidencial.
M.N.
Comments
Gjynah, sepse Bamiri per

Gjynah, sepse Bamiri per momentin eshte i vetmi sot për sot, që mund ti ndryshonte raportet e forcave ne politiken Shqiptare.

Jam i majtë por do ta votoja një të djathtë kundër Berishës.

PS: Mos të na ikë dhe Bamiri në Amerikë... :)

Salut, hapi! E bukur kjo

Salut, hapi!

E bukur kjo pjesa e Amerikes. Ne fakt, une do te shtoja mos do te na kthehen nga Amerika disa te tjere?

Sidoqofte, "partia" e Bamirit duhet te lere thashethemet e perditshme, te vazhdoje ngacmimet me Berishen sepse qartasi e bezdisin dhe e detyrojne te thote budalliqe, por kryesisht duhet te shpalose qarte se cfare ka ndermend te beje. Duhet nje program, qe pavaresisht cfare shkruante sot Prec Zogaj tek Shekulli, qe as PS-ja nuk e ka. Kuptohet qe PD-se nuk i nevojitet program sa te kene dyshen Berisha-Meta. I vetmi program ngelet vjedhja. Por PS-ja me njerezit qe ka nuk duket aspak e afte te realizoje nje program. Le te tregoje kjo "parti e re" me cfare brumi po zihet, dhe te gjykojme te qete a ia vlen. Per mendimin tim, tere puna nis me programin dhe menyren se si deshirojne te luftojne dy partitete e medha qe po shkaterrojne Shqiperine.

Me te vertete loja po behet

Me te vertete loja po behet interesante dhe ka per t'u zhvilluar akoma. Por, me deshiren e mire per ta kthyer lojen ne sport kombetar, dhe duke pasur parasysh qe si Muci ka dhe te tjere gazetare qe kane shprehur skepticizem ose dyshime te vogla mbi lojen qe po luan Bamiri, une shtroj pikat e meposhtme si kushte te nevojshem per realizimin e ketij projekti qe ne, duhet ta themi haptas, e mirepresim:

duhen analizuar qarte dhe pa doreza te keqijat strukturale te sistemit Berisha

duhen analizuar qarte dhe pa doreza problemet strukturale te opozites se deshtuar Rama (Rama mund te fitoje me 2013 si Saliu me 2005, por kjo nuk e shnderron ate ne fitues)

duhen analizuar qarte dhe pa komplekse nderhyrjet ne sistemin kapitalist shqiptar (dhe ne pergjithsei ne sistemin shqiptar) per te na nxjerre nga kllapia ku jemi futur

duhet deklaruar haptasi bashkepunimi me PD, PS apo te tjere parti pas zgjedhjeve 2013 (sepse veshtire, per te mos thene e pamundur qe te fitoje vetem zgjedhjet)

Keto hapa te marre se bashku krijojne as me pak e as me shume nje program partie. Por duhet te jete nje program angazhues me popullin me te vertete, jo perrallat e zakonshme te Saliu apo Edit. Le te marrim per shembull Edvinin (te cilit plot gabime nuk i falen qofte dhe vetem per periudhen qe ka kaluar ne France). Para disa ditesh foli per grupe pune te caktuar per te krijuar programin e ri. Po ai i famshmi qe nuk e pame kurre i vitit 2009 ku mbeti? Po programi i para dy muajve kur u bene zgjedhjet e Partise, ku shkoi? Sot, tek Shekulli, Prec Zogaj lavderon nismen e lidershipit te PS-se. Por askush nuk analizon mosreagimin e PS-se dhe Edi Rames per tere mbrapshtesite e Saliut. Nuk ka dite qe Saliu nuk ben ndonje zullum. Dhe PS-ja hesht. Ndonjehere flet Edi per ndonje ceshtje periferike dhe thjesht mediatike, dhe jo per ceshtjet e detyrave ekonomike te nje qeverie. Une mendoj qe me dashje Edi Rama i shmanget cdo debati mbi idete, sepse o ai dhe te tjere lidera te PS-se ide nuk kane, ose thjesht pret 2013 te marre qyl qeverine, me shpresen se Saliu do te bjere vet. Te tille ide ne Tirane qarkullojne shpesh dhe jane shtuar kete periudhen e fundit, sidomos mbi pazare te mundshme Sali-Edvin.

