Top-i i rikthehet tri ditë më pas intervistës së Arvizu-së …. dhe mesazhi del ‘bombë’

Postuar në 28 Dhjetor, 2011 02:21

Televizioni Top-channel ‘kap’ tri ditë me vonesë një leitmotif, a nënvizim, të intervistës që ambasadori amerikan i dha Çipës për Shqipin. Është fjala për atë pjesë të intervistës, ku ambasadori flet “për njerëz me të shkuar kriminale që mbajnë poste zyrtare”. Askush nga media nuk u ndal në këtë moment pas publikimit të intervistës; ndoshta ngaqë mesazhi që veçuam me thonjëza pak më sipër ishte i shpërndarë dhe i copëtuar në një paragraf të tërë në intervistën e Arvizusë. Shkurt, ishte një mesazh i paqartë.

Dhe ja, Top-channel i rikthehet intervistës jo vetëm për t’u kapur pas këtij mesazhi, por edhe për ta saktësuar atë. Sipas lajmit të mbrëmshëm të Top-it, ambasadori Arvizu ka thënë se “ne e dimë që ka njerëz me një të shkuar kriminale që kanë lidhje me disa pjesë strategjike në shoqëri, ata janë brenda qeverisë…. Për aq kohë sa këta njerëz [janë] të përfshirë në kriminalitet dhe mbajnë poste zyrtare, ky është një problem.” 

Nga një shfletim i gazetës Shqip, ose nga një konsultim me versionin online të kësaj gazete, rezulton se Arvizu-ja tri ditë më pare ka qenë më pak i qartë se Top-i tri ditë më pas. Ja se ç’thuhet në origjinal: “Ne e dimë që ka njerëz që kanë lidhje kriminale, kështu që ata mund të jenë në pjesë strategjike të shoqërisë…. Për sa kohë ke njerëz të përfshirë në aktivitete kriminale që gjithashtu kanë pozita zyrtare, atëherë mund them që...(një parantezë)”. Në origjinal pra, së pari mungon fraza “ata janë brenda qeverisë”, dhe së dyti ambasadori e lë të pambyllur arsyetimin.

Por e mbylli Top-channel-i mbrëmë. Gjasat janë që të ketë qenë dëshira e ambasadorit për ta bërë këtë saktësim. And it’s good që e ka pasur merak këtë gjë.

M.N.

Comments

Submitted by Arbereshi (not verified) on

<p>Me duket e drejte qe zoti Nano i kthehet ketyre deklaratave te zotit ambasador Arvizu. Keto i kujtojne atij cdo gje qe ka thene me ambigitete.Le te na e deklarajo me ne fund ai kujt i qendron :deklarate se tij per &quot;burre shteti&quot; apo kreu i &quot;qeverise se inkriminuar&quot;! Eshte koha te marre pozicionin e duhur e te mos na thuhet me si ne dramat shekspiriane &quot;Brutus vrau Cezarin,por Brutus eshte burre i ndershem&quot;!!Te pakten kjo nuk thuhet me ne SHBA,ku per cdo krim apo paudhesi ta masin koken me pe dhe trurin me kandarin e pagabueshem te drejtesise se vertete dhe njelloj per kedo,sado lart te ndodhet rastesisht ne shkallet e hierarqise se vendit.Ambasadori per deklaraten e tij &quot;te madhe&quot; lidhur me &quot;burrin e shtetit &quot; kerkoi dy rrotat e &quot;FIKS FARE&quot;-s per merita te vecanta,kurse ne na mbetet,sic ndodhi me terheqjen &quot;e bute&quot; te Nanos,te na vije drejtori i ndonje institucioni te larte amerikan e t&#39;u thone drejtuesve te inkriminuar: &quot;It&#39;s time to go my friend! Enjoy your retirement!&quot;( Ju erdhi koha te ikni,miku im!E gezofshi terheqjen ne pension!).</p>

Submitted by migena aleksi (not verified) on

<p>Emri i Arvizuse eshte i lidhur me 21 janarin dhe vjedhjen e&nbsp; mandatit te Tiranes. Te tjerat jane brockulla. Kush te doje le te genjehet me to</p>

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;Po vodhe nje tjeter te fusin ne burg, po vodhe shtetin te fusin ne pushtet !</p>

Submitted by tekniku (not verified) on

<p>Deklarata te tillaper elemente kriminale ne qeveri nuk jane te Arvizut.Ato vijne nga shefat e tij me lart,por ate qe duhet te thuhet me ze te larte eshte se kryekrimineli eshte Berisha.Mbas tij jane zagaret e vegjel.Eshte ky njeri qe na sjell mesazhin se vrasjet e 21Janarit jane brenda ligjit dhe pushteti nuk mund te merret me dhune &nbsp;ne asnje rast dhe eshte po ky njeri paranojak qe ne 1998 mori me tanke dhe turma te armatosura kryeministrine dhe televizionin shteteror.Pra cilin Berishe te besosh?Pergjigja e Rames eshte brenda kufijuve te ndershmerise ,jo te politikes:Pa u ndeshkuar kriminelet e 21Janarit nukmund te flitet per shtet ligjor.Sali beje gati vendin ku do te shkosh.Nanos ja zgjodhe ti Bencen dhe normalisht ky i paburre duhet te bente te njejten gje me ty.Por ti ke shansin ta zgjedhesh vete per vehten tende.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.