Kush e di se si është gjendja ekonomike e vendit?

Ja disa opinione të ekspertëve të ekonomisë:
Ridvan Bode: “Dy agjensitë, Moody’s dhe S&P, në vlerësim afatmesëm e cilësuan si të qëndrueshme ekonominë shqiptare.... Borxhi i jashtëm është rritur me 7 pikë në krahasim me vitin 2005, duke qenë më i ulti në të gjithë rajonin.”
Genc Kondi: “Ekonomia shqiptare s’po del dot prej vitesh nga bataku i zonës së vendeve me risk të lartë për të investuar.... Vota B+ që morëm nga Standard&Poors do të thotë që ekonomia jonë është me risk të lartë.... Përsa i përket borxhit të jashtëm, ai është rritur 23% gjatë tre viteve të fundit.”
Selami Xhepa: “Druhem të bëj prognoza për vitin e ardhshëm, pasi presionet e jashtme vijojnë të mbeten të larta dhe ekulibrat janë të brishta. Duhet të ndërmerret çdo veprim politik i nevojshëm, me çdo kosto, në mënyrë që të mbahen nën kontroll financat publike.”
Anastas Angjeli: “Viti 2012 do të jetë më i vështirë se ky vit që po lëmë. Duhet të ndërmarrim një manovër financiare të ngjashme me atë të Greqisë e Italisë në mënyrë që të ulim borxhin publik.”
Koç Broka: “Të dhënat e fundit që kemi lidhur me prodhimin kombëtar i takojnë tremujorit të parë. Më tej, performanca ekonomike e vendit ngelet e paqartë, por të dhënat e tërthorta nuk transmetojnë optimizëm.”
Re.Pu.
Comments
Ja fusin kot te gjithe kta me

Ja fusin kot te gjithe kta me S&P bashke. (S&P qe ajo qe i hoqi noten AAA Amerikes dhe Amerikes nuk i ndodhi gje. B.S.)

Ekonomia po shkon per lesh, mjafton te pyesesh rreth vetes sa ka te papune? Kjo eshte ekonomia e vertete, te tjerat jane lesh me qime, sidomos kur flasin "ekspertet" tane te ekonomise. Se mos na nxirrni dhe Fullanin...

Edhe Angjeli flet içik fare kodra mas bregut. Krahaso Shqiperine qe ka monedhen e vet me Greqine e Italine qe nuk kane monedhe te veten.

Shqiperia nuk e ka problem borxhin qe mund te kete ne leke (se leket po qe nevoja i shtyp e i djeg vete), por kto palloshat tone duan te marrin borxh me euro. Ku do ti marri eurot me kthy borxhin Shqiperia? (Dhe per sa i perket borxhit me euro Shqiperia eshte keq.)

Ca mendimi kane ekspertet e ResPublica-s per kto deklarata? :)

Xhepi im e di ! Ai e di me

Xhepi im e di ! Ai e di me mire se 'ekspertet' zhvillimin e vrullshem ekonomik qe po na rrufis. Jo me kot parate ne leter do te kthehen ne monedha, qe te na peshojne ne xhepa, qe t'i ndjejme deri thelle kackaritjet.

Add new comment