Eshte kundra kesaj menyre te te konceptuarit te politikes qe duhet qe Bamiri dhe Partija e re te luftojne. Duhet ta heqin nga mendja qe mund te rrahin Salen ne kete loje. Kjo eshte nje lloj loje qe e luan mjeshterisht i zoti i shtepise, dhe per momentin ai quhet Sali. E vetmja arritje e partise se re, nqs. luan kete loje, do te jete ndonje post ministerial per Bamirin, Meksin apo ndonje tjeter. Per kete po perpiqemi? Dhe nuk besoj se Bamiri, Meksi, Shehu etj.. nuk arrinin dot te merrnin nje post ministrie edhe pa bere parti fare. Ata jane pjese e PD-se dhe i mjaftonte te futeshin ne valle me Saliun dhe ja ku e merrnin ndonje ministri. Ne shpresojme qe ata nuk jane ngaterruar sepse kane ndryshime radikale ndaj Saliut.

Nqs. qellimi eshte te goditet Berisha dhe menyra e tij e qeverisjes (qe perkon me ate te Ilir Metes) duhet lufte e qarte e hapur dhe e deklaruar. Nuk ka alternativa apo rrugicka (rrugickat jane per partickat, nuk eshte pa qellim emerimi particka qe Sala i beri Bamirit).

Per t'u kthyer tek shembulli yt i Sarkozy-se, me lejo te te kujtoj qe me 2004 Sarkozy vinte nga nje eksperience e madhe politike dhe sidomos nje njohje ne popull dhe media qe nuk krahasohet me sistemin tone mediatik. Le te ngrije doren ai qe e ka haberin se cfare ideshe ekonomike ka Bamiri! Le te ngrije doren ai qe e ka haberin se cfare mendimi per reformen ne sistemin e drejtesise do te na vije nga partia e re! Tek ne mediat merren me "une thashe keshtu, ai me tha ashtu, ne i thame keshtu, ju me thate ashtu". Me qellim dhe me vetedije evitojne cdo debat qe zgjat me shume se 5 minuta mbi nje ide te paster ekonomike. Dhe me vetedije nuk pyesin kurre te ftuarin mbi te tilla ceshtje. Dhe Edvini nga ata ka mesuar, prandaj dhe permenda me perpara qendrimin e tij ne Paris. Nderkohe qe ne France, pavaresisht se demagogjia e Sarkozy-se ndoshta ia kalon asaj te Sales, media qe merren realisht me ceshtjet qe i interesojne vendit ka, dhe kane kurajo per te bere rolin e tyre. Sarkozy vinte nga nje pjese e shoqerise franceze me influence dhe me shume mjete. Apo do te krahasojme Luan Bregasin me Martin Boygues? Pastaj te mos harrojme qe biznesmenet franceze nuk kerkojne favore edhe per kioskat e rrugeve te Parisit. Ato ndihmohen indirekti nga reforma strukturale qe qeveria ndermerr. Kurse ketu tek ne po i kerkove ndihme nje biznesmeni, ai do te vije neser dhe do te kerkoje cdo marrezi qe i shkon mendja, qe nga leja per parkim dhe leja per kundravajtje, deri tek nderhyrje direkte per cdo gjobe, takse apo tender. Ne qofte se Partia e re do te premtoje te tilla perralla, te garantoj qe e kane te humbur lojen qe ne fillim, sepse biznesmenet e medhenj keto probleme i zgjidhin me Ilirin dhe Salen shume kollaj dhe nuk kane ndermend te nderrojne partner ne politike.

Hapi, po i kthehem tani pikes se fundit ne lidhje me votimin direkt te Presidentit. Ti e quan pike te mire sepse do te jepte qartesi mbi rolin e Presidentit dhe nderhyrjet qe ai mund te bente. Kam nje mendim paksa ndryshe. Une mendoj qe Bamiri gaboi ne kete interpelance te vazhdueshme me Saliun mbi kandidimin e tij, sepse pasi tha vete gjate javes se kaluar qe kjo ceshtje u mbyll, nuk ka pse i kthehet me. Eshte e kote te beje karshillek me Salen per nje pune te mbyllur. Nderkohe ka beteja te reja ku mund te tregoje veten sa te doje. Kurse, persa i perket ceshtjes per te qene mbi palet, ku ka pale me te larte se sa interesi kombetar? Por ama Bamiri kesaj pale ia ka varur jo pak gjate presidences se tij. Duke u perpjekur qe te dilte si president i te gjitheve, pothuajse nuk nderhyri ne asnje pike te rendesishme. Fiks dje firmosi dekretin per shitjen e AlbPetrolit. Si ta lexojme kete firmosje? Si dorezim i tij para PD-se, si miqesi e tij me Tacin, apo kjo shitje nuk ben pjese ne interesin kombetar? Ndoshta mund te dilte me shpesh ne TV dhe te sqaronte qytetaret e tij mbi gabimet e qeverise. Apo po e shihte heshtjen e tij si nje menyre per te mos nxehur votuesin e PD-se? Por mos harrojme se nga keq qeverisja e Berishes po vuan dhe votuesi i PD-se, jo vetem ai i PS-se. Ndoshta ky i PD-se nuk e ka shume te qarte, por prandaj i duhet folur per ta sqaruar.

