Ndërsa në Shqipëri flitet për parajsë ekonomike ….

Postuar në 27 Dhjetor, 2011 08:26

Mbi dhjetë mijë të mitur të huaj të pashoqëruar, vërtiten rrugëve të Italisë, ku 10 për qind e tyre kanë ardhur në këtë vend nga Shqipëria. Shifra është bërë me dije nga një sondazh kombëtar për emigracionin në shtetin përtej Adriatikut, nga Fondacioni ANCI Cittalia, publikuar në Romë.

Sipas tij, fëmijët e huaj endacakë në Itali, janë të përqendruar në mbi 800 komuna të Italisë. Ndërsa shifrat flasin se ata kanë qenë 5.879 në vitin 2009, tendenca paraqitet në rritje edhe për vitin e ardhshëm. Thuhet se më shumë se gjysma e fëmijëve të pashoqëruar të mbërritur në Itali, figuron e  përqendruar në rajonin e Pulias, Lazios, Emilia-Romagnas dhe Lombardisë (rreth 56 për qind).

Një raport tjetër i lidhur me vendndodhjen gjeografike të fëmijëve huaj nën moshën 18 vjeç, të pashoqëruar nga prindërit ose të afërmit, tregon se ata kanë premisa për t’iu drejtuar lypjes ose gjërave të jashtëligjshme. Ndërkaq, sipas statistikave të ANCI-t, territoret që raportuan gjatë vitit 2010 numrin më të madh të fëmijëve të marrë në përkujdesje të zakonshme janë në Romë dhe Bolonjë. Ata janë kryesisht meshkuj shtatëmbëdhjetë vjeç. Të dhënat tregojnë se fëmijë të kësaj kategorie vijnë kryesisht nga Afganistani, (rreth 16.8 për qind); i ndjekur nga Bangladeshi (11 për qind), Shqipëria (10 për qind), Egjipti (8.7 për qind), Maroku (8.7 për qind) dhe Kosova (5.9 për qind).

Ndoshta fakti që fëmijët lypin në rrugët e Italisë është një lajm gati pozitiv, duke parë fatin e fëmijës 4 muajsh që vdiq nga i ftohti disa ditë më parë.

A. Kananaj

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

<p>Kam 20 vite ne Itali ku kam levizur ne shume qytete. Nuk kam pà ASNJI SHQIPTAR tue lype. Ndoshta mund te jene nga ata muhaxhietr me ngjyre te ezmeret, qe solli turku gjate pese shekujve dhe sot jane shtetas shqiptar, por keto nuk e kan GJAKUN dhe KRENARINE SHQIPTARE, keto kan perkuljen e vendeve nga kan ardhe. Nga ky soj ka shume shtetas rumun, apo bosnjak qe lypin, qe bajne Campi Nomadi-Bloqe nomadesh, qe vjedhin, qe grabisin, qe dejen dhe zene njerz me makina etjetjetj. Keto jane dhuratat e Turqise Osmane.</p>

Submitted by Gingi (not verified) on

Ti nuk ke pa shqiptar tu lyp?
Genjen,ne gjysmen e dite te viteve 90 lypsat dhe prostitutat ishin me kombesi vetem shqiptare. Sot jane kryesisht hajdut shtepish ose vilash dhe shperndares droge. Krenaria idiote shqiptare. Ata qe lypin jane nder me te kuptueshmit, paqesoret,te pademshmit. Kerkojne te mbijetojne dhe shpresojne ne nje shans, si puna jote , para 20 vjetesh.

Submitted by loni (not verified) on

<p>Te dashur Paul Tedeschini-Europe &nbsp;dhe Gingin, ketu nuk eshte puna te bejme komente&nbsp; te tipit&quot;e lagu apo nuk e lagu&quot;&nbsp;. Duhet t&#39;a kapim demin nga briret vellezer. Shkrimi i mesiper i zotit A. Kananajeshte per t&#39;u lavderuar sepse me mjeshteri i jep nje shuplake therese qeverise dhe gjithe ndyresirave qe bejne te zezen te bardhe dhe na e paraqesin Shqiperine kete vend qe nuk di cfare emri t&#39;i ve si parajse ekonomike, kur dihet qe shqiptaret nuk kane buke te hane e uje te pine, nuk kane as energjii e jane te privuar nga cdo divertiment. Ne duhet te bashkojne zerat dhe forcat te tona te zhdukiom nje here e mire burimin e kesaj mynxyre ekstreme, kesaj varferie e ketij mjerimi te papare per shekullin e 21. Ne duhet te niusim protestat ete mos pushojme asnje dite derisa krimineli taleban sali berisha dhe kriminelet ilir meta, mediu, basha, fevziu, e gjithe spura me hajdute e kriminele ne cdo nivel qeverie te zhduket njehere e mire. Duhet te marrim shembull nga egjyptianet proteste e deri lufte me keto qelbesira. duhet t&#39;e harrojne krenarine idiote shqiptare sepse dihet tashme qe i fusim daten cdo te huaji kur i themi jemi shqiptare....ky iazh kaq i nxire e kaq negativ eshte amplifikuar nga sali berisha dhe banda e tij grabitqare, asnje nuk na neverit si komb per disa lypsa apo kusare shtepijash, apo shperndares droge sepse cdo vend i botes ka kriminele ordiner sa te duash. ne na neverisin sepse kriminelet, hajdutet, shperndaresit e droges, mafiozet, grabitesit e pronave dhe te pasurive jane ne pushtet, na neverisin sepse nuk jemi te zotet t&#39;i tregojme vendin sali berishes, ilir metes, fatmir mediut, lulzim bashes, genc rulit, majlinda bregut, blendi fevziut e shume e shume kermave te tjera qe po tresin e shkaterrojne kete vend.</p><p>Ketu duhet te fokusohemi ne vellezer dhe se fundi nje falenderim per autorin e shkrimit dhe nje sugjerim nese kerkon material per skamjen e mjerimin ne parajsen ekonomike te don&nbsp;Kishotit tropojan le te beje nje xhiro ne tropoje apo gramsh apo ne periferite e durrresit e tiranes dhe te shohe skena makabre e ti bej publike.&nbsp;</p>

Submitted by Gingi (not verified) on

Kerkoj falje,por reagimi im ishte si pasoje e motivimit racist te Tedeschinit.
Me peshtir c.do arsyetim i tille. Ne Shqiperi isha Cami i pabese ketu jam shqiptari kriminel,ishte personale.Arsyetimi juaj qendron i teri. Pushteti ne Shqiperi eshte farse,propagande demagogjike. Krimi dhe arroganca e injorances vrapoi me shpejt se arsyeja dhe logjika .Eshte ne logjiken e hordhise se Saliut te mohoje evidencen dhe te krijoje realitet virtual. Tipike diktatoriale.Shiheni tani..Udheheqesi i madh ndan dhurata per femijet. Diabolike. Behet santa klaus, babbo natale, babagjysh i vitti te ri. Ne cilin vend demokratik ose normal ndodh kjo ? Historia e trafikanteve eshte me serioze nga sa duket, sepse ne Shqiperi i quajne biznesmen te fuqishem,politikan , diplomate. S'ka shprese, kan helmuar shpirtin, kane krijuar njeriun e ri te realizmit mafioz, familje, atdhe, leke. Trinomi zevendeson trinitetin. S'ka ndergjegje civile,te gjithe jemi te perfshire direkt ose indirekt. Pak revoltohen dhe me pak i mbeshtesin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.