Ç’halle kanë shqiptarët e për çfarë flet kryeministri në Opinion!

Më poshtë keni një numër pyetjesh nga dy intervista që i janë marrë kryeministrit Sali Berisha nga Blendi Fevziu. Asnjë prej këtyre pyetjeve nuk ka të bëjë me shqetësimet reale të vendit; për më tepër, tek-tuk janë të njëjtat pyetje që i bëhen të njëjtit person për të marrë të njëjtat përgjigje në harkun e dy a tre muajve. Për të njëjta tema ‘bombë’ u pyet mbrëmë kryeministri edhe në televizionin Ora News. Ky avaz vazhdon prej 10 vitesh e kusur.
Shtator/Tetor 2011: A ka një plan konkret që ju të largoheni nga qeveria dhe nga PD-ja për të shkuar në Presidencë? Kjo do të thotë që ju nuk do të kandidoni në postin e Presidentit? Është deklaratë e prerë që ju s’do të kandidoni për President? Ju do ta drejtoni fushatën e PD-së? Ju thatë që s’do të kandidoni për President, por a keni ndonjë ide kush do të jetë Presidenti ose Presidentja e ardhshme e Shqipërisë? Presidenti do të jetë një zgjedhje e kësaj maxhorance, zoti Berisha, apo kompromis me opozitën? Do zgjidhet me 71 vota? A do të ketë ndryshime në qeveri, z. Berisha? Nuk do të ketë ndryshime? Keni folur edhe për rishkrimin e historisë së vendit. A ka lidhje kjo me ndryshimet në ligjin për ish-të përndjekurit politikë?
25 Dhjetor 2011: Mendova që ajo që ngjau në festën e PD [të fiktit] do t’ju pengonte të ishit këtu…? Jeni i sigurt se axhenda juaj nuk do të reduktohet pas asaj që ju ndodhi? Ishte një virozë, apo ishte emocionale? Ju e ndërpretë fjalimin; pse nuk e latë kur e ndjetë që nuk ishit mirë? E morët vesh që lideri i opozitës ju uroi një shërim të shpejtë në Twitter? Si, ju po thoni që [ju vetë] nuk do ta kandidoni? Nuk do të votoni më për Topin nëse ai kandidon? A jeni ju në vështirësi si maxhorancë me një President që ka shprehur ambicien për të pasur karrierë politike, që mund të përdorë postin e Presidentit për të konsoliduar pozitat e tij? Pse nuk e ftuat Presidentin në pritjen e PD-së? Është rikthyer në qendër të vëmendjes emri i Nanos si President në 2012-n ....? U qëndroni deklaratave që nuk do të kandidoni [për President]? PD kandidatin e saj për President do ta ketë figurë politike, apo jashtë politikës? Ju nuk i keni votat si PD, keni 70 vota. Presidentin do ta zgjedhë LSI-ja? A do të jetë Topalli kandidate e PD-së për Presidente? Është Topalli një kandidaturë e mundshme? A do të jetë kandidat i PD-së Fatos Nano? Presidenti mund të vijë nga jashtë politikës? A keni ndër mend të ndryshoni qeverinë?
M.N.
Comments
Faleminderit per rreshtimin e

Faleminderit per rreshtimin e pyetjeve, zoti Mustafa Nano! Pergjigjet i dime vete. I dine te gjithe. Shqiptare dhe te huaj.CDSYS

Jane gazetaret ... PE LECKE

Jane gazetaret ... PE LECKE !!! KANE FRIKE t'i bejne pyetje te tjera !!!

Ka ndryshim,kur pyetjet i ben
Ka ndryshim,kur pyetjet i ben nje maîtresse apo nje gazetar.
E ka hallall Berisha, pa

E ka hallall Berisha, pa merret media me te. Pagjumesia jone vjen nga zgjidhja e atyre pyetjeve. Dhe ne gerhasim te mbeshtjelle ne levoren tone. Pse me kot sot, ai pronari i ri,me emrin H.Cili, ngriti ne gazeten e tij nje lapidar me germa duke e rradhitur Berishen pas Zogut dhe Enverit !? Pse me kot po behen tratativa per te zbukuruar historite e ketyre viteve demokratike nga ish koministet? Dicka e re po troket! Dhe ndryshimet i paralajmerojne gazetaret e 'famshem'...