Ciao.

Tani, Për lidershipin e PS-së

Tani,

Për lidershipin e PS-së së sotme besoj se kemi të njëjtën analizë.

Dhe për sa i përket lojës që e luan më mirë Saliu, ajo është shumë e vërtetë sepse ka ndodhur dhe më parë.

Kurse shembullin e Sarkozy-së nuk e dhashë për të krahasuar karakteret e programet e metodat e Bamirit me të Sarkozisë. E dhashë vetëm si shembull të një challenger-i nga i njëjti krah politik. I fortë fare krahasimi i Martin Boygues me Luan Bregasin :))).

Votimin direkt të presidentit, e kisha pikërisht si parim i mirë i cili do ti jepte qartësi rolit të presidentit. Nuk i kam ndjekur debatet e javëve të fundit prandaj nuk dija më gjatë.

Për dekretet që ka firmosur, ma merr mendja se edhe ai nuk mund të dalë shumë kundër vendimeve të njerëzve që kërkon të tërheqë rreth vetes, edhe pse vendimet i ka diktuar Saliu. Të them të drejtën besoj se e ka bërë pikërisht për të mos nxehur votuesin e PD-së. Qenka e çuditshme politika, i bën njerëzit të jenë jo-racionalë mbi interesat e tyre vetjake. Njoh njerëz të cilët kanë vuajtur shumë më shumë personalisht nga PD-ja sesa nga PS-ja por prapë nuk e heqin portretin e Salës nga dhoma. :))) (Po, po ekzistojnë!!!)

Ndoshta strategjia e tij është të izolojë Salën nga baza e PD-së dhe simpatizantët e flaktë, pastaj të thithë rreth vetes ato kuadro të cilët nuk e shofin veten me Salën, dhe besoj se janë shumë, edhe pse nuk e shprehin.

Shëndet

Urime autorit të artikullit.

Urime autorit të artikullit. Shumë simpatik. Artikull i shkurtër por shumë domethënës.

Analize e sakte ne kete

Analize e sakte ne kete shkrim te shkurter. Duket se shume njerez kane pritshmeri te larte per partine e re te Topit, i cili eventualisht do ta ''shpetonte te djathten'' ne vitin 2017 ne rast se do te siguronte nje mandat te dyte. Une kam dyshime per kete lloj shpetimi, psh ne entourage te Topit eshte edhe Besnik Mustafaj, i cili mund te jete cdo gje pervecse i djathte.

Eshte e vertete qe dhe PS

Eshte e vertete qe dhe PS nuk ka ende nje program, deri sa, mbasi per here te pare publikon

nje dhe me pompe te madhe , ngren 21 grupe pune per Programin.

Ne demokraci, fytyren e nje partie e percakton PROGRAMI dhe STATUTI. Partine

nuk e percaktojne emrat e kryetareve qe duhet te mos kene me shume se dy mandate, ne se

ndodh kjo ato nuk kane asgje qe ti lidh me demokracine. Ato kane vetem nje fytyre, nje ide ate

te kryetarit.

Ne se duhet te ktijohet nje parti e djathte, e per kete ka nevoje vendin ne do ta gjykojme nga

Programi dhe Statuti d.m.th a eshte per ekonomi tregu te lire, shtet ligjor, te drejtate njeriut,

lejon mendimin ndryshe dhe parimin nje anetare nje vote, perndryshe na mjafton e teperon

partia e familjes Berisha me shoke dhe ajo e anarko-populistit Rama me miqte e tij.

