I jepet lamtumira Giorgio Bocca-s, “italianit anti-italian”

Sot iu dha lamtumira e fundit gazetarit italian Giorgio Bocca, i cili u nda nga jeta para dy ditësh në moshën 91 vjeçare, pasi bëri – kështu thuhej në la Repubblica – “një udhëtim të përkryer e të mrekullueshëm nga lufta e dytë botërore në ditët e sotme duke kaluar nga Vietnami, nga vitet e boom-it, në kohën e Berlusconit, në click-un e kompjuterit e në trukimet e financës botërore”. Kishin shkuar për ta përcjellë në banesën e fundit plot njerëz, mes të cilëve binin në sy kolegë e personalitete të kulturës italiane, si Ezio Mauro, drejtor i gazetës "Repubblica", gazetarja e shkrimtarja Natalia Aspesi, prokurori i anti-mafia-s Giancarlo Caselli, politikani Antonio Maccanico, gazetari sportiv Gianni Mura, shkrimtari Umberto Eco me të shoqen, gazetari Gad Lerner, gazetari Gian Antonio Stella, gazetari e shkrimtari Mario Cervi, gazetari Ferruccio De Bortoli, gruaja e Indro Montanelli-t, gazetari Marco Travaglio, drejtori i revistës L’Espresso Bruno Manfellotto, shkrimtari e politikani Nando dalla Chiesa, gazetari Giuliano Anselmi, e shumë të tjerë.
“Ishte një partizan i fjalës së lirë”, tha prifti në kishë. “Ishte reporteri partizan që e donte shumë këtë vend”, tha Bruno Manfellotto. “Ishte një anti-italian”, replikon de Bortoli me Manfellotto-n, por si një mënyrë për të nxjerrë në evidencë frymën kritike të Bocca-s. “Ishte një monument i gazetarisë”, tha Gianni Mura. “Ishte i vrazhdë dhe i hidhur”, tha Anselmi. Secili kish diçka për të thënë.
Re.Pu.
Comments
Gazetari Giorgio Bocca ka
<p>Gazetari Giorgio Bocca ka thane:</p><p><strong><em>"Drama e ketij Vendi eshte se ka keto kontradikta qe nuk mund te sherohen nga nderhyrja e qeverise, por jane te lidhura me historine e vete popullit."</em></strong></p><p style="text-align: left;"> </p>
Add new comment