Sali Berisha i përgjigjet të

Sali Berisha i përgjigjet të gjithë gazetarëve, nuk ka frikë. Dhe i është përgjegjur. Mustafa Nano mundet ti bëjë këto pyetje kur të dojë. Sala ka thënë se Shqipëria nuk është vendi më i pasur në botë, por ¨ka rritje ekonomike. E në qoftë se kërkojmë të varfër ejani edhe në Gjermani se do të gjeni mjaft.

Saliu pergjigjet sepse nuk ka
Saliu pergjigjet sepse nuk ka turp. Ka sozial hilfe per te varferit ne gjermani .? Nuk skuqesh kur ben krahasime? Saliu nuk vlen as sa tampax-i i Frau Merkel.
A i ke parë çfarë shitet

A i ke parë çfarë shitet nëpër trödel? A i ke pa ato mallra të shpifura para 10 vitesh?

Talebani Berisha, kriminel e

Talebani Berisha, kriminel e kusar, vrases e genjeshtar ka folur gjate gjithe periudhes post komuniste, vetem "kodra pas bregut", vendin e shkaterroi deri ne ate fare feja saqe nuk ka asnje institucion te rregullt e te organizuar prej se mbari, asnje institucion serioz e dinjitoz, por cerdhe te ndyra ku vegjetojne lloj lloj halabakesh e te paaftish qe i bejne fresk talebanit tone dhe e mbrojne kur i plasin skandalet nje e nga nje. Ky taleban i prgatitur ne kuzhinen e bllokut komunist shkaterroi edhe ato pak arritje modeste te komunizmit dhe shkaterrio cdo gje ne kete vend por plagosja me e madhe qe i ka bere ketij vendi nuk jane as 3000 te vraret ne 1997, as te copetuarin ne njemije copa ne gerdec, as 4 te vraret ne mes te dites ne Tirane ne 21 janar 20011, as vjedhjet e papara e as korrupsioni gjigant, por eshte shkaterrimi i demokracise e vendosja e nje fashizmi oriental sic e percaktuar bukur Edi Rama, vjedhja e votave, shkaterrimi i zgjedhjeve dhe pandeshkueshmeria e krimineleve dhe hajduteve ne qeveri eshte krimi dhe plaga me e madhe qe ky taleban tropoje i ka shkaktuar ketij vendi e kombi, vetem per kete ai duhet futur 1000pashe nen dhe....tani te dalim tek halllet e shqiptareve...me falni per shprehjen por ku e rruan ky monster per to!?!???...Ky ka 22 vjet qe flet per zona te lira, parqe industriale, projekte gjigante energjitike, e ku ta dij une me se cfare vegimesh donkishoteske i veniten ketij te cmenduri gjakatar dhe ia tregon sherbetorit te tij Fevzi-ziu ne Opinion dhe populli ka arritur ne ate pike saqe thone qe ishim me mire ne kohen e komunizmit dhe nuk ka se si te jete ndryshe kur shteti me i vogel i botes qe fatkeqesisht eshte i vjedhur me dhune e drejtohet nga kriminele te papergjegjeshem e gjysmake si ky talebani sali berisha dhe shpura me idiote qe e pason ka 22 vjet ne liri (i thenshin), dhe ekonomia nuk ben asnje cm para, varferia shtohet me shpejtesi marramendese, papunesia te mbyt, as qe behet fjale per prodhim, apo strategji zhvillimi shtet pa hekurrudha e pa infrastrukture rrugore, shtet pa industri e pa bujqesi, por i mbushur plot me truthare e kriminele qe vetem vjedhin dhe shperdorojne ato pak pasuri qe u vune ne kohen e komunizmit. Populli e di sa vlen kjo plehre provinciale , ky taleban e kriminel dhe me siguri do t'i tregoje vendin, bash ashtu sic po tallet ky mizor tani me popullin. Uroj ta shoh si Kadafin ne ndonje kanal minjsh!

Mustafa, puna eshte se edhe

Mustafa, puna eshte se edhe Blendi Fevziu nuk di te tjera pyetje ???? E kupton qe eshte nje emision i " vjedhur " ne te gjitha detajet nga Bruno Vespa.................

Meta dje ishte te OraNews po

Meta dje ishte te OraNews po zere se nuk ishte. Gazetari "ngjante" shume naiv sa qe edhe Meta mori pak "pamje per engjelli" nga rrezatimi i tij.

P.S Nuk ishte as edhe nje pyetje per "video-pergjimin", vetem pyetje mufka.

Add new comment