Partia nuk behet as me miq e as me shoke, por me njerez te nje ideali.

Ne nje 'artikle' pak me lart,

Ne nje 'artikle' pak me lart, z.Nano komenton Sartorin: "...Nese humb vendin e punes, (politiken-sqar.imi), humbet cdo gje e mbete i papune." Ok-ej! Mos ka kete frike dhe Topi? Eshte kollaj per te 'licensuar' partira sa per te marre nje mandat parlamentar, por mandata vjen me pas kur 'varkeza lipset te caje oqeane'. Megjithate le te durojme, presim e shikojme cdo te kollandriset...

Z. Bamir Topi duhet te kaloje

Z. Bamir Topi duhet te kaloje te parin test qe eshte ai i ndarjes se mendjes se tij per kete rruge te re qe po nis. Ne qofte se Bamiri do te merret perdite duke lexuar komentet si i yti, te cilet jane plotesisht negative dhe me plot paragjykim, ai do te deshtoje. Sepse do te rikthehet ne politiken e perditshme shqiptare, e bazuar mbi stratagjema dy lekeshe dhe mbi llafe pazari, dhe kete lloj politike ka ujqer te vjeter qe e luajne me mire se ai. Mjafton te shohesh qe kete lloj lufte po e humbin "mjeshtra" si Gjinushi e Islami (per arsye te ndryshme). Nqs. akoma nuk e ka ndare mendjen, sic po le te dyshohet me disa deklarata jo fort te qarta, maksimumi qe do te arrije eshte nje ministri ne qeverine e Sales (ose te Bashes neser). Nqs. e ka ndare mendjen per te qene luftetar ne arenen shqiptare, ai duhet te tregoje qe e njeh politiken reale, dhe ajo ate te lloqeve dhe te pazareve nendore te Sales apo te Edit. Nqs. ju kujtohet rreth nje jave me pare Gjinushi deklaronte se Edi ka bere marreveshje me Saliun per 21 janarin. Ndoshta ai ka te drejte dhe ne fakt ka shume njerez qe dyshojne dicka te ngjashme (edhe une vete e pohoj qe plot here bie ne dyshim mbi vertetesine e hapave te Edit). Por nqs. ne biejme pre e ketyre llogjika s'do t'ia dalim kurre, sepse me dashje keta personazhe shume te dyshimte si Saliu, Edvini e plot te tjere, na krijojne kushtet qe te merremi me kesi ngjarjesh. A thua ti valle Edvini s'e ka lexuar deklaraten e Gjinushit? Qe cke me te, dhe as nuk tha nje llaf, qofte edhe nje pergenjeshtrim. A e kujtoni marreveshjen Nano-Berisha dhjete vjet me pare? Eshte e te njejtit lloj. Ketyre lloj ngjarjesh duhet t'i mbrohet Bamiri. Po s'qe i zoti per kaq, eshte e kote te tallemi me veten. Per momentin ai nuk ka treguar aspak ndonje aftesi te vecante. Thjesht fakti qe i tere shtypi merret qe te ejnten e kaluar me interpretimin e deklaratave mistike te tija, le shume per te deshiruar. Pse a thua valle beri ndonje poezi plot me metafora, qe u dashkan dekriptuar? Nuk eshte kaq e veshtire sa duket te besh deklarata te qarta dhe plotkuptim per shtypin. Ne qofte se nuk i ben tregon thjesht se deshiron te luash si koleget e tjere. Dhe ka nje arsye me shume kjo lloj loje. Eshte fshehja e frikes. Eshte tipike e natyres sone, qe fshehim frikat e jona, me te tille sjellje. Prandaj, shtypi opozitar duhet te di ta nxjerre Bamirin, se bashku me shoket e tij, nga skutat ku jane futur. Te deklarojne qarte mendimin e tyre. Pastaj i ngelet popullit t'i perkrahe. Por jam i sigurt qe populli do t'i perkrahe sepse nuk po duron dot keta qe jane ne pushtet. Nje vit te ri me te varfer kishim kohe pa e pare, keshtu qe edhe momenti nuk eshte i keq per parti te reja.

