Teuta Hoxha i përgjigjet Fevziut: Video e Enverit e manipuluar

Postuar në 25 Dhjetor, 2011 14:31

Teuta Hoxha sot në gazetën shqiptare  hedh poshtë videon e shpërndarë në media e youtube, si dhe zbardhjen e tekstit të këtij teksti, të bërë në lirin e Fevziut, e  ku Enver Hoxha duket sikur nuk kupton se ku ndodhet.

Teuta flet për dyshimin e lindur në familjen Hoxha për këto imazhe: “Kur gazetari Blendi Fejvziu botoi librin Enver Hoxha, unë  lexova për herë të parë të zbardhur fjalët që shqiptoheshin në atë filmim”. Më pas zonja Hoxha thotë se video ishte e ngadalësuar, dhe e prekur me qëllim që të mos kishin lidhje mes tyre. Dhe arsyeton: “Sidomos dyshimi se përse kishte patur një mbledhje byroje nëse ai kishte qenë në atë gjendje, dhe aq më shumë përse duhej të ish filmuar, ishte prezent sa herë e shikonim si video. Në tekstin e Fevziut (fq 337) ka manipulim, por të paktën shërbeu që të kërkonim procesverbalin e mbledhjes, ku duket qartë se Enver Hoxha ishte shumë logjik në kërkesat e tij.”

Linku i mëposhtëm i Gazetës Shqiptare ka zbardhjen e procesverbalit të datës 12 shkurt 1985, ditë kur dhe zhvillohet Mbledhja Plenare e Byrosë Politike të KQ-së së Partisë. Në atë mbledhje u morën në shqyrtim tre çështje dhe teksti duket se i jep të drejtë Teuta Hoxhës.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=108955

A. Kananaj

Comments

Submitted by adriatik (not verified) on

O Teuta

Per ty nuk kemi degjuar fjale te keqia. Po pse vazhdon te mbrosh nje kriminel si vjehrri jot?

I mire, i keq libri i Fevzos ti ben figure te keqe.

Ti baba nuk e ke pasur. As per babane tende nuk besoj te jesh lodhur kaq shume moj nuse.

Ta mbroje Iliri te jatin. Ty c'te duhet.

Ti mohon dhunimin sistematik qe i ka bere ai njeri popullit? Mohon vrasjet, interrnimet, denimet? Mohon agjitacion dhe propaganden? Arratisjet?

Ca konkretisht nga akuzat qe i behen ati nuk te bind ty?

Submitted by adi (not verified) on

O Teuta,

Nuk e paske merituar atë burrë që ke. Ai është "Gentleman". A e sheh se nuk përzihen, çdo njeri ka jetën e vet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.