Berisha shpall armikun publik numër 1

Postuar në 26 Dhjetor, 2011 03:24

Në një intervistë për televizionin Ora News, Kryeministri Sali Berisha i është drejtuar me tone tejet të ashpra përfaqësuesit të “Aleancës Kuq e Zi” Kreshnik Spahiu. Ai e sulmoi atë së bashku me Presidentin Bamir Topi, duke thënë se “ajo parti e provoi veten në regjistrim. Partia faqezi, ajo është partia që nuk mori as 1 përqind. (...) që morën përgjigjen më shembullore me censusin e këtij vendi” tha ai.

Intervista tregoi qartë se Berisha tashmë e ka identifikuar “armikun” kryesor në zgjedhje. Sulmi i tij kundër Aleancës Kuq-e-Zi, tregon se Berisha po kërkon ta identifikojë qartë si armikun e tij lëvizjen që përveçse organizon vetëm mitingje me flamur kombëtar ende nuk ka shpallur asnjë program politik. Duket sikur Aleanca Kuq e Zi ka hyrë në domenin e Berishës, i cili, jo rrallë ka arritur ta paraqesë veten si nacionalist të madh, duke ja hequr këtë aureolë.

I pyetur në lidhje me zgjedhjen e Presidentit, Berisha shpalosi dhe vizionin e tij për politikën. „Politika është dallim. Ata që përpiqen ta paraqesin si konsensus ata thonë një mashtrim të madh nëse e konceptojnë konsensus total. (...) Në momente të caktuara bie në kompromis, por politika nuk është konsensus”, u shpreh Berisha.

Ajo që Berisha quan „dallim“ në të vërtetë është dhunë kartonash, “kompromisi“ është pazar, ndërsa „konsensusi“ (mashtrimi i madh) është kushti kryesor i Evropës për intergrimin.

k.c.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Nuk me duket se fakti qe Berisha ashtvkryeminister te jete edhe nji figure kaq me randesi publike sa te shkruhet aqe shpesh ne gazeten ResPublica.

Submitted by luani (not verified) on

Berisha eshte kryminister i vendit (fatkeqsisht), kryetar i pozites, kryetar i forces me te madhe te krahut te djathte, ka 20 vjet ne politike (perseri fakteqsisht), dhe del ne TV dite per dite. Me duket normale qe ne Respublika te dale here pas here, si nje nder figurat kryesore te politikes shqiptare.

Submitted by xhimi (not verified) on

Per sa i perket AKQZ,dhe "gjykatesit" enderronjes,Berisha ka plotesisht te drejte.Shqiperia ka nevoje per investime,bashkepunm ekonomik me fqinjet.

Hapat e kesaj Aleance ngjajne me hapat e ekstremit te djathte ne Austri,qe solli nje reagim ne Europe.Berisha e kupton qe nxitimi i Spahiut per te hapur

gjitha kartrat e "padrejteseive"shekullore dhe konstantja e tij antigreke,qe nga ata konsiderohet nderhyrje turke,do ti sjelle pasoja Shqiperise,si rezultat edhe kunderpergjigje

me dokumenta te krimeve came,dhe aleanca te dyshimta shqiptare me fashistet.Socialiste ne kete beteje, do te kene te njejtat humbje,pasi shume ithtare

do te kanalizohen ne AK.Heshtja e tyre per "veprimtarite"nacionaliste, do tu kthehet bumerang dhe mosbesim tek socialistet europiane.Edhe ketu Berisha eshte

me perpara se Edi,e kupton rrezikun dhe shpejton te mobilizoje te vetet per rrjedhjet e mundshme tek Topi dhe Sapahiu.Edi, eshte per fat te keq, dy hapa pas.

Shahun e dipllomacise e luan kaq dobet,sa behet qesharak me vizitat e tij ne Kosove dhe Maqedoni.Dipllomacia ballkanike, po i ve nje note te keqe dhe mundet

ti sjelle humbje ne zgjedhjet e ardhme.Europa nuk i do socialistet qe flertojne me ekstremin e djathte shqiptar, per te luftuar te djathten e Berishes.

Submitted by po sikur (not verified) on

po dridhen minjte ,po dridhen se shqiptaret po zgjohen .po mbaron epoka e jenicereve .me ne fund

Submitted by Leonardo (not verified) on

Akoma ky pinjoll i çmëndurisë vazhdon me sharje dhe ofendime do zoti që shqiptarët ti apin mirë veshët dhe sa më shpejtë ta bëjnë më mirë për ta

Submitted by Aulin (not verified) on

Me vjen vertet keq qe po politizohet AK dhe po kthehet ne parti, jo per faktin se kemi shume parti si numer e mungonte kjo xhanem. Me pas dihet se do te asorbohen (thithen) nga ndonje parti me e madhe.   Si parti nuk shoh te ardhme sepse nuk mund te bashkjetoje ne te njejtin koalicion me Pbdnj-ne?!

Submitted by Sokol R. (not verified) on

Aresyeja qe Berisha ka nje vit qe sulmon Topin ka te beje me pazaret e tij. po nuk e njollosi, si mund ta largoje nga rikandidimi i tij pa dhene nje sqarim te kthjellet?
Ne menyre konstante kokeministri sulmon kedo qe rrezikon sado pak ate cka ai deshroin, kedo qe i prish pazaret. Kete e ben se eshte pseudodemokrat i tipit Enverit (diktatura e p...atit, eshte demokraci e vertetet), ka kohe te llomotite pasi i ka kryer punet e qeverise para afatit dhe mbi 100 per qind, dhe se fundi se po nuk shau nuk fle dot. Lumemadhi i Shqiperise! E marrte lumi!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.