Per kenaqesine e hapit po marr nje sjellje nga Franca. Gjate fushatave elektorale 2005 (referundumi per Europen) dhe 2007 (zgjedhja e presidentit) Sarkozy u tregua shume i prere dhe tejmase i qarte mbi disa pika kyce qe dihej qe populli francez i ndiqte me vemendje. E tille pike ishte ajo e emigrimit. Sarkozy dhe e djathta franceze krijuan stereotipin e imigrantit te keq te interpretuar nga "hidrauliku polak i cili i ze vendin e punes francezit te mire". Gjithashtu i dha shume jehone fese musulmane dhe problemeve te mundshme qe integrimi i musulmaneve krijon. Duke qene se nuk mund te shante musulmanet me pashaporte franceze (dmth. te integruarit) sepse ata kane te drejte vote, ai gjeti armikun e tij tek Turqia. Turqia po negocionte (dhe vazhdon te negocioje) hyrjen e saj ne BE. Sarkozy u deklarua haptas kundra hyrjes se Turqise ne BE. Ai foli shume qarte: "La Turquie n'a pas ca place en Europe". Me qarte nuk e ben dot. Mund ta kete gabim nga ana llogjike, por per qartesi s'ke c'i thu.

Atehere, shtroj pyetjen: do te vije dita qe Bamiri te flasi kaq qarte mbi ceshtje si gjyqi i Ilir Metes, Gerdeci, 21 Janari e plot te tjera? Do thoni ju qe kaq qarte ketu nuk flet as Saliu, as Edvini, as Iliri, dhe as ndonje tjeter. Keta tre te paret e kane pushtetin dhe nuk kane pse te jene te qarte (kendveshtrim i analizes politike) nderkohe te tjeret qe nuk guxojne te jene kaq te qarte jane pa pushtet. Bamiri dhe Partia e re nqs. deshiron ta kapi pushtetin (qofte edhe pjeserisht) duhet te mesoje nje gjuhe politike goxha ndryshe nga kjo e sotmja.

Dhe i lutem lexuesve te jene realiste, ju e dini vete sa here ju ka plasur zemra kur keni pare Edvini te mos beje asgje kunder Berishes, megjithese ky i fundit nuk le brockull pa bere. Tani, nje Edvin na mjafton. Kemi nevoje per ndonje gje te re.

Ciao.

Nje shtese te vogel: Sarkozy

Nje shtese te vogel: Sarkozy jo vetem qe shprehet qarte, por per te meshuar fort ne opinionin publik dhe per te treguar qe eshte burre me "palle d'acciaio" detyroi parlamentin francez jo me vone se nje jave perpara te votoje ne nje denim te cdo qytetari francez qe mohon se Turqia ka kryer gjenocid ndaj Armenise me 1915. Eshte nje votim komplet i panevojshem (sepse nuk eshte se ne France njerezit po mbanin rradhen per t'u shprehur kundra ketij fakti historik) por ama Sarkozy tregon qe eshte i afte te mbaje premtime, qofshin edhe jo shume te zgjuara apo serioze. Sidoqofte, ky propozim u votua edhe nga e majta franceze.

edhe nje shtese se nuk me ze

edhe nje shtese se nuk me ze vendi rehat :)

Sikur Bamiri te ishte pak i ngjashem me Sarkozy-in, duhet te kishte propozuar nje projekt-ligj qe denon cdo shqiptar (pluas cdo kosovar qe kalon nga ne) me burg dhe me gjobe ne qofte se mohojne pushtimin turk 500 vjecar ne Shqiperi.

Mirmengjes, 1/ Personalisht

Mirmengjes,

1/ Personalisht mendoj se Franca ja ka fut kot. E ka bere per arsye elektoraliste (ka shume armeniane ne Marsejen nga vjen deputetja qe propozoi ligjin), dhe me e rendesishmja e ka bere per te mbajtur sa me larg Turqine nga BE-ja. Por nderkohe eshte ngaterru pak me kembet e veta, Alain Juppé - ministri i jashtem - qe eshte burre me i mire se Sarkozy (dhe qe organizoi nderhyrjen ne Libi duke u siguruar se Rusia e Kina nuk do te nderhynin), u ngut te thoshte se ligji nuk ishte i duhur. (pas opportun)

2/ Dhe ne France Sarkozy nuk eshte se tha dicka bombastike dhe doli kunder shume interesave. Biles i shkoi popullit te vet pas qejfit, me gjithe fjalimin e vet kundra emigranteve dhe kundra Turqise si vend mysliman, votuesve ju be qejfi.

3/ Tashi, kshu eshte gatu Bamiri, kshu eshte gatu Sarkozy, çdonjeri ka specifikat e veta. Ceshtja eshte se Bamiri ka njefare kapital popullariteti ne popullsi, dhe sidomos te elektorati i PD-se. Cfare do te beje Bamiri me ate kapital simpatie qe ka, a do ta perdore apo do ta lere te avulloje? Ne te vertete shume hapesire per manovra nuk ka kshuqe nuk del e bertet dot. Ka fillu me mat temperaturen ne bazen e PD-se, ne Durres e Kavaje e Shkoder sepse edhe vete Bamiri nuk e di se sa te gjate e ka jorganin.

PS: Per bertites e kumbues vendin e ka zene K. Spahiu me slloganet Kuq e Zi.

Nje dite te bukur!

Per mendimin tim, Topi jo se
Per mendimin tim, Topi jo se nuk e ka vendosur krijimin e nje partie te re, por me deklaraten e djeshme:
a) Do te tregoje se ka mbeshtetje te gjere popullore;
b) Sfidon politiken aktuale.
Ai eshte i sigurt se zgjedhja e presidentit nga populli s'ka per te ndodhur vitin e ardhshem, kshuqe nuk eshte se po e shpreson realisht mbajtjen e pozicionit te presidentit. Prandaj mendoj se ai e ka mendjen top (s'mund te lija pa e bere batuten :)) qe do e formoje partine e re te djathte.
Une shpresoj qe ta beje, pasi me duket se eshte e vetmja menyre qe te kemi rotacion pushtetesh (i domosdoshem ne keto kohra qe po jetojme). Ne muajt ne vijim besoj do kemi te reja te tjera.
Tani,ky Bamiri eshte per

Tani,ky Bamiri eshte per tolerance fetare apo per ateizem,sepse perdor parullat e shekullit te kaluar qe ishin te pakten aktuale."Feja e shqiptarit eshte shqiptaria"

E tha tek arabet,dhe si nuk e zune me domate ,islamiket.Nejse,Topi si duket do tolerance fetare, me supermaci muslimane,aleate perkohesisht katolike dhe

ortodoksi te cgreqezuar.Po behet qesharak duke i dhene leje Kreshnikut te bredh boten.Kerkon te mare vota nacionaliste,per te luftuar Saliun?!Dhe do te

zgjidhet nga populli,thote ky demokrat i vonuar,ky tregetar,ky Ilir Mete i se djathtes.!Ne Shqiperi te gjitha bejne vaki.Do qe te zgjidhet kryeminister,me parti ultra

te djathte.Pastaj do te shohim gallate,e zgjedhje cdo vit si dikur ne Itali.

dmth. mesazhi yt eshte

dmth. mesazhi yt eshte meqenese nuk duam qe te behemi si italia atehere mos provojme fare te ndryshojme. mbajme salen sepse kemi frike me guxu me ndryshu.

hjade llogjike hajde. ty nqs. te mos pelqej Bamiri mos e voto mor babe. Por mos na nxirr italine dhe zgjedhjet si motiv per mospelqim. se atehere cfare duhet te themi per sistemin e sotem ku zgjedhjet vidhen nga Iliri dhe Sala dhe neser do te na i vjedhe Edvini. Keta i kemi provuar qe jane hajdute (Edvinin tek bashkia). Nderkohe o na thuaj ndonje lajm per bamirin, por eshte gabim ta krahasosh me Ilirin.

Tani,nuk me kuptove.Jo se dua

Tani,nuk me kuptove.Jo se dua une te mos kete ndryshime,jo se dua une te ndodh si ne Italine e para tridhjet vjeteve.Parashikoj ne menyre asnjanese pasi

nuk kam besim te jem ithtar i askujt.Permende shume emra,dhe mendon se Topi eshte i "derguari"dhe shpetimtari,te tjeret jane te gjithe hajdute.Mbae shenim daten

neqoftese vjen Topi ne pushtet,asnjehere vetem ,por ne kualicion ,partia e tij fantazme.Do te kesh te njejtin zhgenjim.Mitra nga kane dale eshte e njejte.Vetem manteli politik ndryshon.Dikush blu,dikush roz,dikush kuq e zi,dikush ngjyren e euros e dollarit.

Fjaleembli Topi,do te duket, kur te parashtroje programin e tij,dhe ata qe do ta rrethojne.Atehere,i dashur Tan,do te shikosh "ndryshime".Ju flisni per fustanin e femijes

qe eshte akoma ne bark dhe nuk i dihet seksi. Nje nga zhgenjimet e mia te para eshte:prezenca e nje nenkruetari Gjyktes se Larte ne nje organizate teper te dyshimte.

Presidenti i sotem luan rolin e Pilatit,dhe nuk me pelqen kukamfshehti qe luan,duke mos shpalosur asgje.Sala me gjithe te metat e tij eshte me i ndershem ne gabimet

e veta.Buzeqeshja e Topit eshte Hipjane dhe fsheh "aleanca" qellimpushtetese me gjithe ekstremet e politikes shqiptare.Elektorati shqiptar eshte kaq i shperbere,sa

kopja e qeverive italiane eshte evidente.Gjysma e buxhetit pasketaj do shkoje per zgjedhjet e SALES,EDVINIT,METES,DULES, NDOKES,GJINUSHIT,..DHE TOPIT

Me Kreeeeeeeeshnikun!

Xhimi

Xhimi mirembrema,

skepticizmit tend e ndjej dhe une, dhe e kam shprehur edhe me lart. Ajo cka kundershtova eshte menyra negative me te cilen ne pergjithesi ne Tirane neper kafe por edhe online neper blogje (ndoshta ti s'e ke dhe u gabova une) pritet cdo nisme e re. Po te shohim situaten politike nga nje kendveshtrim makro, dmth. nga lart, ndjehet nevoja per opozite. Besoj se ne kete pike nuk kemi dyshime pak a shume te gjithe ne, debatuesit e ketij blogu. Edi Rama po ben nje pune mizerabel persa i perket opozites. Ndoshta neser ne do ta pelqejme si kryeminister por sot si kryetar opozite ai le shume per te deshiruar. Atehere lind pyetja: a duhet te presim daljen nga letargjia e Edi Rames apo do te shohim nje menyre tjeter. Bamiri ofron nje menyre tjeter jo sepse po vuan per ty e mua, por per veten e tij. Kjo vlen per cdo politikan, i mire apo i keq qofte. Dhe mbi te gjitha duhet te jemi realist, sepse kjo vlen ne cdo zanat dhe profesion. Ne se pari punojme per veten tone: qofte kjo per pare, qofte per kenaqesi shpirterore, qofte per ambicie, dhe ku di une c'tjeter motiv gjejne njerezit per te punuar. Sidoqofte, dalja e Bamirit ne skene eshte nje dem per dyshen Sali-Ilir. Sidomos nqs. Bamiri mobilizon ne Partine e Re nje pjese te grupit kryesues te PD-se te viteve 1990-1997. Neper ata njerez ka te afte, dhe ata mund te marrin jo pak vota nga PD-ja e Sales. Bamiri, te na pelqeje apo jo, gezon njefare popullariteti, sidomos ne Tirane, dhe nga kendveshtrimi i demtimit te Saliu kjo eshte dicka e mire. A do te perfundojme si Italia? Rreziku eshte, por ky rrezik nuk mund te na ndaloje per te provuar. Ne cdo rast ne jemi ne nje situate te mjeruar, ku 3 njerez kane fatin tone ne dore, dhe prej ketyre 3 njerezve 2 jane kriminele dhe 1 eshte hajdut (sepse ne 10 vjete bashki e kemi provuar). Keshtu qe nuk eshte se jemi mire sot. Sidoqofte te shkoje kjo pune, nje parti e re e djathte kishte kohe qe duhej.

Persa i perket Kreshnikut une s'e pelqej fare, sepse ne pergjithesi nuk me pelqejne nacionalistet budallenj pa pike programi por thjeshte me thirrje luftarake te kota. Po te kene bythe le te ndermarin ndonje hap luftarak te mirefillte ne emer te kombit, ne te kundert te mos na cajne trapin. Nqs. po punojne per Bamirin, te pohoj qe me pelqen ideja, por as per kete s'jam i sigurte. Kreshniku nuk inspiron aspak besim qe kur flet. Me shume per momentin nuk di c'te te them.

Ciao.

Tani,te pershendes,dhe nuk

Tani,te pershendes,dhe nuk heq asnje presje nga pergjigja-koment!Keshtu,eshte...e pranoj me nje psheritim te thelle.Le ta provojme!!!

Urime per nje vit te ri te mbare,o mik!

Add new comment